You are here

Knopix ne hd(bis)

enderson's picture

Lexova tek postimet per admiralin...



"Debian SID (duke kryer ndryshimet e duhura tek sources.list i APT) "



Cfare do te thote qe nga knopix mund te kalosh ne nje debian(pa ndryshuar instlim)?

Dhe une kam versionin e fundit te knopix dhe me duket shume i mire.

Mund te bej nje gje te tille(pra te kaloj nga nje instalim i knopix ne nje debian)?



[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: enderson më 03-04-2004 18:20 ]

Forume: 
Administratori's picture

Sigurisht që mund të kalosh nga Knoppix në SID. Proçesi është jo tepër i thjeshtë (teorikisht është i thjeshtë) për shkak të problemeve që mund të lindin gjatë pastrimit. Them pastrimit, pasi Knoppix është një

Debian

i ndryshuar, me një instaler grafik dhe me programe shpeshherë jozyrtare.

Vetëm se dobia e kalimit nga Knoppix në SID është e dyshimtë: mund të instalosh shumë herë më shpejt një woody dhe pastaj të kalosh pa rreziqe dhe konflikte në SID. Përfitimi i vetëm ndoshta mund të jetë njohja dhe konfigurimi automatik i dispozitivëve nga Instaluesi i Knoppix.

Sidoqoftë, po përshkruaj të dy rastet: kalimi nga Knoppix në SID (po supozoj që gjithkush di të instalojë Knoppix në HD) dhe Instalimin e një Woody e pastaj kalimin në SID.

Nga Knoppix në SID

1- Nisni pc me CD e Knoppix dhe futuni në ambientin grafik. Mbasi të jeni futur kryeni instalimin në Hard Disk.

2- Rinisni PC normalisht dhe prisni deri sa të shikoni KDM login manger në ekran

3- Zgjidhni

"Console Login"

si opcion për t´u futur.

4- Do të gjendeni në një konsollë dhe do të keni diçka të ngjashme me

"emrihost login:"

Jepni

root

[ENTER]
Do të jeni lidhur tani si root (do të kesh një

#

përpara)

5- Jep komandën:

# vi /etc/apt/apt.conf

për të ndryshuar konfigurimin e APT: ndrysho rreshtin nga

APT::Default-Release "testing";

APT::Default-Release "unstable";

Ruani ndryshimet e kryera dhe dilni nga vi (shpresoj që dini si të shkruani, të ruani ndryshimet dhe të dilni nga edituesi

vi

)

6- Jep komandat:

# mv /etc/apt/sources.list /etc/apt/sources.knoppix
# vi /etc/apt/sources.list

Kopjoni dhe ngjitni si në vazhdim:

Quote:

# OFFICIAL-Testing
deb http://ftp.debian.org/debian/ testing main contrib non-free
deb http://non-us.debian.org/debian-non-US/ testing/non-US main contrib non-free

# OFFICIAL-Unstable
deb http://ftp.debian.org/debian/ unstable main contrib non-free
deb http://non-us.debian.org/debian-non-US/ unstable/non-US main contrib non-free


Ruani ndryshimet dhe dilni.

7- Jep komandat (sigurisht duhet të jeni i lidhur në Internet):

# apt-get update
# apt-get dist-upgrade

8- APT ndoshta do t´ju kërkojë heqjen e një numri të madh paketash: përgjigjuni PO.
Do të fillojë faza e shkarkimit të pakove .deb, pastaj ç´instalimi i shumë programeve (edhe vetë KDE) e së fundi instalimi dhe konfigurimi i pakove të saposhkarkuara.
Ndoshta APT mund të bllokohet apo të hyjë në konflikt, gjeni shkakun e konfliktit dhe hiqni atë që bllokon: p.sh. mund të ndeshë në një gabim të ngjashëm me: "error processing package: /var/cache/apt/archives/emri_pakos-0.3.0_all.deb"
Jepni komandat:


# dpkg --force overwrite -i /var/cache/apt/archives/emri_pakos-0.3.0_all.deb
# apt-get install -f
# apt-get dist-upgrade

Proçesi do të jetë i gjatë, e ndoshta do të keni nevojë të hiqni dhe ndonjë program që nuk funksionon m.q.s. ka qenë kompiluar me versionin e vjetër të GCC

9- Pasi të keni pastruar gjithçka (!!!) mund të filloni të reinstaloni KDE apo GNOME apo CUPS apo Mozilla me anë të komandave:


# apt-get install kde
# apt-get install gnome
# apt-get install mozilla mozilla-xft
...
# apt-get install çfare_te_duash

(Nëse nuk do të ketë konflikte, do të thotë që e keni pastruar si duhet Knoppix)

10- Tani kemi një SID të instaluar nga Knoppix :-)

Pra sikurse shihet, proçesi në praktikë nuk është i thjeshtë.

Në vazhdim le të shohim rrugën e duhur: Të instalojmë woody e pastaj të kalojmë në sid
....

enderson's picture

Pershendetje

1-Nuk kam mundesi ta bej kte pune nga interneti sepse nuk kam lidhje ne shtepi.
2-çfare eshte "wody"?

Administratori's picture

Përshëndetje enderson,

nëse nuk keni një lidhje të mirë interneti nuk mund t´ju këshilloj GNU/Debian.
Ndoshta është mirë të vazhdoni me Knoppix, apo Fedora apo Mandrake.

Sidoqoftë, për të gjithë të interesuarit, po shpjegoj procesin e instalimit të "woody", e më pas, për ata që kanë një lidhje pak a shumë të shpejtë Internet, kalimin në sid.

enderson ka të drejtë, çfarë është woody???

Gnu/Debian në të vërtetë ekziston në tre versione:

stable

-- > versioni stabël i GNU/Debian, i këshilluar për përdorim në ambientet prodhues, përmban programe të provuar dhe testuar në 100% (pra asnjë lloj problem funksionimi) dhe që rifreskohen vetëm kur zbulohet ndonjë bug apo problem sigurie. Aktualisht, emri i këtij versioni është

woody

, dhe identifikohet nga numri 3.0r2. "woody" është pasardhësi i "hamm", "slink" dhe "potato".

testing

-- > është versioni kandidat për t´u kthyer në versionin "stabël". Mund t´a konsiderojmë si versioni në të cilin testohen dhe rikontrollohen të gjithë programet (fazë që për GNU/Debian është me të vërtetë e gjatë), para së të konsiderohen si pranueshëm për prodhim. Aktualisht, pritet që të lëshohet si version "stabël" rreth muajit gusht, me një surprizë për përdoruesit shqiptarë: një Installues të ri (d-i) që flet edhe shqip :-)

unstable

-- > versioni i përdorur zakonisht nga zhvilluesit dhe testuesit. Mund të gjejmë gati të gjithë versionet e fundit të programeve që ekzistojnë. Programet janë të patestuar dhe shpeshherë mund të krijojnë difekte edhe të rënda, prandaj nuk këshillohet për përdoruesit e rinj, që nuk dinë të paktën të rikthejnë një program në një version më të vjetër për të eleminuar shkakun e mosfunksionimit. Njihet me emrin "

sid

" që mund të përkthehet pak a shumë si `gjithmonë në zhvillim`. Personalisht mund të pohoj që kohët e fundit, cilësia e programeve Open Source është rritur në menyrë të ndjeshme, duke bërë që "sid" të mund të përdoret gati pa probleme (ose ne rast problemesh korrigjimi arrin brenda ditës).

Në të vërtetë kemi dhe një nënversion tjetër, të njohur me termin "experimental", në të cilin gjejmë me të vërtetë versionet e sapolëshuar të programeve (sikurse është rasti i GNOME 2.6).

Pra, sipas nevojave të përdorimit, mund të instalohet "woody", zakonisht për server apo për ambientet prodhues, ku kërkohet maksimumi i stabilitetit dhe sigurisë, "testing", apo "sid".

Në vazhdim le të fillojmë të instalojmë "woody", e pastaj le të kalojmë në "sid".

Administratori's picture

Pra le të fillojmë.

--

woody

--

Kush ka ndërmend të kalojë mbas instalimit të "woody" në "sid", mjafton të shkarkojë vetëm imazhin .iso të CD së parë të woody (sipas llojit të arkitekturës së kompjuterit të tij), të tjerët duhet të shkarkojnë të gjithë imazhet .iso në dispozicion, prej njërit prej mirrors (http://www.debian.org/CD/http-ftp/) thttp://www.debian.org/CD/http-ftp/ Debian.

Shpresoj që askush nuk ka problem për krijimin e një CD duke u nisur nga një file imazh .iso. (Nga windows mund të përdoret Nero pa problem).

Pra rregullojmë BIOS që PC të niset nga CD, futim CD e parë të woody, e rinisim PC.

1- Mbasi riniset kompjuteri nga CD e parë, për disa sekonda do të keni në ekran diçka të ngjashme me "boot:". Shtypni pulsantit [

F3

] dhe do t´ju dalë para syve një listë me kernel në dispozicion për të kryer instalimin.

2- Zgjidhni opcionin "

bf24

" për të kryer instalimin e kernel 2.4.18 (në variantin bf24), pasi ju jep mundësinë e përdorimit të filesistem `ext3` apo `reiserfs`.

3- Nëse nuk keni parapregatitur fillimisht të paktën dy particione (një për swap= 2 x RAM e instaluar, e një për instalimin që do të kryhet, ~2Gb nëse do të kaloni në SID), mund t´a kryeni tani, duke shtypur ALT+F2, dhe do t´ju jepet mundësia e përdorimit të

fdisk

apo [cfdisk[/B].

4- Procedura e instalimit ndahet në disa kalime të thjeshta:

-

Zgjedhja e gjuhës

-- > zgjidhni gjuhën që dëshironi për instalimin;
-

Konfigurimi i tastierës

: -- > zgjidhni llojin e tastierës që jeni duke përdorur;
-

Particionimi

(ndarja)

e diskut

-- > me anë të

cfdisk

duhet të krijoni të paktën dy particione [një i llojit 83 (Linux) dhe një i llojit 82 (Linux Swap)];
-

Nisja dhe aktivimi i particionit swap

-- > zgjidhni particionit e llojit 82 të krijuar në kalimin paraardhës;
-

Nisja e montimi i një apo më shumë particioneve ext2/ext3/reiserfs

-- > particioni (apo particionet) e krijuara të llojit 83.
-

Montimi i një particioni ekzistues, p.sh. FAT32

-- > mund të montoni particionin e windows apo particionin tuaj arkiv.
-

Instalimi i Kernel dhe modulëve të duhur

-- > do t´ju kërkojë futjen e CD në lexues.
-

Konfigurimi i modulëve

-- > ky është kalimi më i rendësishëm: duhet të ngarkoni modulët për hardware e kompjuterit tuaj (këtu është ndryshimi nga instaluesit e shpërndarjeve të tjera, që ngarkojnë automatikisht modulët e duhur.) Sidoqoftë, nëse njihni pc tuaj nuk ka asnjë problem, unë po jap si shembull disa nga modulët për pc ku jam duke punuar tani.
M.q.s. kam një skedë rrjeti 3Com, shkoj tek

kernel/drivers/net

e zgjedh 3c509 (që korrispondon me versionin e skedës sime). (nëse keni një skedë tepër të njohur, ka mundësi që të jetë përfshirë direkt në kernel, pra mos u shqetësoni po nuk e gjetët midis opcioneve).
Për skedën audio duhet të zgjidhni modelin tuaj tek

kernel/drivers/sound

, për mouse apo tastierë USB duhet të aktivoni usb-ohci e/apo usb-uhci, së bashku me hid e usbmouse. Futuni edhe tek [/B]kernel/drivers/input[/B] e zgjidhni mousedev. E kështu me rradhë sipas nevojave hardware të PC suaj.
-

Konfigurimi i PCMCIA

-- > duhet vetëm nëse jeni duke instaluar tek një portatël.
-

Konfigurimi i rrjetit

-- > zgjidhni një emër për makinën tuaj, nëse keni një skedë rrjeti, do t´ju kërkohen parametrat e zakonshëm të konfigurimit, ose nëse doni t´i merrni automatikisht me anë të BOOTP apo DHCP (kur pc është i lidhur në rrjet). Zakonisht është mirë t´i jepni ju adresat IP ose të pranoni ato që zgjedh programi automatikisht;
-

Instalimi i sistemit bazë

-- > burimi nga do të kryhet instalimi (disketë, CD, HD, server ftp/http apo nga një particion remot via nfs);
-

Instalimi i Lilo

-- > mund t´a instaloni pa problem në MBR
-

Krijimi i një diskete për boot në rast problemesh

-- > futni një floppy të mirë formatuar dhe përgjigjuni ´PO´ kërkesës së programit.
-

Hiqni CD dhe rinisni kompjuterin

-- > :-)

Mbaruam instalimin. Në vazhdim do të shohim konfigurimin bazë.

Administratori's picture

Konfigurimi bazë

Mbasi të jetë rinisur PC dhe të jeni futur në woody, sistemi do t´ju drejtojë disa pyetje të thjeshta: përgjigjuni si në vazhdim.

- Is the hardware clock set to GMT? -- >

Yes

;
- TimeZone Configuration: -- >

Europe/Tirana

;
- Shall I enable md5 passwords? -- >

Yes

;
- Shall I enable shadow passwords? -- >

Yes

;
Shkruani password për

root

dhe krijoni edhe një përdorues të zakonshëm.
Nëse jeni duke instaluar në një PC Desktop, paketi pcmcia nuk ju shërben, prandaj përgjigjuni:
- Shall I remove the pcmcia packages? -- >

Yes

;
- Do you want to use PPP connection to install the system? -- >

No

Futni CD e debian që keni në dispozicion duke ju përgjigjur `Yes` pyetjes "Scan another CD?" nëse keni më shumë se 1 CD, me rradhë pë CD e dytë, tretë, e përgjigjuni `JO` kut të keni mbaruar CD.
- Add another apt source? -- >

No

;
- Use security updates from security.debian.org? -- >

No

;
- Run tasksel? -- >

No

;
- Run dselect? -- >

No

;
- Do you want to continue? -- >

Y

;
- Do you want to erase any previously downloaded .deb files? -- >

[ENTER]

.

Tani do t´ju kërkohet konfigurimi i

exim

MTA i prezgjedhur i debian. Nëse keni një lidhje dialup zgjidhni opcionin nr. 2 dhe përgjigjuni pyetjes "Which machine will act as the smarthost and handle outgoing mail?" me serverin smtp të provider-it tuaj.
Sidoqoftë, më vonë, mund të jepni komandën

eximconfig

si root për të ndryshuar konfigurimin e exim.
Pyetja e fundit do të jetë "Which user account should administrator mail go to?" dhe jepni si përgjigje emrin e përdoruesit normal të krijuar gjatë fazës së instalimit.
Me kaq përfunduam Instalimin :-)

Në vazhdim do të shohim në vija të përgjithshme përdorimin e sistemit, e më pas do të kalojmë në SID.

Administratori's picture

Ok, sapo përfunduam instalimin e GNU/Debian

woody

. Kemi në dispozicion në sistem bazë, që zë rreth 120 MB në HD. Por, do të naduhet patjetër të instalojmë disa programe të tjerë, duke filluar nga programet për konfigurimin dhe lidhjen në Internet.
Për këtë qëllim mund të përdorim

APT

(Advanced Packaging Tool), administratori i paketave në Debian, një Instrument nga më të përparuarit, të cilin e ka zili çdo shpërndarje tjetër Linux.

