You are here

Shtëpia e Bardhë gjithmonë e më shumë opensource

laurenti's picture

Mbas vendimit për të përdorur CMS opensource Drupal si plataformë Web të Shtëpisë së Bardhë, Obama personalisht ka lejuar lëshimin dhe publikimin e pjesës më të madhe të kodit burues të përdorur në të.
Kodi është në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë ta shfletojnë, përdorin apo ndryshojnë. Është me të vërtetë një kënaqësi të dimë që puna jonë të mund të përdoret nga zhvilluesit e ndryshëm në botë në brendësi të plataformave të tyre..., lexohet në një prej komunikimeve për shtyp të Presidencës së Shteteve të Bashkuar.

Ndërkohë grupi i zhvilluesve të projektit, ka vënë në dispozicion modulin Context HTTP Headers që mundëson shtimin e metadata-ve në përmbajtje, modulin Govdelivery, një sistem për menazhimin e komunikimeve, si dhe modulin Node Embed që lehtëson menazhimin e përmbajtjes së një artikulli.

Çfarë përdor presidenti ynë?

Internet: 
Lajme & Lajmërime: