You are here

HTCI apo një "silicon" i ri në Greqi

laurenti's picture

Greqia ka vendosur të marrë rolin e Shtetit leader në teknollogjitë e përparuara në lidhje me elektronikën brenda vitit 2010 dhe të krijojë një "Silicon Valley" të re evropiane me anë të një projekti të mbiquajtur Hellenic Technology Clusters Initiative (HTCI).

Projekti që është futur në fazën pilot ka marrë 9,5 miion euro në dy vjet nga ana e Ministrisë së Zhvillimit grek, nga fondet rajonalë të Bashkimit Europian dhe nga disa ndërmarrje private.

Sektorët e aktivitetit përqëndrohen tek semikonduktorët, mikroelektronika dhe sistemet embedded.

Midis ndërmarrjeve pjesmarrëse bien në sy Atmel e Broadcom dhe midis qendrave të kërkimit dhe instituteve Universiteti Teknik i Athinës dhe Universiteti i Patros.
HTCI shpreson që me rritjen e saj të krijojë rezerva të rendësishme për ekonominë e shtetit dhe të tërheqë investime të huaja, edhe në varësi të pozicionit strategjik gjeografik.

Presidenti i Hellenic-SIA (Hellenic Semiconductor Industry Association), Theodore Varelas bën të ditur që HTCI është "gjëja e duhur në momentin e duhur".

Për më tepër, Hellenic Technology Cluster Initiative.