APT

afron mundësinë e kontrollit të instalimeve të pakove në menyrë të unifikuar, duke zgjedhur automatikisht burimet nga duhet marrë programi që dëshirojmë të instalojmë.
Në fakt, lista e burimeve nga duhen marrë pakot konfigurohet tek file

/etc/apt/sources.list

.
Nëse e hapni tani këtë file (p.sh) me

vi

do të shikoni që ka disa rreshta që fillojnë me "

deb cdrom

" (aq rreshta sa CD futët kur kryhet instalimin). Mund të shtoni adresat e burimeve http apo ftp nga ku të shkarkoni pakot e tjera.

Tani për tani nuk ka nevojë të kruejmë ndryshime, mjafton të japim komandën:

# apt-get install pppconfig

(nëse keni në dispozicion një lidhje dialup)

# apt-get install wvdial

apo

# apt-get install pppoeconf

nëse përdorni ADSL

Mbasi të keni instaluar programet e nevojshëm (do t´ju kërkohet futja e CD në lexuas), mund të konfiguroni lidhjen internet me anë të pppconfig apo wvdial për rastin e parë, ose me anë të komandës pppoeconf në rastin e adsl (konfigurimi nuk zgjat më shumë se 1 min).

Tani, mbasi të kemi një lidhje funksionuese me Internet, jemi gati të kalojmë në SID.

Fillimisht heqim file

sources.list

të përdorur deri tani dhe krijojmë file e ri me adresat nga do të shkarkojmë pakot për SID:

# mv /etc/apt/sources.list /etc/apt/sources.old
# vi /etc/apt/sources.list

Po bashkangjis file tim të source.list me shumë nga burimet që mund t´ju duhen për programet e ndryshëm:

Quote:

# deb file:/var/cache/apt-build/repository apt-build main
deb http://ftp.it.debian.org/debian/ sid main

#Ardor
deb http://n.ethz.ch/student/robertjo/download/debian ./
deb-src http://n.ethz.ch/student/robertjo/download/debian ./

#Cinelerra
deb http://userpages.umbc.edu/~fu1/debian unstable main
deb-src http://userpages.umbc.edu/~fu1/debian unstable main

#GNOME2.4
# deb http://people.debian.org/ ~fpeters/gnome2.4/
# deb http://apt.bxlug.be/ gnome2.4-sid/

#Gnomemeeting-CVS
# deb http://snapshots.seconix.com/debian/ sid main
# deb-src http://snapshots.seconix.com/debian/ sid main

#Gtranslator
# deb http://www.gtranslator.org/debian/ ./

#OO
# deb-src http://ftp.freenet.de/pub/ftp.vpn-junkies.de/openoffice/ unstable main contrib
# deb http://ftp.freenet.de/pub/debian-openoffice/ unstable main contrib
deb http://ftp.kulnet.kuleuven.ac.be/pub/mirror/ftp.vpn-junkies.de/openoffice/ unstable main contrib

deb http://debian.nettuno.it/debian/ sid main non-free contrib
deb-src http://debian.nettuno.it/debian/ sid main non-free contrib
deb http://folug.linux.it/debian unstable main
deb-src http://folug.linux.it/debian unstable main
deb http://ftp.bononia.it/debian/ unstable main contrib non-free
deb-src http://ftp.bononia.it/debian/ unstable main contrib non-free
deb http://ftp.bononia.it/debian-non-US/ unstable/non-US main contrib non-free
deb-src http://ftp.bononia.it/debian-non-US/ unstable/non-US main contrib non-free

# deb http://security.debian.org/ unstable/updates main contrib non-free

deb-src http://http.us.debian.org/debian unstable main contrib non-free
deb-src http://non-us.debian.org/debian-non-US unstable/non-US main contrib non-free

#eMule
deb http://gunnm.org/~soda/ unstable main contrib
deb-src http://gunnm.org/~soda/ unstable main contrib

#kbabel + kde_cvs (hiqet me "apt-get remove kde-cvs-snapshot")
# deb http://oberlin.cems.umn.edu/kdecvs/debian ./

# KDE 3.2
#deb http://people.debian.org/~bab/kde-3.2 ./

#ruby-Gnome
deb http://ruby.yi.org/debian/ sid ruby-gnome2

#webmin+
deb http://termserv.berlios.de/debian testing non-free
deb-src http://termserv.berlios.de/debian testing non-free

