Mirëserdhe Anonim.
Jo nuk është mungesë e Slack. 7 Cd e Debian-it përmbajnë dhe ´burimet´ ose siç quhen në anglisht ´sources´. Përveç kësaj, shpërndarja Debian përfshin më shumë programe në numër sesa Slackware(në mos gabohem). Nëse ke ndërmend të instalosh Linux për herë të parë, ke zgjedhur 2 ´distro´ pak a shumë të komplikuara në instalim. Kjo për faktin se nuk kanë akoma një instalues grafik ´user-friendly´ siç mund ta ketë Mandrake,Suse apo Fedora (ish-Red Hat). Kjo dhe për pak kohë, Debian i ardhshëm mendohet të përfshijë instaluesin grafik të Fedorës ´Anakonda´, për më tepër të përkthyer në shqip :-) Por nëse arrin ta instalosh, Debian apo Slack, dallohen për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin nëse konfigurohen siç duhet. Punë të mbarë dhe fat! 8-)
Mirembrema shoke
Falemnderit per pergj hlios
Sa per faktin qe jam i ri ne linux kjo eshte e vertete,
por kam provuar distro te tjera me instalim grafik(si redhat,mandrake)dhe pervec faktit qe jane me automatike dhe simpatike nuk kam pare ndonje thjeshtesi shume te madhe ne krahasim me slack9.1 pasi zgjedhjet e paketave do ti besh ne te dyja rastet dhe te them te drejten nuk para di shume se cte le e cte marr ne mandrake pasi kishte nja 200 softe te ndryshem per te zgjedhur.:-) Sa per instalimin grafik kam pershtypjen se eshte thjesht ceshtje estetike.
Nje veshtiresi qe has eshte pershembull(tek slack )qe me jep disa lloje kernelesh dhe nuk di ke te zgjedh keshtu qe kam zgjedhur defoult.Por nuk di a eshte i pershtatshem per komp tim (hp pentium4 2.4 GHz,256Mb,40Gb)
Ndersa ne mandrake pershembull eshte e vertete qe disa gjera behen automatikisht por me sa kam kuptuar une ne linux, po nuk punove vete me tastjere dhe jo vetem me mouse je si ne windows pra nuk ke shume ne dore.
Ka qene kjo nje nga arsyet qe thashe ti "futem" slack9.1 e cila ka mundesi dhe per te perdorur nje kde apo gnome.
Me the qe debian ka meshume programe,pra ndoshta ja vlen me shume neqofte se nga ana stabilitetit jan paka ashume njesoj??
Pershendetje :-) 8-)
Mirembrema shoke
Përshëndetje Mefisto.
Dakord, përmenda vetëm problemet e mundshme të instalimit kur e kisha fjalën për thjeshtësinë e Mandrake, Suse etj. Por këto distro kanë zhvilluar ´qendra kontrolli´ si psh Mandrake Control Center apo YAST (Suse) ku përdoruesi i thjeshtë nuk ka më nevojë të kryejë komanda nga terminali por vetëm të plotësojë ´dritaret´ bosh, si në Window$. Sigurisht, Linux është më i komplikuar se ky i fundit përsa i përket mos konfigurimit të saktë të një dispozitivi apo periferie pak të njohur (skedë video apo modem rrjeti psh). Në këtë rast i duhet drejtuar komandave nga prompt-i, përpilimeve të paketave apo moduleve që nuk bëjnë pjesë e shpërndarjeve dhe që duhen konfiguruar sipas makinës (hardware) që secili nga ne përdor.
Debian apo Slack, si projekte komplet të lirë (SuSe kushton disa dhjetra $$ nëse e blen në dyqan bashkë me suportin nga ana e kompanisë, Mandrake po ashtu për një kompani të vogël që kërkon një produkt cilësor, si për server ashtu dhe për ´desktop´) nuk kanë akoma atë fuqinë zhvilluese të dy shpërndarësve që mora si shembull në krijimin e programve ndihmuese për përdoruesit e sapo dalë nga bota e xhaxhi Billit :-)
Meqë ti nuk qenke kaq fillestar sa ç´thua në Linux, edhe pse nuk ja ke shume idenë konfigurimit të rrjetit ta zëmë nga prompt-i, pse jo, mund ta provosh Slack, mjafton të kesh durim nëse diçka nuk të ecën siç mund të ecte në fillim me Mandrake. Fundja fare të dyja përdorin të njëjta komanda, vetëm se në rastin e Slack duhet të lodhësh paksa më tepër gishtat + koha që do të të hajë për të lexuar manualin. :-]
Përsa i përket Debian që ndoshta ka më shumë programe, meqë ka më tepër zhvillues (them ndoshta meqë një paket të përpiluar në Debian mund të mos e gjesh në Slack dhe anasjelltas, por mund ta përpilosh vetë për secilin prej tyre), ta këshilloj pasi ka më shumë suport dhe është më në evolim. Megjithatë kam lexuar që edhe Slack ka bërë përparime kohët e fundit me freskimin e paketave nga disa kompani të vogla.
Nuk i ndjek shumë ndryshimet midis distrove, ndoshta shkruajta tepër pasi nuk kam dhe aq shumë eksperiencë, përdor Debian prej 5 vitesh tashmë, duke e gërshetuar rastësisht me Mandrake,Suse dhe Slack për t´ju rikthyer Debianit. Gjëja që më pëlqen më tepër tek Debian është kërkimi, instalimi i një paketi të gatshëm dhe me sukses vetëm me një komandë: ´apt-get install PAKETI´ :-) Një sistem 99% i qëndrueshëm! Kjo përsa i përket stabilitetit, por dhe Slack nuk është më pak, me të vetmen diferencë, që këtu nuk llogariten ´dependencies´ (varësitë midis programeve të përpiluara në momentin kur instalon paketat, me pak fjalë Debian t´i gjen dhe instalon automatikisht varësitë, në Slack duhet ti gjesh/instalosh ti!)
PS. Shumica e shpërndarjeve Linux vijnë me disa lloje kernelash gjatë instalimit. Default siç the ti është ai kryesori, por mund të zgjedhësh një kernel të veçantë të përpiluar për lloje të ndryshëm kompjuterash apo hardware. Për më tepër shtyp F2 para se të zgjedhësh kernelin ´default´ (besoj e ke bërë këtë), dhe aty ke një sqarim të mëtejshëm. Megjithatë shumica e përdoruesve do zgjidhnin kryesoren, dmth ´default´. Ky përfshin suportin e përgjithshëm të çdo lloj kompjuteri dhe hardware.
Ah, mos harro të provosh Gnome 2.6 100% në Shqip ;-)
[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: helios më 29-04-2004 15:54 ]