You are here

Instalim i Knoppix ne HDD

Admirali's picture

Pershendetje miq



Jam duke perdorur shpesh nje shperndarje te Linux Live-CD, konkretisht Knoppix, pasi dhe me njeh komponentet hardware te laptopit pa asnje problem. Gjithsesi, desha te di, a eshte e mundur qe ta instaloj ne ndonje particion te vecante te HDD, kete shperndarje, dhe ta bej dual boot ? Sa Gb, ti ve ne dispozicion?

Per te krijuar particione perdor Partition Magic 8.0 qe te jep mundesine qe te besh particione dhe per Linux. Une si OS perdor Win XP Pro.



Me respekte



Admirali

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje Admirali,

instalimi i knoppix në HD është i thjeshtë (megjithëse nuk është krijuar për atë qëllim). Duhet të kesh parasysh që për një instalim në HD duhet të kesh të paktën:

- 1 Particion bosh minimum 3 GB
- CPU të paktën Pentium, me clock prej të paktën 300 MH
- Minimum 64 MB me RAM

M.q.s. përdor PM nga windows krijo një particion bosh (pa filesystem) prej të paktën 3 GB

Tani mund të kryesh boot nd CD e Knoppix, duke i kaluar si parametra gjuhën që dëshiron (p.sh.: për të përdorur italishten si gjuhë mjafton të shkruash
boot:

knoppix lang=it

sigurisht, boot: nuk duhet shkruar)

Do të fillojë proçesi i boot, durim deri sa të jetë hapur Desktop KDE (i prezgjedhur tek knoppix)
Nëse keni mundësi të hapni një konsolë si root tek laptopi juaj (normalisht kombinimi

CTRL-ALT-F1

) hapeni, përndryshe hapni një terminal të thjeshtë. Komanda që duhet të jepni është:

knx-hdinstall

në rastin kur ke arritur të hapësh një konsolë, ose

sudo knx-hdinstall

kur je në një terminal brenda KDE

Tani do të hapet instaluesi i knoppix që të jep mundësinë të:

- Krijosh një particion linux (të paktën 2.5 GB)
- Krijosh një particion "swap" Linux (të paktën 256 MB)
- Montosh particionin Linux në rrënjë (/)
- Nisësh particionin swap
- Kopjimi i të gjithë files e duhur në HD (automatikisht, 15-20 min)
- Aktivosh interfaqen/et e rrjetit (me dëshirë)
- Krijosh password e root dhe një përdorues të zakonshëm
- Aktivimin e një bootloader (Mund të zgjedhësh midis lilo ose GRUB: personalisht nuk njoh probleme as me të parin e as me të dytin për një dualboot XP-Linux

Për fazat 1 e 2 duhet të përdorësh particionin bosh prej 3 GB të krijuar më parë nga PM i windows.

Kaq ishte e gjitha. Më pas do të të duhet të rikonfigurosh gjuhën për ambientin KDE.
Ki parasysh që do të gjesh të instaluar një Linux të "tejfryrë" me programe dhe instrumente (pasi knoppix është menduar si një Live-CD me sa më shumë vegla dhe programe në brendësi): do të jesh para fazës së dytë, pastrimit të sistemit nga të gjitha gjërat e panevojshme.
Më vonë mund të vendosësh edhe të kalosh në një Debian SID (duke kryer ndryshimet e duhura tek sources.list i APT)

Nëse ndesh probleme, rishkruaj.

Admirali's picture

Pershendetje

Pak a shume jam sqaruar, por mbeten disa pyetje.
1. Nese krijoj nje particion per linux, a e njeh knoppix ate particion qe te instalohet aty? E bej kete pyetje, pasi para 3 vjetesh, kur po provoja nje instalim te turbo linux, krijova apostafat nje particion, por tubo linux nuk mu instalua aty, por krijoi vete nje particion.
2. Kur te hapet instaluesi i Knoppix, ke duhet te zgjedh saktesisht?

