You are here

Debian Etch

altiX's picture

Cilat janë gjasat që Debian Etch të bëhet stabël para Ubuntu 7.04 (fundi i prillit 2007).
Momentalisht sot kur po shkruaj ka edhe 100 bugs (Number concerning the next release (excluding ignored and not-in-testing)).
... Megjithatë kam përshtypjen se Debian Etch është më i miri i të gjitha kohrave (së paku deri më tash).
Edhe pse ende nuk është stabël, te unë funksionon çdo gjë që më nevojitet. Jam shumë i kënaqur me Debian Etch. Këtë e përdori si desktop edhe pse në particionet tjera kam edhe Debian Sid dhe Ubuntu 6.10.

altiX

laurenti's picture

Sikurse e ke konstatuar edhe vetë Etch është mëse stabël: në fakt, unë e përdor në ambiente prodhues pa ndeshur në asnjë lloj problemi.
Koncepti i versionit stabël është relativ: shpeshherë është më stabël Sid sesa shumë prej shpërndarjeve të tjera që lëshojnë versione të rinj çdo 6 muaj.

Përsa i takon datës zyrtare të lëshimit, edhe unë jam i rrymës që ndjek filozofinë "do të lëshohet kur të jetë gati", nuk ka rendësi shumë data e lëshimit, përparësitë janë të tjera: pikërisht për këtë arsye këshilloj Debian dhe jo Ubuntu e të ngjashëm.

diejt0r's picture

Une sapo instalova Debian testing for powerpc dhe te them te drejten cdo gje shkoi me se miri. Cdo gje funksion me mire sec e prisja:) E them kete pasi me pare kisha te instaluar ubuntu 6.10. Ndryshimi eshte i madh; a) laptopi nuk me nxehet me si perpara, perkundrazi tani i ka ikur zeri fare, nuk ben me ate zhurmen e zakonshme te baterise. b) eshte me i shpejte ne kompilim dhe ekzekutim programesh c) eshte pure debian:). Mbas gjithe ketyre pershtypjeve te mira dicka nuk me kenaqi ose me sakte me hapi pak pune(faji im pasi nuk kontrollava me pare paketat e default ne testing per desktop envirnonment) , pasi ne testing version nuk jane te perfshira paketat gnome 2.16 por 2.14 dhe cvs -d:..... nuk punonte pasi serveri nuk eshte online me duket
Pyetje: -- Di ndonjeri si mund tia bej per te instaluar gnome 2.16 ?
Ju falenderoj

laurenti's picture

Sikurse dihet Debian/Etch (versioni i ri stabël) do të lëshohet me GNOME 2.14 e jo me GNOME 2.16.
Kush dëshiron të provojë/instalojë GNOME 2.16, në gjendjen aktuale, duhet të "rrezikojë" duke përfshirë experimental në sources e apt.

Mbasi të jenë shtuar burimet për versionin "experimental" të Debian, mjafton komanda:

sudo aptitude -t experimental install gnome-desktop-environment

Aptitude arrin të zgjidhë gati të gjithë varësitë për GNOME 2.16, nëse ndeshni probleme... mendohuni dy herë para se të shkruani Yes.