1-Per sa i perket skedes video ajo eshte GeForce4,Nvidia.MX440.(Jo Matrox4400)
2-Dvd ta thashe,eshte LG DRD8160B
3-Per versionin e kernel kur jap comanden ne shell uname-r-m,me trgon kete nr:2.4.21-0.13 mdk...Eshte e mundur te jete ky versioni i kernel??
4-Kur hyj ne src nuk me jep shume informacion(per injorance po te shkruaj ate qe lexova...do me falesh qe do te dukem pak injorant po ketu nuk merrkam vesh as nje gje...dhe te gjitha gjonat ndryshojne pak nga Windows,edhe komandat,nejse)
ja ca lexova:4 totale drwxr-xr-x
3root
5-Kam instaluar versionin Mandrake 9.1(vers.Italisht)
Falemnderit :-[ :-[
DVD
Pershendetje,
m.q.s. ke deshire te sillesh akoma si ne windows, atehere po te tregoj rrugen stil windows:
1 - Shko tek Paneli i Kontrollit te Mandrake (Kujdes! Jo paneli i kontrollit te KDE)
2 - Shtyp pulsantin "Installo Software"
3 - Tek box-i kerkimit (qe do te hapet) shkruaj Kernel
4 - Tek rezultatet zgjidh kernel-source-2.4.21-0.13.mdk (pra versionin qe te doli si rezultat i komandes "uname -r"
5 - Shtyp OK dhe instalimi do te filloje duke te kerkuar njeren prej CD te Mandrake (normalisht duhet te kesh 3 CD)
6 - Mbasi instalimi te kete perfunduar, sigurohu qe tani ke kernel-source, pra:
# cd /usr/src
# ls -l
Tek lista qe do te hapet duhet te rezultoje dhe kernel-source-2.4.21-xxxxxx
7 - Shkarko drivers e ri per skeden tende video duke klikuar
ketu
8 - File e shkarkuar duhet t´a kesh ruajtur ne kartelen tende home (pra n.q.s. je futur ne Mandrake si p.sh. pellazgu, file do te jete shkarkuar ne /home/pellazgu/, me emrin NVIDIA-Linux-x86-1.0-4363.run
9 - Sigurohu qe ky file eshte i zbatueshem: jep komanden:
chmod +x NVIDIA-Linux-x86-1.0-4363.run
10 - Tani fillon pjesa pak me delikate :-) Ben mire t´i kopjosh komandat si do te ti shkruaj une:
11.a - ´Vrit´ serverin X (shtyp njekohesisht pulsantet Ctrl + Alt dhe shtyp pulsantin ´return´ [<--]
11.b - Kalo ne nje konsole tjeter si root: shtyp njekohesisht Ctrl + Alt dhe shtyp pulsantin [F1]
do te te kerkoje perdoruesin per t´u futur (shkruaj root) dhe password (jepi passwordin e root qe ke zgjedhur gjate instalimit)
11.c - Shko tek file i shkarkuar:
$ cd /home/pellazgu/
11.d - Zbato file:
$ ./NVIDIA-Linux-x86-1.0-4363.run
Do te filloje procesi i nstalimit te drivers qe do te kryejne nje kerkim automatik per llojin e sistemit dhe versionin e kernel dhe buruesin e tij e pastaj do te instalohen
12 - Kur gjithçka te kete perfunduar shkruaj $ exit dhe dil jashte.
13 - Tani je gati te kthehesh ne ambientin X pra, dhe nje here: shtyp njekohesisht Ctrl + Alt dhe shtyp pulsantin [F7] dhe futu nga programi i log-in si gjithmone.
14 - Provo te lexosh nje DVD nga Xine, ose me mire akoma, shkarko dhe instalo MPlayer (tek seksionet speciale te sitit tone gjen nje udhezues mbi instalimin e MPlayer).
15 - Nese gjate kesaj procedure ndesh ne gabime, kopjo gabimet dhe shkruaji ketu qe te gjejme shkakun.
P.s. Nese deshiron te luash ne Mandrake duhet te konfigurosh mire skeden tende video (suportin 3D me GLX)