Po, OpenMandriva Lx së shpejti do të ketë i3wm si një opsion. Tiling WM I parë për këtë distribucion kaq të bukur!
Para disa ditësh u futa tek kanali Matrix i suportit për OpenMandriva, dhe këto dy ditë kam diskutuar paksa. Nuk e kam provuar më parë, ndaj shkarkova një build të XFCE 6.0, të cilin një *zonjushë* nga grupi i kontributorëve e nisi veçantërisht për rastin tim (Shumë faleminderi, @ruru !). Për rreth katër-pesë muaj tani, kam përdorur Tiling WMs, dhe fakti që OpenMandriva (për shkurt, OM) akoma nuk ka një të tillë, më mërziti disi. Fillova të diskutoja me suportin se sa e lehtë do të ishte të bënin një version të i3 apo Hyprland, dhe atëherë një moderator u hodh e më tha që të bashkohesha dhe unë me ta, meqënëse kisha eksperiencë me Tiling WM, dhe të krijoja konfigurimin për i3wm për OM.
Sot e nisa, le të themi. Gjer më tani kam konfiguruar Polybar, keybindings, kam instaluar disa aplikacione që do të përdoren si default. Kam akoma dhe shumë punë ama. Duhet të konfiguroj Conky, Kitty terminal bashkë me Kitten Themes (për besoj se OM nuk e ka në repo Kitten Themes, ndaj do të më duhet të përdor Alacritty), Global Themes, Fonts, pamjen e LightDM etj.. E pas gjithë këtyre, duhet t'a paketoj dhe t'ia dërgoj grupit që të ndërtojë ISO-n. E kam nisur mbarë deri më tani. Kisha probleme me Polybar, por e rregullova shumë thjeshtë.
Unë gjithashtu duhet të jem dhe anëtari, kontributori, më i ri i këtij distribucioni. Të gjithë personat që kam folur deri më tani janë rreth 40 vjeç. Ndërsa unë s'i kam mbushur ende 18 vjeç. Më duket si diçka me të cilën mund të mburrem. Sigurisht, pas faktit që nëse ia dal mbanë, do të kem bërë konfigurimin e një versioni i vetëm, pa bashkëpunues.
Bota e Open Source është me të vërterë e bukur!