You are here

Live CD

dasho's picture

Me duhet te bej nje LiveCD per te demonstruar disa aplikacione qe kam bere. Por po vij verdalle, a te bej nje rimaster te Knoppix-it, apo me mire me Morphix? Nuk e di kush eshte me e kollajshme dhe cfare avantazhesh kane. Ka ndonjeri eksperience me keto?



Gjithsesi, me duket se cilendo qe te zgjedh, me pare do me duhet te instaloj Debian-in dhe ti bej keto pune ne mjedisin e tij, sepse ne dokumentacionet qe kam pare, behet fjale per disa gjera qe s´i kam pare ndonjehere ne RedHat. A ka provuar ndonjeri te derivoje nje LiveCD ne nje mjedis te ndryshem nga Debian?

Forume: 
dasho's picture

Ore, une desha te di a e ka provuar ndonjeri dhe cila eshte me kollaj, ti futem Morphix-it apo te zberthej Knoppix-in. Pastaj po ju futa njeres, e di vete une se cfare ti bej, di ku ti gjej scriptet.

Me duket se rimasterizimi i Knoppix-it eshte me profesional se morfizmi i Morphix-it, keshtu qe kete kam ndermend ta provoj te paren. Them te paren sepse nuk me le kureshtja pa e provuar edhe Morphix-in. Megjithate keto do te vijne pasi te kem instaluar Debian-in, se ne RedHat nuk eshte pune.

Megjithate rrofsh per keshillen. Po ta them se me ngec qe ne fillim. Pikerisht 3GB vend te lire dhe 1GB RAM jane ato qe me mungojne. Do detyrohem me keqardhje te bej ca spastrime ne hard disk.

dasho's picture

Per ata qe jane specialista linuxi, dhe per ata qe nuk jane dhe aq specialista, nuk e di a e keni pare, ne lidhjen e meposhtme gjendet nje udhezues per startimin e Knoppix-it nga nje ISO brenda windows-it, (qofte edhe pa patur linux ne kompjuter!):

http://www.knoppix.net/docs/index.php/WinPartition

Menyren e sqaruar ne udhezues nuk mund ta vleresoj vecse si fantastike. Pasi ke shkarkuar ISO-n e Knoppix-it ne windows, shkarkon dhe instalon edhe nje version per windows te GRUB-it (GRUB eshte nje bootloader, si LILO), dhe me disa konfigurime fare te vogla, kompjuteri kthehet ne dual-boot system me Windows dhe Knoppix, pa bere fare particionime, instalime, etj. etj. Kaq pak gje mund ta bej edhe nje perdorues idiot (dummy).

Besoj se kjo metode mund te funksionoje edhe me LiveCD te tjera, pervec Knoppix-it, megjithate une e kam provuar vetem me nje variant te Quantian (i cili eshte nje variant i Knoppix-it), dhe ka ecur.

dasho's picture

A ka bere ndonjeri masterizim te Knoppix-it? Qe te diskutojme ndonje problem, prandaj them. Une kam arritur deri diku, por kur e bootoj nuk me hapet KDE-ja por me hapet nje gje e thjeshte (me duket xfce). Nuk e kuptoj pse ndodh, ndoshta ka lidhje me Debian-in ose me X-in, ku une kam njohuri te pakta. Kur i jap ´startkde´ nga shell-i me nxjerr keto gabime:

kwin: cannot connect to X server
kpersonalizer: cannot connect to X server

laurenti's picture

Përshëndetje dasho,

kështu është shumë e "thatë":
- kontrollo /var/log/XFree86.0.log (për të kontrolluar nëse problemi ka të bëjë me serverin X);
- kontrollo /var/log/kdm.log e shiko çfarë thotë
- kontrollo /etc/init.d/knoppix-autoconfig e sigurohu që është KDE desktop i prezgjedhur në nisje (duhet të gjesh diçka të ngjashme me:

Quote:

# Allow only supported windowmanagers

case "$DESKTOP" in gnome|kde|larswm|xfce|windowmaker|wmaker|icewm|fluxbox|twm) ;; *)

DESKTOP="KDE"; ;; esac
etj...


E në fund pyetja që ndoshta duhej të ishte kryer në fillim: ke vetëm masterizuar apo ri-masterizuar (pra ke ndryshuar përmbajtjen e programeve) Knoppix?

dasho's picture

Po, jam munduar te ndryshoj permbajtjen. Fillimisht hoqa disa pako te ´panevojshme´ (sipas mendimit tim) per te hapur ca vend. Pastaj instalova ca aplikacione web qe kam bere ne PHP, pastaj instalova edhe pakon e firefox-it (qe me duket se ishte version 0.9 dhe jo 1.0). Lista e pakove te hequra eshte kjo (nuk e di se nga e gjeta kete liste ne internet):

