Për të upgraduar një version të php-nuke duhet të veprosh si në vazhdim (në rastin tënd nga 6.8 në 7.0):
(Zakonisht janë veprime që kryen në lokale, pastaj kalohet gjithçka online)
Shkarko dhe hap versionin 6.9 të php-nuke. Do të të krijohen 4 kartela: html, docs, sql dhe
upgrades
Kopjo të gjithë files e përmbajtur tek kartela html tek directory root e sitit tënd duke mbishkruar files e vjetr.
Hap me një editues teksti config.php dhe jepi të dhënat e duhura (user, databaza, password, etj)
Hap kartelën upgrades dhe do të gjesh një nënkartelë me emrin
6.x
Kopjo në directory root të sitit file me emrin
upgrade68-69.php
Nga browser jep adresën: http://siti_yt_.com/upgrade68-69.php
Ndiq udhëzimet që do të hapen (zakonisht thjesht: Rifreskimi përfundoi me sukses, kthehu tek index i sitit tuaj)
Ripërsërit hapat e mësipërm për të kaluar nga versioni 6.9 tek 7.0. Nëse ke kryer personalizime tek files e php-nuke, kujtohu t´i bësh përsëri për files e versionit 7.0 (jo Tema, nuk ka nevojë).
Kërkoj një udhëzim Up Grade
Kalimet qe duhet te kryesh jane 3: Nga versioni 6.7 ->6.8; 6.8 ->6.9; 6.9 ->7.0
Procedura eshte si e shpjegova me lart: Upgrade kryhet nga nje browser web me adresat ../upgrade67-68.php e keshtu me rradhe.
KUJDES! Mos fillo asnje veprim pa kryer me pare nje kopje te sitit dhe databazes.
Kërkoj një udhëzim Up Grade
Po filloj duke kuotuar:
Kur kryen upgrade nga një version i php-nuke tek tjetri këshillohet(!) gjithmonë të kryesh proçedurën në lokale (në kompjuterin tuaj), pastaj të kaloni online.
Sidoqoftë, problemi yt thjesht nuk është një problem :-)
Rreshti 15 i upgrade67-68.php thotë: <i>include("mainfile.php");</i>
Pra, duhet që file upgrade67-68.php duhet të jetë në të njëjtën directory me mainfile.php, pra tek root e sitit tënd apo sipas pozicionit tënd real jo: docs/upgrades/6.x/upgrade67-68.php
por
docs/upgrade67-68.php
Shpresoj të kem qenë i qartë.
Kërkoj një udhëzim Up Grade
Përshëndetje Afet,
shpresoj që ndërkohë të kesh zgjidhur problemin.
Sidoqoftë, mesa di moduli IPBan ka nevojë për personalizime në disa files që të funksionojë korrektësisht.
Kur ke kryer Upgrade e sistemit, ke mbishkruar file(s) e ndryshuar për funksionimin e modulit, pra thjesht duhet të rikonfigurosh/ndryshosh edhe njëherë files e duhur (sipas udhëzimeve të modulit).
Në këtë sit përdoret "Protector" që ka nevojë për ndryshimin e 3 files, që duhen ndryshuar gjithmonë pas çdo upgrade të sistemit.