Miredita cuna
Mbreme instalova RedHat 9.0 ne PC, por kam nje problem me lidhjen e internetit. Pasi konfigurova modemin, provova ta startoj, dhe sipas shell gjithcka eshte OK. Kur provoj te hyj me ndonje webpage, me thote qe nuk eshte i lidhur.
Nga shell shifet ky mesazh (gjate lidhjes)
Starting ADSL connection...
Loading EHCI support... KO
using channel 1
Using interface ppp0
Connect: ppp0 <--> /dev/pts/1
sent [LCP ConfReq id=0x1 <asyncmap 0x0> <magic 0x92ef95cb>]
rcvd [LCP ConfReq id=0x1 <auth pap> <magic 0x2e9fdf8f>]
sent [LCP ConfAck id=0x1 <auth pap> <magic 0x2e9fdf8f>]
sent [LCP ConfReq id=0x1 <asyncmap 0x0> <magic 0x92ef95cb>]
rcvd [LCP ConfAck id=0x1 <asyncmap 0x0> <magic 0x92ef95cb>]
sent [PAP AuthReq id=0x1 user="********" password=<hidden>]
rcvd [PAP AuthAck id=0x1 ""]
sent [IPCP ConfReq id=0x1 <addr 0.0.0.0> <ms-dns1 0.0.0.0> <ms-dns3 0.0.0.0>]
rcvd [IPCP ConfReq id=0x1 <addr 192.168.100.1>]
sent [IPCP ConfAck id=0x1 <addr 192.168.100.1>]
rcvd [IPCP ConfNak id=0x1 <addr 82.49.165.*> <ms-dns1 217.141.255.204> <ms-dns3
151.99.125.1>]
sent [IPCP ConfReq id=0x2 <addr 82.49.165.*> <ms-dns1 217.141.255.204> <ms-dns3
151.99.125.1>]
rcvd [IPCP ConfAck id=0x2 <addr 82.49.165.*> <ms-dns1 217.141.255.204> <ms-dns3
151.99.125.1>]
local IP address 82.49.165.*
remote IP address 192.168.100.1
primary DNS address 217.141.255.204
secondary DNS address 151.99.125.1
Kete gje me jep dhe nen Mandrake 9.0 (ne shell nuk shifet ne ate rast, pasi mandrake 9.0 i ka vete drivers dhe e ben vete config per modemin ADSL qe kam une). Jane te njejtat simptoma, proceduren e lidhjes e ben, duket sikur eshte lidhur.
Lidhja me Internetin
Edhe dicka tjeter :) Meqe hapa nje teme po e vazhdoj ketu
Po lexoja udhezuesit tuaj mbi Mount te particioneve NTFS.
modprobe ntfs
Ketu me thoshte qe nuk gjej modprode command :(
Si i behet hallit? :)
Lidhja me Internetin
Përshëndetje XHaXHi_ELi,
në lidhje me problemin e parë, këtu është rregull të japësh sa më shumë informacione, markën e modem-it, llojin e lidhjes, kernel në përdorim; si dhe llojin e saktë të problemit. Nuk mjafton të thuash nuk arrij të lidhem (nga log i modem je lidhur); duhet të sqarosh nëse thjesht nuk arrin të lundrosh në internet, nuk arrin të ping-osh asnjë adresë, apo çfarë.
Në mesazhin e dytë shkruani që nuk gjen modprobe: provo të shkruash
/sbin/modprobe ntfs
Pastaj jepi një
# cat /proc/filesystems
dhe verifiko praninë e
ntfs
Lidhja me Internetin
NJeri pa eksperience jam une :) Nje nga nje do ju i them gjerat :)
Atehere, modemi eshte Alcatel Speedtouch USB
Kerneli eshte 2.4.20-8
Lidhja eshte ADSL e tipit ppp0a (te pakten nga Windows :)
Problemi eshte qe nuk lundroj dot, dhe provova dhe portat e chatit, nga x-chat, gjithmone i njejti problem. Do provoj PING dhe do te shkruaj ca ndodh.
Per te dyten do provoj prape :) Thnx. Kam te njejtin problem edheme komanden fdisk :(
Lidhja me Internetin
Përshëndetje XHaXHi_ELi,
ok, tani je më i qartë :-)
Po filloj me një këshillë të thjeshtë: gjatë kryerjes së kontratës për linjën
adsl ju jepet mundësia e zgjedhjes së interfaqes për modemin, ethernet ose USB. Në menyrë që të humbisni vetëm 30" për t´a konfiguruar nën Linux, zgjidhni llojin ethernet (pra që lidhet tek skeda e rrjetit).