Quote:

x3270
xanim festlex-oald
netscape-java-477
j2re1.3
3270-common
tgif
giflib-bin
frotz xfractint
giflib3g communicator-smotif-477
netscape-base-477
maelstrom communicator-base-477
gimp1.2-nonfree
lha
unarj
xsnow
tetex-base
tetex-extra
j2re1.3
kde-i18n-da
kde-i18n-it
kde-i18n-fr
kde-i18n-ru
kde-i18n-nl
kde-i18n-ja
kde-i18n-es
kde-i18n-cs
kde-i18n-pl
kde-i18n-tr
xfonts-intl-chinese

Ato log-et nuk kam mundesi ti kontrolloj per momentin, sepse duhet te kem ne pune sistemin e ri qe ti shoh. Megjithate, xfce-ja punonte ne rregull, po ashtu edhe fluxbox-i (startx /usr/bin/fluxbox). Diku ne internet gjeta nje mesazh qe thoshte se po ta startosh nga xterm (dhe jo nga tty) startkde-ja duhet te punoje. E provova dhe vertet filloi te startohej (por prape sec nxorri nje error me vone). Vetem se nuk e kuptoj se pse nuk hapet automatikisht, por hapet xfce-ja.

laurenti's picture

Përshëndetje dasho,

nuk nis direkt KDE pasi ndesh në probleme gjatë kontrollit. Prandaj duhen files e log, për të identifikuar dhe korrigjuar problemin. M.q.s. arrin të futesh në sistem, mbasi të provosh të nisësh KDE (që sikurse thua nuk arrin të niset me sukses), hap files e log dhe lexo ku u bllokohet.

Sidoqoftë, ndoshta do të ishte më e thjeshtë të përshkruash hap pas hapi proçesin e rimasterizimit që kryen, përndryshe, mund të shkruaj unë kalimet që kryej (dje bëra një provë të re me versionin e fundit të knoppix dhe nuk pata probleme).

dasho's picture

Faleminderit Laurent (qe je gjithmone i gatshem per te ndihmuar).

Vura re se mungonte /etc/rc5.d/S10xsession. Nuk e di se si ka ndodhur qe eshte fshire, megjithate dyshoj se kjo duhet ta kete pasur fajin. Them dyshoj sepse kam bere edhe ndryshime te tjera. Tani KDE-ja me hapet ne rregull. Sigurisht qe tani me dalin ca probleme te tjera, megjithate besoj se do ti kapercej.

Meqe ra fjala, ´update-rc.d´ i Debian-it nuk me duket dhe aq user friendly dhe i avancuar. U perpoqa ta shtoja linkun S10xsession me ane te tij, por refuzonte duke thene se linqet per xsession tashme egzistojne. Me ne fund e shtova me dore. ´services´ qe perdoret ne RedHat eshte me e mire. Pervec kesaj, nuk kam pare ne Debian ndonje menyre per te kontrolluar nese sherbimi apache p.sh. eshte ngritur apo jo, pervecse duke kontrolluar listen e proceseve.

Disa nga problemet qe kam tani me Knoppix-in jane keto:

1 - apache dhe mysql nuk ngrihen vetvetiu qe ne hapje te sistemit.
Une kam egzekutuar: update-rc.d apache defaults
dhe: update-rc.d mysql defaults
dhe faktikisht ne /etc/rc5.d/ ndodhen lidhjet S20apache dhe S20mysql
Ne shenimet e tyre (log-et) nuk verejta gje, dhe kur i ngre me dore
punojne.

2 - Kur bej chroot ne burimin (e pa ngjeshur) te Knoppix-it perpiqem
te startoj KDE-ne per ta testuar dhe per te rregulluar ambjentin.
Kete e bej me ´Xnest -ac :1´, ´export DISPLAY=0:1´ dhe ´startkde´.
Kur ´startkde´ e jap si root, gjithcka punon ne rregull, kurse
kur bej ´su knoppix´ dhe jap ´startkde´, hapet por background-i
nuk eshte ne rregull dhe gjuha eshte gjermanisht. Kjo me pengon te
punoj noralisht dhe nuk e di pse ndodh apo si ta rregulloj.

Po te kesh ndonje ide per keto, do me ndihmoje. Gjithashtu kam edhe kete
problem:

3 - Madhesia e sistemit te ngjeshur me del me e madhe se e CD-se
origjinale te knoppix-it, dhe me duhet te c´installoj edhe afro
100MB te tjera (pervec atyre qe kam hequr). Tani, te rrish e te
kontrollosh te gjitha paketat nje me nje se kush ia vlen te hiqet
e kush jo, me duket pak e lodhshme. Prandaj, po te kesh ndonje liste
te gatshme do me ndihmonte.

Shenim: Forumi nuk me njoftom me e-mail me mesazhet e reja. Nuk e di a eshte faji im apo gabim i forumit.

laurenti's picture

Përshëndetje dasho,

duhet të kesh parasysh që në debian script-et e nisjes gjenden tek

/etc/init.d

në formën /etc/init.d/

emri_script

Kur jep komandën

# update-rc.d

skripti lexon emrat e files që ndodhen në /etc/init.d, e pastaj krijon lidhjet simbolike në nivelet e ndryshme (/etc/rcN.d/). ($ man upadate-rc.d -> The script /etc/init.d/name must exist before update‐rc.d is run to create the links.)