Me respekte

Administratori's picture

Përshëndetje Admirali,

kur hapet instaluesi i Knoppix, faza e parë që të kërkon të plotësosh është krijimi i particioneve ku do të instalohet. Prandaj të thashë të krijosh një particion bosh (pa filesystem) prej 3GB me anë të PM nga windows. Kur të hapet tool i particionimit të HD i Knoppix, ky particion do të jetë i dallueshëm lehtësisht. Hapat që duhet të ndjekësh janë:

- Zgjedhja e particionit prej 3 GB dhe fshirja e tij
- Krijimi i një particioni të ri në hapësirën bosh të krijuar nga fshirja e particionit të mësipërm. Ky particion le të jetë p.sh. prej 256 MB dhe me filesystem swat.
- Krijimi i një particioni të dytë duke shfrytëzuar të gjithë hapësirën bosh të mbetur, me filesystem ext3
- Ruaj ndryshimet e kryera dhe dil.

Gjatë fazës në vazhdim instaluesi do të të kërkojë të montosh particionin root (/) dhe do të japë si zgjedhje particionin e sapokrijuar, në të njëjtën menyrë do të ngarkojë particionin me filesystem swap të krijuar më sipër.

Pastaj vazhdon automatikisht, pa të drejtuar shumë pyetje, kjo është e keqja e Knoppix :-)

Admirali's picture

Le te themi qe jam njeriu me i lumtur per momentin sot. Sapo perfundova instalimin e Knoppix ne laptop. Administrator, faleminderit per keshillat. Gjithsesi duhet te them qe pata veshtiresi ne percaktimin e particioneve, madje fshiva dhe particionin kryesor qe kishte windows te instaluar, nga nje gabim i kote. Po nejse, shyqyr qe ato programe, kenge dhe filma qe kam, i kisha ne particionin dytesor. :-P

Faleminderit dhe njehere

Admirali's picture

Duhet thene qe probleme edhe ndodhin qe ne here te pare. I tille ishte ky rasti im. Probleme linden kur desha te hyja ne XP, nuk me njihte particionin, po ashtu as particionin e Linux nuk e hapja dot. Keshtu qe u detyrova qe ta formatoja nga fillimi HDD :-[
Mbasi instalova Win Xp, nuk u terhoqa kollaj, doja se sben te kisha nje Linux ne laptop. Bera kesaj rradhe 1 particion apostafat per Linux me Partition Magic, dhe fillova procedurat nga e para. Duhet thene qe prape nuk arrija ta instaloja Linux, i beja ato hapat qe me pershkruante Administratori i forumit, por me thoshte qe nuk e gjente particionin swap. Kur me ra ne mend dicka, nje particion swap mund te behet dhe me Partition Magic. Keshtu qe hyra ne Xp prape, hapa Partition MAgic, dhe ate particion per Linux, e ndava ne dy pjese, nje 500 MB dhe tjetra 2500 MB. Ate pjesen prej 500 MB e formatova per swap, kurse ate per 2500 MB per ext3. Dhe kur hyra ne Knoppix Live-CD, i dhashe komanden sudo knx-hdinstall, doli ajo particioni per linux, nuk modifikova asnje particion, pasi sic permenda i kisha pergatitur me pare, dhe fillova instalimin e Linux. Konfigurova dhe karten e rrjetit per internet, kshu qe jam ne rregull.
Me se fundi dhe une kam nje linux qe bashkejeton me Xp, fatmiresisht Knoppix me i njeh HDD qe jane me NTFS.

Ja pra miq e shoke, kjo qe pak a shume historia ime me Knoppix. :-)

Me pak dhimbje, por kalon.

Falenderime per Administratorin dhe per keshillat e tij.

Me respekte

Admirali

Administratori's picture

Mesa duket nuk i kemi sytë njësoj :-)

Në fakt, veprimi i parë që duhej të kryeje ishte fshirja e particionit të krijuar nga PM dhe në hapësirën bosh të fituar në këtë menyrë të krijoje 2 particionet e rinj. Mesa duket nuk ke zgjedhur filesystem swap për particionin e vogël, prandaj dhe instaluesi i Knoppix nuk t´a ka njohur si particion ´swap´.

Tani ke përpara vetes punën më të vështire: pastrimin nga programet që nuk të duhen dhe Upgrade në një version "serioz" të debian.