Administrator !
Faleminderit per pergjigjet ne kohe te pyetjeve tona si dhe ndihma qe ofron.
Une po instaloj Red Hat 6.0. E instalova njehere dhe e prisha se nuk me pelqeu configurimi i X Windows ngjyrat ishin te turbullta. Nejse. Dua te di kur ben krijimin e partitions sa partitions duhen krijuar. Une kam 40 gigs ne HD qe dua ti perdor vetem per Linux. Windows nuk e pelqej fare, te them te drejten e urrej si OS. Tani duhet nje swap partition, jne per linux ( sa duhet te caktoj per LInux ? ) kur e percaktoj te gjithe hd ne linux me thote qe eshte shume large dhe nuk mund te behet. Tani pervec ketyre dy partiticioneve a duhet ndonje tjeter ? Psh Dos 16 bit ? Apo dicka tjeter. Me fal per injorancen. Po perpiqemi te mesojme dicka.
Gjithe te mirat !
Ndihme
Përshëndetje patrioti1,
ndoshta do të ishte mirë që të instaloje ndonjë version më të freskët të RedHat. Megjithatë, nëse e mbaj mend mirë, edhe versioni RH 6.0 duhet të suportojë HD të mëdhenj.
Për një instalim normal mund të particionosh si në vazhdim:
1 particion me filesystem SWAP (i madh sa dyfishi i RAM që ke);
1 particion / me filesystem EXT2 (RH6 nuk suporton EXT3)
1 particion /var ku do të shkojnë të gjitha libreritë e ndryshme
1 particion /tmp (EXT2)
1 particion /usr
dhe
1 particion /home (pjesa që të mbetet në dispozicion nga HD)
Pra, në linux mund të particionosh si të duash. Nëse kompjuterin e përdor vetëm një person, mjafton vetëm 1 particion swap + 1 particion /