You are here

debian wody

mefisto's picture

Pershendetje te gjitheve

Ditet e fundit vendosa te blej nje debian (7cd)ne rrjet duke porositur disqet pasi nuk kamnje lidhje interneti te shpejte ne shepi.(lidhem me nje modem gprs nokia)

Versioni eshte wody3.0r2 i386

Provova ta instaloj :-o mu duken te gjitha arabisht ne fillim por megjithate e instalova dhe riaviova makinen.

Me del ne comand line pasi nuk me njeh as monitorin as skeden video.Ndoshta eshte version pak ivjeter ky?

falemnderit mefisto

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje mefisto,

Tek kjo temë

janë përshkruar hapat e duhur për instalimin e GNU/Linux Debian.

Për të instaluar woody mjafton të ndjekësh ato hapa, duke patur kujdes të kapërcesh pjesën ku flitet mbi ndryshimin e sources.list (pra të lësh sources.list origjinale të krijuar gjatë fazës së instalimit) dhe pastaj të vazhdosh sipas përshkrimit.

Pra, mbasi të kesh përfunduar konfigurimin e Exim, duhet të kalosh tek:

Quote:

# apt-get install xserver-xfree86

e pastaj mund t´a rikonfigurojmë (në rast problemi) me

# dpkg-reconfigure xserver-xfree86

Tani mund të instalojmë GNOME:

# apt-get install gnome gdm


Programi do t´ju kërkojë të futni herë pas here CD që i duhen.

Po pate probleme, ki kujdes të përshkruash hapat që ke ndjekur për të zbuluar ku ke ngecur.

mefisto's picture

Pershendetje Moderator
OK,instalimi te themi qe shkoi mire vetm se kam disa probleme;
-Besoj qe kam mundesi te rikthehem ne configurimin e apt-get pasi ne momentin qe me thoshte te caktoja se sa cdrom kisha si source,per nje gabim shpejtesie :-( ndalova tek cdrom nr5 pasi shtypa gabimisht next ne vend qe ti thoja kontrollo cdrom ne vazhdim.
-Pastaj,kur bera konfigurimin e moduleve nuk merrjavesh mire se cili modul i perkiste portes time irda(sigmatel dongle)keshtu qe i instalova te gjithe ato qe pata mundesi.(them ato qe pata mundesi pasi dis nuk pranonin te instalohen)
- me duhet te adaptoj software per xfree86 qe ti perputhet skedes time "intel 82845g" dhe skedes audio "SoundMAX Digital Audio".Por nuk kam mundesi ta bej kete me apt-get(po qe se behet)nga rrjeti pasi ne shtepi kam vetem nje lidhje gprs(shuuuume te ngadalte :-| ) qe mezi me ecen per te skarikuar posten dhe per te hyre ne forum.Mund ti skarikoj driverat nga nje postacion tjeter dhe a mund te punoj me nje debian pa patur patjeter nje lidhje interneti te shpejte?
Po e lem ekaq per momentin se ju bombardova me pyetje.
Pershendetje mefisto

:-)

Administratori's picture

Për të shtuar CD e tjera mjafton të japësh komandën:

# apt-cdrom add

Përsa i takon IrDA, hidhi një sy adresës në vazhdim: http://www.hpl.hp.com/personal/Jean_Tourrilhes/IrDA/IrDA.html

Për konfigurimin e interfaqes grafike, provo si në vazhdim:

# apt-get install xserver-svga
# dpkg-reconfigure xserver-svga

Për skedën audio, të këshilloj të përdorësh ALSA, pra shkarko versionin e fundit të drivers dhe tools ALSA e kompiloi për skedën tënde (tek siti i ALSA gjen udhëzimet për instalim e konfigurim për çdo skedë të suportuar).