Ti ke zgjedhur USB :-), të mbeten dy rrugë:
1- kërko këmbimin e modemit (zakonisht kalojnë 7-10 ditë)
2- përvish mëngët dhe fillo të instalosh suportin për modemin tënd dhe të prekësh files e konfigurimit në menyrë që të punojë.
Rruga e dytë ndoshta është me e mira, pasi në këtë menyrë arrin të mësosh diçka.
Pra zgjedhim rrugën e dytë :-)
Faqja zyrtare e suportit për markën e modemit tënd është: http://speedtouch.sourceforge.net
Udhëzuesit për instalimin (në gjuhë të ndryshme) i gjen tek adresa: <a href="http://speedtouch.sourceforge.net/index.php?/docs.fr.html" target="_blank" target="_new">http://speedtouch.sourceforge.net/index.php?/docs.fr.html</a>
Në vazhdim unë po kaloj proçedurën e instalimit dhe konfigurimit në shqip për ata që mund të kenë probleme me gjuhën:
1. Hyrje
Ky dokument ju ndihmon të instaloni modem-in Alcatel Speetouch ADSL USB duke përdorur drivers GPL e shkruar nga Benoit Papillault.
2. Kërkesat
- Drivers GPL
- Micronode i Thomson
- Kernel me suportin USB
- pppd
Adresa për të shkarkuar drivers GPL: http://speedtouch.sourceforge.net/index.php?/download.fr.html
Adresa për të shkarkuar micronode: <a href="http://www.speedtouchdsl.com/dvrreg_lx.htm" target="_blank" target="_new">http://www.speedtouchdsl.com/dvrreg_lx.htm</a>
(
kujdes, shkarkoi vetëm, mos i instalo!
)
Mund të përdorësh edhe drivers e Windows, file që nevoitet është: c:\windows\system\alcaudsl.sys
Kernel: është mirë të rikompilosh vetë kernel, përndryshe përdor kernel ekzistues (që normalisht afron suportin USB)
pppd: versioni i pppd duhet të jetë të paktën 2.3.11 (kontrollo me
# pppd --version )
[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Administratori më 22-09-2004 12:56 ]
[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Administratori më 22-09-2004 12:58 ]
Lidhja me Internetin
Te flm.
Une provova me nje aplikacion te gatshem qe e gjeta ketu
http://prdownloads.sourceforge.net/speedtouch/speedtouch-1.3.tar.gz?download
E kompilova, me kerkoi nje file ne .zip qe u desh ta download nga siti uficial i speedtouch. Kjo solli rezultatet qe dhashe me lart.
Tani do provoj kompilimin manual (qe beja nje here e nje kohe nen Mandrake 8.2) dhe do te sjell rezultatet.
Flm :)
Lidhja me Internetin
3. Instalimi/Konfigurimi
Konfigurimi i kernel
Në bazë të controller USB që përdor duhet të zgjedhësh midis dy modulëve UHCI apo OHCI
Për të kryer zgjedhjen (për të njohur modulin), jep komandën:
# lspci -v | grep USB
Si rezultat duhet të marrësh diçka të ngjashme me
usb-ohci : CMD technologies Inc|USB0670B
ose
usb-uhci : USB Controller: Intel Corporation 82371AB PIIX4 USB (rev 01) (prog-if 00 [UHCI])
Opcione për të mundësuar suportin USB
Shënim: nëse dëshiron të përdorësh modulët, vizito edhe seksionin e modulëve
<*>/<M> Support for USB (CONFIG_USB)
<*> Preliminary USB device filesystem (CONFIG_USB_DEVICEFS)
<*>/<M> UHCI (Intel PIIX4, VIA, ...) support (CONFIG_USB_UHCI) <--- Nëse controller-i yt suporton UHCI
<*>/<M> UHCI Alternate Driver (JE) support (CONFIG_USB_UHCI_ALT) <--- Nëse controller-i yt suporton alt UHCI
<*>/<M> OHCI (Compaq, iMacs, OPTi, SiS, ALi, ...) support (CONFIG_USB_OHCI) <--- Nëse controller-i yt suporton OHCI
Suporti PPP
Tek skeda Network device support ---> zgjidh opcionet në vazhdim
<*>/<M> PPP (point-to-point protocol) support (CONFIG_PPP)
<*>/<M> PPP support for sync tty ports (CONFIG_PPP_SYNC_TTY)
<*>/<M> PPP Deflate compression
Suporti HDLC
Tek skeda Character devices ---> zgjidh