#XFree4.3x
# deb http://penguinppc.org/~daniels/sid/i386 ./
# deb http://lesbos.esat.kuleuven.ac.be/~mleeman/debian unstable/
#deb http://people.debian.org/~daenzer/dri-trunk-unstable/ ./

#TeXmacs
deb ftp://ftp.texmacs.org/pub/TeXmacs/debian experimental main

#Audio-video
deb http://marillat.free.fr/ unstable main
deb ftp://ftp.mowgli.ch/pub/debian sid unofficial
# deb http://ftp.nerim.net/debian-marillat/ unstable main

#Fluxbox
deb http://people.debian.org/~dopey/fluxbox ./

#Libero & Inwind
deb http://tassi.web.cs.unibo.it/debian/liberopops ./
deb-src http://tassi.web.cs.unibo.it/debian/liberopops ./

#Java Blackdown
# deb http://www.tux.org/pub/java/debian sid main non-free
deb http://jopa.studentenweb.org/debian ./

#Videolan
# deb http://www.videolan.org/pub/videolan/debian i386/
# deb-src http://www.videolan.org/pub/videolan/debian sources/

#ipv6
#deb http://debian.fabbione.net/debian-ipv6 sid ipv6

#php4
#deb http://www.cs.uni-magdeburg.de/~aschultz/debian/sid/ ./
#deb-src http://www.cs.uni-magdeburg.de/~aschultz/debian/sid/ ./
# deb http://litux.org/debian unstable/
# deb-src http://litux.org/debian unstable/

#lokal
# deb file:/mnt/iomega/root debs/

#opengroupware
deb http://www.opengroupware.org/packages deb/

#lmodem
deb http://www.physcip.uni-stuttgart.de/heby/ltmodem/dists/debian/ ./
deb http://www.sfu.ca/~cth/ltmodem/dists/debian/ ./


Pra kopjoni dhe ngjitni adresat e mësipërme, duke respektuar fillimet dhe mbarimet e rreshtave (një adresë shkruhet në një rresht). Ruani ndryshimet dhe dilni nga "

vi

"

Tani jemi gati për të kryer Upgrade nga woody në sid:

# apt-get update
# apt-get dist-upgrade

Do t´ju kërkohet heqja e disa pakove të vjetër, upgrade e pakove ekzistuese dhe shkarkimi dhe instalimi i disa pakove të reja.

Mbasi të ketë përfunduar do të keni gati në pc tuaj një GNU/Debian

sid

Tani mund të filloni të luani e të shkarkoni gjith´çfarë ju do zemra: Sigurisht, hapi i parë është instalimi dhe konfigurimi i serverit X. Mjafton thjesht të japim:

# apt-get install xserver-xfree86

e pastaj mund t´a rikonfigurojmë (në rast problemi) me

dpkg-reconfigure xserver-xfree86

Tani mund të instalojmë GNOME:

# apt-get install gnome gdm

e kështu me rradhë.

Për të instaluar një program që vetëm i kemi dëgjuar emrin, mund të veprojmë në këtë menyrë:

# apt-cache search emri_i_programit

, e në bazë të rezultatit t´a instalojmë sipas emrit preciz, p.sh.

# apt-get install emri_programit

Do të kujdeset APT të gjejë gjithë çfarë nevoitet për funksionimin korrekt të programit (varësitë e libraritë e nevojshme) dhe t´i instalojë.
Rregulli kryesor është: mos instalo çfarë nuk të duhet! Pak nga pak instaloni të gjithë programet që mund t´ju duhen apo që dëshironi të provoni. APT është gati t´ju afrojë gjithçka.

Nga kjo pikë e tutje, unë nuk mund t´ju ndihmoj më: secili e përdor PC e tij sipas nevojave personale, nuk mund t´ju këshilloj çfarë të instaloni e çfarë jo.

Nëse ndeshni probleme, mjafton të shkruani.