Vazhdo konfigurimin dhe njofto ku do të ngecës (nëse bllokohesh).

mefisto's picture

Pershendetje
OK bera si me thate dhe prape nuk arrita te nis interfaqen grafike.
Po ju postoj ate qe me jep si problem:
Thote se serveri x nuk mundi te nisi dhe po te dua te shof out put (qe supo<oj te jete nje si tip logfile)te vazhdoj,dhe kam nje faqe bojqelli ku thuhet:(Po postoj fjale per fjale)
Warning:process set to nice valu 0 instead of 10 as requested
XFree86 version 3.3.6a / Xwindow system
(protocol version 11,version 0,vendor relese 6300)
Relese date xx november 2000(kjo date me duket shume e hershme)
Dhe ketu thote se po qe se Hardware eshte me i ri se kjo date me nevojitet rinovim.
.........
Opereiting system:Linux 2.4.13 i686[ELF]

Configuret drivers:
SVGA:Server for SVGA graphic adaptors(pach level 1)

Pastaj me jep nje seri produktoresh skedash grafike nder te cilet nu eshte i845.
Them se po qe se data e mesiperme eshte e vertete atehere me nevojitet se sben nje rinovim i driverave.
Por nuk di se ku mund te gjej te tille.

Falemnderit dhe pershendetje
mefisto

Administratori's picture

Ok,

në fakt versioni i server-it X duhet të jetë të paktën 4.1.0

M.q.s. lidhja internet që jeni duke përdorur nuk mjafton për të shkarkuar gjith´çfarë duhet për të rifreskuar X dhe libraritë e ndryshme, mendoj që zgjidhja ideale, tani për tani, do të ishte instalimi në HD i Knoppix apo Morphix. Kështu do të keni suportin e plotë për hardware tuaj.

Nëse keni probleme për të siguruar Knoppix apo Morphix apo Gnoppix, më thoni dhe ju dërgoj unë një CD me njërën apo tjetrën.

Rrugëzgjidhja tjetër (nëse dëshironi Debian të pastër) është të kini durim sa të lëshohet Sarge (rreth një muaj).

GNU/Linux Woody në fakt këshillohet për instalime të klasës Server, ku interfaqja grafike apo skeda audio nuk interesojnë dhe askush nuk i konfiguron. Edhe versionet e Desktop që do të gjesh tek Woody janë të vjetër p.sh. GNOME është në versionin 1.4.

Për përdorim si Desktop, kur nuk ke lidhje të mirë Internet, duhet të përdorësh njërin prej Live CD e mësipërme.

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Administratori më 09-05-2004 12:19 ]

mefisto's picture

Pershendetje
:-) Per çudi sot kam instaluar pikerisht nje kopje te knoppix3.3te cilen ja kam marre nje miku.Eshte nje version qe jepet me revista informatike.(ne shitje ne itali)Thoni te kete ndonje problem?
Pastaj mbas instalimit(gjithshka shkoi ne rregull,me njohu te gjithe ardware)bera nje xhiro te shpejte neper interfaqen grafike;
shoh qe ka nje mundesi te konfigurosh ne nje dritare qe quhet centro di controllo di KDE.Atehere duke qene se kam lexuar ne kete forum qqe nje nga gjerat qe duhet bere heret a vone,eshte kompilimi i kernel(gje qe akoma nuk ja kam idene se ne çfare konsiston)dhe menjehere shkova ne rreshtin ku flitej per kernel:
me thote se kernel sources nuk jane te pranishme ose une kam gjetur nje bug ne kernelin e knoppix(e dyta mu duk pak probabel per nje fillestar si une te gjeje me pak levizje nje bug ne knoppix)
Tani;knoppix nuk jep te gjitha sources me vete?apo ja kom fut kot plako ja kom fut kot :-)

Ky knoppix,perveç ketij fakti,mu duk interesant,ka ndonje ndryshim me distrote e tjera qe me permendet me lart?

mefisto

P.S: po me ndodh diçka shume e çuditeshme;
Ne harddiskun tim kam tashme keto partizione
1-ntfs primary me winxp
2-extendet
a-swap 530Mb
b-reisefer per linux /
3-fat32 per te gjithe dokumentat
problemi me lind me partizionin e dokumentave,eshte hiden pra i fshehur dhe nuk mund ta shoh ne windows.
me anen e pmagic for win u mundova ta unhide dhe ne reboot pmagic thote se i ka bere te gjitha operacionet e duhura dhe rebootohet perseri,por prape particioni i dokumentave eshte i fshehur.po e njejta gje me ndodhi ne instalimin e perpareshem(pra debian wody)por ne ate rast pmagic arriti ta unhide.
pershendetje mefisto
shpresoj te mos ju lodh me temen e stergjate
:-)

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: mefisto më 09-05-2004 17:45 ]

Administratori's picture

Quote:

09-05-2004 në orën 16:36, mefisto ka shkruar:
[...]
me thote se kernel sources nuk jane te pranishme ose une kam gjetur nje bug ne kernelin e knoppix(e dyta mu duk pak probabel per nje fillestar si une te gjeje me pak levizje nje bug ne knoppix)
Tani;knoppix nuk jep te gjitha sources me vete?apo ja kom fut kot plako ja kom fut kot :-)

Ky knoppix,perveç ketij fakti,mu duk interesant,ka ndonje ndryshim me distrote e tjera qe me permendet me lart?