[*] Non-standard serial port support
<*>/<M> HDLC line discipline support
[*]Unix98 PTY support
Modulët
Nëse dëshiron të përdorësh modulët, duhen konfiguruar rregullimet e tyre, pra duhet ndryshuar:
/etc/modules.conf
dhe verifiko praninë e rregullimeve të mëposhtme
alias char-major-108 ppp_generic
alias /dev/ppp ppp_generic
alias tty-ldisc-3 ppp_async
alias tty-ldisc-13 n_hdlc
alias tty-ldisc-14 ppp_synctty
alias ppp-compress-21 bsd_comp
alias ppp-compress-24 ppp_deflate
alias ppp-compress-26 ppp_deflate
/etc/modules
(për Debian GNU/Linux)
ppp_generic
ppp_synctty
n_hdlc
usbcore
usb-uhci
ose
usb-ohci
ose
uhci
Instalimi i drivers
Hapim drivers e shkarkuar
# tar xvfz speedtouch-x.tar.gz
futemi tek kartela e krijuar dhe kompilojmë
# ./configure && make
nëse nuk verifikohen gabime, instalojmë
# make install
Binarët e krijuar do të kopjohen tek
/usr/local/sbin
Konfigurimi i pppd
Nëse periferikja ppp nuk ekziston tek directory
/dev
dhe nuk je duke përdorur modulët
# cd /dev
# ls *ppp*
krijoje me anë të komandës
# ./MAKEDEV ppp (disa shpërndarje përdorin komandën
makedev ppp
)
Tani duhen konfiguruar 3 files
/etc/ppp/options
/etc/ppp/peers/adsl
/etc/ppp/pap-secrets
/etc/ppp/options
#### FILLIMI ####
noauth
usepeerdns
lock
noipdefault
#### FUND ####
/etc/ppp/peers/adsl
#### FILLIMI ####
# This file could be rename but its place is under /etc/ppp/peers
# To connect to Internet using this configuration file
# pppd call adsl updetach, where "adsl" stands for the name of this file
debug
kdebug 1
noipdefault
defaultroute
pty "/usr/local/sbin/pppoa3 -m 1 -c -vpi 8 -vci 35"
sync
user "këtu_login_yt"
noauth
noaccomp
nopcomp
noccp
novj
holdoff 4
persist
maxfail 25
usepeerdns
#### FUND ####
Nëse për ndonjë arsye pppoa3 dështon, provo të përdorësh deamon pppoa2. Ndrysho
pty "/usr/local/sbin/pppoa3 -m 1 -c -vpi 8 -vci 35"
në
pty "/usr/local/sbin/pppoa2 -vpi 8 -vci 35"
/etc/ppp/pap-secrets
#### FILLIMI ####
# client server secret IP addresses
"këtu_login_yt" "*" "këtu_password_yt" "*"
#### FUND ####
4. Lidhja me Internet
Fillimisht duhet kontrolluar që është montuar usbdevfs, nëse jo, montoje me
# mount none /proc/bus/usb -t usbdevfs
Tani mund të lidhemi!!! (mos harro vendosjen e nameserver tek /etc/resolv.conf) (merri nga mesazhi yt i parë, ose shkruaj:
nameserver 80.19.114.21
nameserver 151.99.125.1
)
# modem_run -f /pozicioni/i/mgmt.o
ose
# modem_run -f /path/to/alcaudsl.sys
# pppd call adsl updetach
Prit 20 sekonda dhe kontrollo që gjithçka është në rregull
# ifconfig ppp0
Si përgjigje duhet të marrësh përshkrimin e interfaqes.
Për t´u shkëputur
# killall -9 pppd
Kaq ishte e gjitha.
Lidhja me Internetin
E njejta gje ndodh :(
Nuk ka as PING. Me thote : unknown host
Sa per modemin, e kam marre ktu e tre vjet perpara ... dhe kur bera abonimin, kishte vetem USB, dhe nuk e nderroj dot, se rezultoj sikur modemi eshte i imi :P jo me qera :D
Lidhja me Internetin
Thnx per ndihmen. Me siguri ka pasur ndonje problem me drivers. Tani sapo provova nje program tjeter .. qe e gjeta tek http://speedtouchconf.sourceforge.net
Tani jam duke punuar me RedHat dhe tani filluan dhimbjet per ju :) ... sa shume qe do ju pyes :). S´besoj te merziteni :D
Lidhja me Internetin
Po vazhdoj une :)
[root@localhost Downloads]# rpm -Uhv kernel-ntfs-2.4.20-8.i686.rpm
Preparing... ########################################### [100%]
package kernel-ntfs-2.4.20-8 is already installed
[root@localhost Downloads]# /sbin/modprobe ntfs
modprobe: Can´t locate module ntfs