You are here

Locales

altiX's picture

Si mund ta bëjë që programet që nuk janë në shqip të përkthyera,të më paraqiten në gjermanisht e jo në anglisht.
Dmth normal ti startoj: psh Programe-->Grafikë-->Gimp.
...Në mënyrë manuale mund ta bëjë prej terminalit.
Por pasi që ka disa programe që përdor si psh edhe bluefish e që janë në anglisht; dëshiroj që me një potezë të gjitha siq thash më lartë të më paraqiten ashtu.
Këtu një pamje:bluefish në anglisht e startuar prej Programe dhe tjetra në gjermanisht e startuar prej terminalit.
http://img412.imageshack.us/img412/9173/11hc4.png
Locales e kam shqip dhe gjermanisht:
dpkg-reconfigure locales
Generating locales (this might take a while)...

de_DE.UTF-8... done
  de_DE.ISO-8859-1... done
  sq_AL.ISO-8859-1... done
  sq_AL.UTF-8... done

Si "default" përdori sq_AL.UTF-8.

laurenti's picture

Përshëndetje altiX,

në terminal çfarë ju nevoitet është tepër e thjeshtë, mjafton të caktoni një alias.

Ja p.sh. si do të veproja për të ndryshuar gjuhën e xchat (nga shqip, e prezgjedhur, në anglisht):

alias xchat='LC_CTYPE=en_US.UTF-8 xchat'

Tani më mjafton të jap komandën (në terminal):

xchat

dhe programi hapet në anglisht.

Nëse dëshiron të bësh një gjë të ngjashme, por kësaj here në menu, duhet të instalosh ndonjë program për ndryshimin e menuve të gnome (gnome-menu-editor, apo diçka të ngjashme, tani nuk më kujtohet emri).

Në këtë menyrë mund të shtosh një "lëshues" të ri.
Më thjesht akoma (gjithmonë si shembull banal):

  1. Krijo një file bosh në desktop
  2. Hape me gedit dhe shkruaj:
    #!/bin/sh
    export LANG='en_US.UTF-8' && xchat

    dhe ruaje me emrin, p.sh. xchat_en

  3. Bëje këtë file të ekzekutueshëm:
    chmod a+x xchat_en
  4. Klik i djathtë në Desktop e ==>Krijo një lëshues...
    Jepi emrin që dëshiron për lëshuesin, zgjidh një ikonë dhe, si komandë, jep pozicionin e xchat_en

Në këtë menyrë sapo krijove një lëshues të ri që, po t'i klikosh sipër, hap programin xchat në gjuhën angleze, e jo në shqip.
Ky lëshues tani mund të shtohet në menu apo në një prej panelëve horizontalë.

Mund të veprosh kështu për të gjithë programet për të cilët dëshiron të personalizosh nisjen.

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,
Nuk di sa kam qenë i qartë! Unë përdor GNOME në shqip.
...Disa programe që nuk janë të përkthyera në shqip më paraqiten në anglisht e jo në gjermanisht (këtë gjuhë e kuptoj më mirë).
...Mendoj se duhet të jetë një mundësi ajo çka po kërkoj unë.
Pra programet jo të përkthyera në shqip të startohen në gjermanisht e jo në anglisht!
altiX

laurenti's picture

Jo, nuk ka mundësi automatike. Mënyra e funksionimit është si në vijim:

  1. Ti zgjedh gjuhën e GUI
  2. Sistemi kërkon tek /usr/share/locale/ praninë e gjuhës së zgjedhur
  3. Për çdo program, kërkon për mesazhet përkatëse të përkthimit tek /usr/share/locale/gjuha_e_zgjedhur/LC_MESSAGES/emri_programit.mo
  4. Nëse nuk ekziston, përdor të prezgjedhurën C (pra anglishten).

Pra, për programet që dëshiron të hapen në gjermanisht, o vepro si më sipër (pra krijo një script të personalizuar nisjeje) ose :-), kopjo mesazhet përkatëse për programin që të intereson nga gjermanishtja tek gjuha shqipe:

sudo cp /usr/share/locale/de/LC_MESSAGES/bluefish.mo /usr/share/locale/sq/LC_MESSAGES/bluefish.mo

Kështu, bluefish do të hapet direkt në gjermanisht (për sistemin është haput në shqip): kur të jetë gati përkthimi në shqip për bluefish, ai file (bluefish.mo) do të mbishkruhet nga file i përditësuar në shqip.

altiX's picture

Gjatë shkrimit të dytë që ke bërë, unë veq i rregullova sipas rastit të parë(me skripta).
...Le të mbetet ashtu!
http://img466.imageshack.us/img466/5001/13nv7.png

altiX