You are here

Vdes Jack Kilby, babai i qarqeve të integruara

AlbLinux's picture

Në moshën 81 vjeçare ndahet nga jeta Jack Kilby, inxhenieri që krijoi qarkun e parë të integruar.

Ishte viti 1958 dhe punonte për Texas Instruments kur Kilby krijoi atë që do të ndryshonte botën e atëhershme dhe të sotme.
Në vitin 2000 nderohet me çmimin Nobel për Fizikën.

"Sipas mendimit tim ekzistojnë me të vërtetë pak njerëz puna e të cilëve ka ndryshuar me të vërtetë botën dhe menyrën tonë të jetesës: janë Henry Ford, vëllezërit Wright, Thomas Edison dhe Jack Kilby", është shprehur Tom Engibous, presidenti i Texas Instruments.

Lexime: The Chip that Jack Built Changed the World.