Nëse ke probleme për t´u futur në Internet edhe me Windows, do të thotë që nuk e ka fajin SuSE!
Përsa i takon leximit të files audio apo video, në bazë të programeve që përdor për t´i hapur, duhet të instalosh plugins e duhur për të lexuar ato lloj files. (mesa shkruan nuk ke problem për të "montuar" CD apo DVD).
Suse 9.0
Suse 9.0 eshte nje sistem operativ shume i kompletuar nqs i ke te 5 cd.
Per muzike mund te perdoresh ´xmms´ eshte njelloj si winamp 2.8.
Sa per firewall nuk asnje mundesi qe te kete interferuar tek windowsi.
Suse 9.0
Përshëndetje Anonim,
mesa duket duhet të jesh një nga "fatkeqët" që janë duke përdorur një version me difekt të ´parted´. Gjatë fazës së krijimit të bootloader dëmtohet tabela e particioneve dhe përpjektjet për t´a korrigjuar (p.sh. me fixmbr e Windows) sjellin si pasojë shkatërrimin e plotë të saj.
As reinstalimi i Windows, apo SuSE nuk arrin t´a zgjidhë problemin: duhet riformatuar komplet HD për të zgjidhur problemin. Nëse kur zgjedh Windows nga GRUB (apo LILO) ke një mesazh të ngashëm me:
root (hd 0,0)
Filesystem type unknown, partition type 0x7
chainloader +1
apo nuk ke mesazh fare (bllokohet nisja e windows) ke me të vërtetë një problem për të zgjidhur :-(
Nëse je me të vërtetë në këto kushte, na thuaj dhe pastaj të shohim si mund t´a zgjidhësh: ndërkohë mund të provosh si në vazhdim:
Nga BIOS aktivo LBA dhe kujdesu që vlera e rregullimit të HD të
mos
jetë në
AUTO
.
Suse 9.0
Jo u rregullu riinstalova Xp e ather suse riformatova edhe hardiskun me ket rast edhe çdo gja ne rregull.Kurse per sound driver nqs ndokush tjeter ka ket problem pash te nje forum nje zgjidhje qe funksionoi shkon te controll center te sound edhe deselect idle ateher me yast fshin sound driver apo card ne ket rast via686 edhe e riconfiguron.Normalisht duhet te funsionojne.
Suse 9.0
E provova knoppix live shum interesant m´pelqeu fakti se perdor kde 3.2.3
edhe ne pergjithi programet ishin te tana ma te reja se SuSe 9 qe perdori un.Po me password nuk e kuptova pse mi kerkote per root psh ne nji kohe qe nuk kisha rregjistru asnji pasword.Me QTparted nuk arrita te baj asgja nuk e di pse ndoshta duhet me hi si root apo ... :-?
Suse 9.0
Në knoppix nuk ka nevojë të japësh password e root (që është thjesht root) për të përdorur programet që kërkojnë të drejta përdorimi më të larta se të zakonshmet: mjafton të nisësh programet nga një terminal duke përdorur
sudo
. Në rastin tënd, mjaftonte një:
sudo qtparted
Përsa i takon tabelës jo korrekte të particioneve, është tamam arsyea për të cilën je duke përdorur parted, për t´a korrigjuar!
Prandaj, me anë të qtparted, fshi dhe rikrijo particionet që të nevoiten (sigurisht, pa prekur particionin arkiv ku ke të dhënat).