Pershendetje te gjitheve
Ditet e fundit vendosa te blej nje debian (7cd)ne rrjet duke porositur disqet pasi nuk kamnje lidhje interneti te shpejte ne shepi.(lidhem me nje modem gprs nokia)
Versioni eshte wody3.0r2 i386
Provova ta instaloj :-o mu duken te gjitha arabisht ne fillim por megjithate e instalova dhe riaviova makinen.
Me del ne comand line pasi nuk me njeh as monitorin as skeden video.Ndoshta eshte version pak ivjeter ky?
falemnderit mefisto
debian wody
Dtth. Debian eshte ne 9 CD, (7 + 1_NONUS + Update)? A eshte patjeter t´i kem te gjitha CD-te per ta instaluar Debian si server?
debian wody
Përshëndetje Burim,
jo, nuk të nevoiten të gjitha CD për të kryer instalimin e Debian.
Normalisht mjafton dhe CD e parë për të kryer instalimin minimal.
Sidoqoftë, nëse ke probleme për të gjetur CD e Debian, më ridërgo via email adresën tënde dhe ti dërgoj une me postë.
debian wody
Javen e kaluar instalova Debian Woody qe nga interneti, duke ndjekur udhezimet e manualit te instalimit. Ne pergjithesi shkoi mire, vetem se X-i nuk me punon. Normalisht distribucionet e tjera e konfigurojne vete X-in, kurse debian te pyet edhe se cfare frekuence ka monitori (ku ta di une i shkreti, pse c´u bera une qe te di edhe frekuencen e monitorit).
Pervec kesaj, me duket se woodi eshte pak si i vjeter. Me duket se ka mundesi qe te bej update ose upgrade te versionet me te reja, me ane te apt-get, por nuk e di tamam sesi behet. E ka idene ndonjeri?
debian wody
Përshëndetje dasho,
urime për zgjedhjen :-)
Shpresoj të kesh kryer me korrektësi instalimin bazë, përndryshe hidhi një sy edhe këtij diskutimi: http://alblinux.net/modules.php?mop=modload&name=Splatt_Forums&file=viewtopic&topic=144&forum=3
Po të ndjekësh atë udhëzim hap pas hapi, në fund të proçesit do të kesh të instaluar një Debian/Sid, pra që ju afron mundësinë e instalimit të programeve në versionet e fundit.
Përsa i takon frekuencës së monitorit, rruga më e thjeshtë është nisja e pc nga Knoppix, e marrja e vlerave nga file i konfigurimit të tij (nga i njëjti file mund të marrësh edhe vlera të tjera që ndoshta do t´ju duhen).
Para se të instalosh çdo lloj paketi në woody, kalo fillimisht në Sid (sipas udhezuesit), e pastaj rikonfiguro serverin X (
# dpkg-reconfigure xserver-xfree86
)
Sidoqoftë, udhëzuesi tek adresa e mësipërme është tepër i qartë.
Unë po shtoj këtu listën time të burimeve apt, aktualisht nuk ka pako me probleme:
/etc/apt/sources.list
Gjithashtu, duhet të krijosh dhe file
/etc/apt/preferences
me përmbajtjen në vazhdim:
Nuk besoj të ndeshësh probleme.
debian wody
Ngadale njehere se nuk e kam zgjedhur akoma :-)
Duhet ta dish se une kam ne kompjuter sisteme te ndryshme, perfshire edhe Windows-in (pa te cilin nuk bejne dot disa njerez ketu rreth e rrotull qe kane nevoje te perdorin kompjuterin tim here pas here). Debianin e kam instaluar per ta provuar se cfare eshte, por si sistem baze pune akoma kam RedHat-in.
Ne fakt, arsyeja kryesore qe e instalova pikerisht tani ishte sepse nuk po i gjeja ne RedHat disa toolse qe perdoren per rimasterizimin e Knoppix-it, p.sh. njefare ´cloop´. Por mesa kam pare kjo nuk ndodhet as ne Debian, por ndodhet ne vete Knoppix-in.
Udhezimet e tua ishin shume te dobishme. ´apt-get upgrade´ dhe dist-upgrade mi kishte zene syri edhe mua dhe ne fakt i kam provuar, por pa rezultat. Mesa duket problemi duhet te kete qene te lista e sourceve. Do ti ndjek udhezimet e tua kur te kem kohe (jo sot) dhe besoj se nuk do kem probleme.
Mendoj se po ti rekomandoje dikujt nje shperndarje, ti do ti rekomandoje Debian. Perse? Cfare perparesish ka ne lidhje me shperndarjet e tjera? Para disa kohesh une do tu rekomandoja njerezve RedHat (sepse me ate kam me shume eksperience), por sot nuk jam dhe aq i sigurte.
debian wody
Përshëndetje,
po, e ke kuptuar mirë: do të rekomadoja dhe rekomandoj
vetëm
debian.
Arsyeja është filozofike dhe sigurisht teknike.
Ndoshta kush instalon DEBIAN për herë të parë duhet të fillojë duke lexuar: http://www.debian.org/intro/why_debian , dhe sidomos: http://www.debian.org/social_contract. Sidoqoftë, duhet lexuar edhe http://www.debian.org/intro/about#what . :-)
Mbasi të jenë lexuar faqet e mësipërme, përgjigjet mund të reduktohen thjesht në
Sepse Debian është ... DEBIAN
, ose pak më gjatë:
Thjesht pamundësia për të shprehur se sa arrin të mësosh gjatë përdorimit të DEBIAN.
Nëse dëshiron disa aspekte teknike mund të rreshtoj disa (gjithmonë duke respektuar pyetjen
përse po... e përse jo
:
- Debian është e vetmja që ka një sistem paketizimi serioz dhe funksionues.
- Ndjek në menyrë të përkryer idetë e projektit GNU, funksionon në shumë piataforma, ka një sasi të paimagjinueshme dokumentesh dhe udhëzuesë
- Afron një metodë më të pastër për administrimin e makinës: instrumentët automatikë të konfigurimit nuk bëjnë asgjë pa të pyetur apo njoftuar...
E mund të vazhdoj kështu deri nesër ... :-)
Përse jo p.sh RH? Sepse mundohet thjesht të emulojë duke krijuar tools grafikë administrimi e jo një sistem tjetër operativ, që nuk dua ti përmend emrin tani. Dhe ndoshta me (apo pa) dashje kanë hequr mundësinë e kontrollit të
plotë
mbi makinën tënde.
Tani përsa i takon
cloop
: kush të tha që mungon në debian?
Ja përgjigja që marr unë me një komandë të thjeshtë:
Me përjashtim të përgjigjes së parë (që është .deb i krijuar nga unë për nevojat e mija), dy të tjerat shkarkohen direkt me
apt-get
.
Faqet