You are here

Cilen shperndarje te Linux-it ta instaloj

Napoleon's picture

cila eshte me e pershtatshme per nje fillestar. Me kane thene se eshte MAndrake. Cili eshte versioni i fundit i tij, me sa CD vin, edhe si shkon procedura e intsalimit te mandrake n.q.s dua qe ta instaloj ne nje HDD te vecante kurse HDD qe e kam (ku e kam WinXP) mos e nguci aspak, dhe si do te mundja te punoj here me njerin HDD (WinXP) dhe here me Linuxin nga HDD tjeter?

Pershendetje,

Forume: 
Napoleon's picture

Faleminderit...
Do te kthehem ketu pasi ta kem instaluar, por ende se kam blere hdd, kurse ky qe e kam (20 gb) me eshte mbushur full

Shkruhemi...

Administratori's picture

I vetmi problem i mundshëm është modemi...nga emri duket një winmodem...provo instalimin ka mundësi t´a njohë por duhet parë çfarë përgjigje të jep kur lidhesh...

Administratori's picture

Përsa i takon instalimit të një disku të ri, kur t´a blesh pyet të zotin e dyqanit (po nuk e pate blerë online) dhe t´a shpjegon si montohet. Sidoqoftë instalimi është i thjeshtë, bëhet në 5 min.: Hap kapakun e PC, gjej HD ekzistues dhe tek vëndi bosh poshtë tij fut HD e ri. Që të mos smontosh HD ekzistues, HD e ri vëre si slave (ndrysho pozicionin e ponticelës, urës apo si e quan nga master në slave). Ndiq kavon që është lidhur me HD ekzistues dhe do të gjesh daljet rezervë për HD slave (ke dy dalje +). Lidhi me HD e ri. Edhe po të duash nuk mund të ngatarrohesh: kanë dy forma të ndryshme. Pa e mbyllur kapakun, ndiz kompjuterin !! kujdes mos fut më duart ,në fazën e boot shtyp pulsantin delete, apo Canc (më fal por nuk di çfarë tastiere përdor) dhe do të të hapet Bios. Kryej njohjen e e HD të ri (auto tek opcioni i parë, varet nga versioni i Bios që ke) dhe rinis kompjuterin. Kur të hapet skermata e parë, shiko me kujdes të dallosh emrin e HD të shtuar. Po të hapësh XP, tek rezervat e kompjuterit do të mund të shikosh edhe diskun e ri si d:
Përsa i takon particionimit, tani për tani harroje: programi instalues i Mandrake kujdeset të krijojë gjithçka. I vetmi kujdes që duhet të bësh gjatë instalimit: përgjigju hdb kur t´ju pyesë ku dëshiron të kryesh instalimin. Edhe njëherë: kujdes kur të instalosh Lilo apo Grub, zgjidh hdb, jo MBR.

Napoleon's picture

Ne rregull, montimin e hdd e kam te qarte plotesisht pasi kam montuar edhe vet shume hdd. Pra, paramendo se e kam instaluar hdd-ne ne kompjuter, i kam blere tre CD-te e Mandrake 8.3. Disku eshte i ri, dtth. pa formatu dhe pa particione! Cka duhet te bej ne vazhdim. Administrator, sa me pak gjera nese ke mundesi te me sqarosh, por me gjeresisht, te lutem, OK? Ke parasysh se dua ta vendosi edhe WinXP. Disku do jete 40 gb.

thanx

Napoleon's picture

1.Keshtu, (sepse nje cik ndryshuan punet), diskun ekzistues qe e kam WinXP nuk do te jete, pra do te kete VETEM 1 HDD prej 40 gb qe do te jete absolutisht pas asgje brenda (bosh, disk i ri).
2.Per WinXP se di sa hapesire te le ne dispozicion, por mendoj deri 20 gb (si me kishit keshilluar ju per kete gje??)

Pra vec nje gje me sqaroni tash, cka duhet te bej ne fillim, kur e kam diskun bosh pa asnji fajll brenda??

Napoleon's picture

Faleminderit shume per kete sqarim detal...
Kam pasur disa probleme me kompjuterin, por ende se kam gati per ta instal Mandrake...
Vec desha dicka, cka jane keta pikat e monitmit (mount).
Pse per ext3 duhet me e caktu / , kurse per swap jo. Pse particionet tjera (/home, /user, /tmp etj) nuk duhet te caktohet filesystem-i

pershendetje

FatiPrGer's picture

Tung!!

Une i kam 3 CD-jat e valhalla-i386-disc1.iso e kam provu te bej instalimin se si eshte pdershkruar me nalt nga Anonim por as nuk niset instalimi e kam bere edhe ne BIOS first boot Cd-rom dhe kam futur ne Cd-rom Cd-en e pare por nuk fillon instalimi
A po eshte tjeter valhalla-i386-disc1.iso e tjeter eshte MandrakeLinux-9.0rc1-CD1.i586.iso.
Ju falemnderit per kshilla

Ju pershendes

Administratori's picture

Përshëndetje FatiPrGer,

përsa i takon pamundësisë së instalimit arsyet mund të jenë:
1) (Nga ajo që shkruan) ti ke shkarkuar dhe ke kopjuar në CD një file ISO, që nuk është gjë tjetër veç një imazh i directory dhe files së CD-1. Duhet përkundrazi të krijosh CD nga imazhi ISO dhe jo të kopjosh imazhin ISO në CD
2) PC juaj nuk arrin të kryej boot nga CD, prandaj duhet të krijosh floppy-boot. Menyrat e ndryshme të instalimit mund t´i lexosh

këtu

.

FatiPrGer's picture

Pershndetje Administrator

Si duhet te krijoj Cd nga imazhi? Me fal une nuk kam lidhje me Linux dhe nuk e di se si funksionon por deshta te provoj.

Administratori's picture

Për të krijuar një CD nga një imazh është e thjeshtë:

a) Nën Linux: cdrecord dev=0,4,0 speed=4 -eject -data MandrakeLinux-9.0rc1-CD1.i586.iso

b) Nën windows mund të përdorësh Nero për të krijuar CD nga ISO: File/Burn Image --> hap kartelën ku ndodhet MandrakeLinux-9.0rc1-CD1.i586.iso dhe klikoi sipër.

Pra është tepër e thjeshtë: në windows kryhet nga programi i masterizimit Nero (ose çdo program tjetër masterizimi), interfaqja është grafike dhe gjithçka kryhet pa ndërhyrjen tuaj.

Nën Linux ke mundësinë të kontrollosh Úarametrat dhe procesin e masterizimit. Nejse, mbasi të kesh instaluar Mandrake, mund të flasim mbi masterizimin nën Linux.

Faqet