Për shkak të hapësirës në CD (Knoppix vjen vetëm me një CD) është normale që nuk përfshihen buruesit e kernel apo programeve. Buruesin e kernel të personalizuar për Knoppix mund t´a shkarkosh nga ftp e knoppix.org
Sidoqoftë, nëse nuk ke probleme me njohjen e hardware, nuk ke përse të rikompilosh kernel-in (të paktën tani për tani).

Ndryshimet midis Knoppix, Morphix e Gnoppix janë që Knoppix përdor si Desktop të prezgjedhur KDE, kurse dy të tjerat përdorin Desktop GNOME (pra mund të zgjedhësh shqipen si gjuhë për të punuar). Ndryshime të tjera të ndjeshme nuk ka, përveç një instaluesi shtesë tek Morphix, që lehtëson shumë proçesin e instalimit në HD.

Quote:

P.S: po me ndodh diçka shume e çuditeshme;
Ne harddiskun tim kam tashme keto partizione
1-ntfs primary me winxp
2-extendet
a-swap 530Mb
b-reisefer per linux /
3-fat32 per te gjithe dokumentat
problemi me lind me partizionin e dokumentave,eshte hiden pra i fshehur dhe nuk mund ta shoh ne windows.
me anen e pmagic for win u mundova ta unhide dhe ne reboot pmagic thote se i ka bere te gjitha operacionet e duhura dhe rebootohet perseri,por prape particioni i dokumentave eshte i fshehur.po e njejta gje me ndodhi ne instalimin e perpareshem(pra debian wody)por ne ate rast pmagic arriti ta unhide.

Nuk besoj që varet nga shpërndarja Linux që je duke instaluar: zakonisht ndodh kur përdor BootMagic; duhet të shikosh opcionet e BootMagic për të kthyer në "të dukshëm" particionin FAT32.

Administratori's picture

Jo, lilo nuk ka punë me Windows apo PM, thjesht kur i thua të nisë Windows tërhiqet dhe i lë vend file të boot të windows, pa i kaluar asnjë lloj parametri.

Pra problemi mund të jetë i PM (provo me ndonjë version tjetër të Partition Magic), ose i vetë Windows.

Nëse nuk arrin t´a zgjidhësh vepro në këtë menyrë: kopjo të gjitha të dhënat që ke tek particioni Arkiv në një kartelë çfarëdo në knoppix (p.sh. tek ~home/arkivi)
Pastaj me anë të PM nga windows (ose QTParted nga Knoppix) fshi dhe rikrijo particionin në FAT32.
Në fund bëje të dukshëm nën Windows, me anë të PM ose vetë windows.

mefisto's picture

Pershendetje
Dhe akoma me shume pike per linux. ;-)
Provova "cfdisk" dhe bera ate qe me thate ju,mendova se duke ribere particionin e arkivit do te shuaja te gjitha gjerat qe kisha brenda keshtuqe i kopjova te nje direktori ne linux.Kur u ktheva ne windows per çudi dhe surprize,rigjej jo vetem particionin por dhe te gjithe dok qe mendoja se ishin eliminuar:-P .Me te vertete nje surprize e bukur.Pyetja eshte:a eshte normale kjo?une mendoja se cfdisk eshte si fdisk i msdos,domethene po ribere particionet humb cdo gje ne to!
Tani e vetmja gje qe me ndan nga kthimi i windowsit thjesht si nje os alternativ ndaj linux,eshte konfigurimi i gprs per te patur mundesi te hy ne rrjet.Gje qe do te bej se shpejti.

Falemnderit per keshillat dhe pershendetje ne seanca te tjera :-)

Administratori's picture

Përshëndetje sys_brk() ,

së shpejti do të shtoj dhe një udhëzues mbi krijimin e një kernel-i të personalizuar, sipas mënyrës debian.

Faqet