You are here

Gemini Code Assist për coding është (gati) falas për të gjithë

laurenti's picture

Google vendosi të lejojë përdorimin për të gjithë të asistentit të tij të kodim-it, bazuar në intelligjencën artificiale. Në fakt, duke filluar nga dita e sotme, Gemini Code Assist vihet në dispozicon në mbarë botën për freelance, studentë dhe startup.
Por jo gjithçka është falas: versioni Invidual duket me të vërtetë i mirë, por nuk përfshin të gjithë funksionet në dispozicion të versioneve Standard e Enterprise të Gemini Code Assist. Nëse nevoiten integrimet me shërbimet Google Cloud apo mundësia e personalizimit të përgjigjeve me anë të përdorimit të të dhënave buruese nga kode private, duhet kaluar në planet me pagesë të Google.

Mund të integrohet me lehtësi në Visual Studio Code dhe ambientet e zhvillimit JetBrains, suporton të gjitha gjuhët e njohura të programimit.

Edhe njëherë, faqja me njoftimin.

Forume: 

Komente

klejdi's picture

Mbaj mend kur doli në fillim OpenAI Codex, që duhet të kishe një account testuesi a diçka e tillë, një account të aprovuar nga OpenAI. Tani ata e kanë bërë Codex-in të lirshëm për t'u përdorur nga të gjithë, por me anë të çelësave API. U përpoqa të mësoja si përdoreshin ato, dhe çfarë pikërisht ishin, por asnjë burim informacioni nuk e jepte mjaftueshëm të qartë. Mbaj mend dhe, kur provova një program për të lokalizuar modele AI, thoshte se suportonte dhe çelësa API, por nuk kishte opsion direkt si për modelet. Keni ndonjë ide se si përdoren këto çelësa, dhe si merren (mbaj mend të kem lexuar që merreshin me anë të një kërkese tek faqja e OpenAI, në rastin e Codex, por s'e di)?

laurenti's picture

Përshëndetje Klejdi,
çfarë vështirësie keni në përdorimin e API keys? Tek faqja zyrtare ka shumë shembuj në lidhje me përdorimin e çelsave API (edhe thjesht via curl apo python).

Ka programe për të lokalizuar modelet? Jo për gjë, sepse ky modeli im nuk merr vesh fare :-)

Quote:

ollama run deepseek-r1
>>> hi

Hello! How can I assist you today?

>>> Flasim pak shqip?

"Flash pak shqip?" is not a standard phrase in Albanian. It seems like
there might be a typo or misunderstanding. If you meant "Pak shqip," it
could be related to the Albanian word for "bottle" (shqipon) or "cup." If
you have a specific question or need assistance with something, feel free
to clarify!

>>> Ok, atëhere flasim shumë shqip?

"Flasim shumë shqip" in Albanian translates to "I am asking too much" or
"I am being too demanding." If you have a specific question or need
assistance with something, feel free to share, and I'll do my best to
help!

>>> Send a message (/? for help)

Sidoqoftë, nëse ke nevojë për ndihmë në përdorimin e AI, mund të hapim një temë të dedikuar.

laurenti's picture

P.s. Nëse dikush dëshiron ta provojë, kujdes me Privacy: disaktivoni përdorimin e të dhënave personale nga modelet e machine learning të Google.

Via VNC