Pra me pak fjalë, kontrollo që

apache, mysql, çfarë_dëshiron

të gjendet tek

/etc/init.d

, pastaj zbato #update-rc.d[/B].

Përsa i takon problemeve në nisj të KDE, pa mesazhet e logs, nuk di çfarë të them.

Tani në lidhje me hapësirë: po bashkangjis një file me emra paketash që mund të hiqen, kontrolloje, shto/hiq të tjera, e pastaj përdore duke dhënë komandën (

gjithmonë nga ambienti chroot

):
# dpkg -P `cat hiq_pakot`
(kujdes thonjzat)
Mbasi të jesh i kënaqur mund të vazhdosh, përndryshe provo edhe komandën në vazhdim për të kontrolluar/shikuar pakot që zenë më shumë vend (sipas madhësisë):
# dpkg-awk "Status: .* installed$" -- Package Installed-Size | awk ´{print $2}´ | xargs -n2 echo | perl -pe ´s/(\S+)\s(\S+)/$2 $1/´ | sort -rg

e hiq ato që nuk të intersojnë.

Mbasi të jesh i kënaqur, jep komandat:
# deborphan > /tmp/orphanlist
# dpkg -P `cat /tmp/orphanlist`
# rm /tmp/orphanlist

Pastaj mos harro të pastrosh files e padukshëm (të llojit .bash_history etj.)
Fshi të gjithë sources (apt-get clean ose hiq të gjithë .deb nga /var/cache/apt/archives/) apo sources të programeve që ke shtuar vetë ti.
Së fundmi mund të përdorësh dhe një script tjetër (që po bashkangjit) për të kryer pastrimin e plotë (

gjithmonë zbatohet brenda ambientit chroot

.

Përsa i takon gjuhës, nëse dëshiron të mbash KDE, mund t´a ndryshosh nga Qendra e kontrollit të KDE, duke zgjedhur gjuhën dhe layout e dëshiruar të tastierës.

Në fund fare

mos harro të zmontosh /proc !!! # umount /proc

Krijo file .iso, e para se t´a masterizosh, provoje (shto një zë në lilo, ose krijo një floppy për të nisur ambientin chroot), ose, akoma më mirë, krijo një hyrje direkte në X tek ambienti i chroot-uar (ky artikull mund të të ndihmojë: http://www.alblinux.net/modules.php?name=Sections&op=viewarticle&artid=32

Nuke e di nëse arrita t´u përgjigjem të gjitha pyetjeve :-)

dasho's picture

Quote:
Nuke e di nëse arrita t´u përgjigjem të gjitha pyetjeve :-)

Rrofsh. Ti i dhe pergjigjet. Me duket se problemi eshte me mua qe mezi i kuptoj gjerat ;) Do mundohem ti kem parasysh udhezimet e tua.

laurenti's picture

Knoppix, për të kaluar nga KDE në GNOME, jep shpeshherë probleme (kjo për arsyen që jo të gjitha pakot e knoppix duhen hequr). Për këtë arsye janë duke kërkuar (sipas modelit të Morphix) të krijojnë një Knoppix-base (pa desktop), si dhe Knoppix-KDE e Knoppix-GNOME (pra me çfarë duhet për të punuar dhe transformuar njërin apo tjetrin desktop).

Ki parasysh që p.sh. kwin nuk duhet hequr në asnjë menyrë (është ai që zgjedh nivelin e personalizuar për nisjen e Knoppix, kjo mund të jetë dhe arsyea që të hapet gdm, e nuk fillon menjëherë gnome).

Përsa i takon zgjedhjes së shqipes, e sqarova tek proçedura e mësipërme (

dpkg-reconfigure locales

, pasi t´i kesh instaluar me

apt-get install locales

).

Tek udhezuesi "Krijimi i një chroot" duhet të kesh parasysh që konfigurimi vlen për krijimin e një ambienti prove në HD, jo për një LiveCD (proçesi i konfigurimit të login apo gdm, që nuk duhen kryer për njv liveCD).

Tani jam duke krijuar një LiveCD me disa programe të personalizuar për një ndërmarrje këtu (pra ka italishten si gjuhë të prezgjedhur). Sapo të përfundoj, po krijoj një tjetër mainmodul (sipas proçedurës së mësipërme), me shqipen si gjuhë të prezgjedhur dhe po e vë në dispozicion për shkarkim. Integrimi me MorphixBase kryhet në 5 minuta (hapi i fundit i proçedurës). MorphixBase është rreth 40Mb dhe mund të shkarkohet nga siti qendror (sigurisht, nuk mund të provohet pasi nuk përmban asnjë mainmodul (Gnome apo KDE apo çfarë tjetër).

Ndoshta sa më sipër shpjegojnë dhe arsyen pse përdor më me kënaqësi Morphix për të krijuar LiveCD (dhe jo Knoppix, për gati pamundësinë e pastrimit të plotë).

Faqet