You are here

Ubuntu 6.06 LST

laurenti's picture

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël i Ubuntu, shpërndarjes Linux që me "forcë" po zë vend nëpër kompjuterët dhe zemrat e përdoruesve nga mbarë bota.Kësaj rradhe Ubuntu është trefishuar: në fakt ky version shpërndahet si CD për instalime desktop, CD për instalime server dhe, për lumturinë e shitësve të PCve, CD për instalime OEM të prekonfiguruara (The alternate install CD).Për herë të parë, gjejmë krahas numrit të versionit që shoqëron emrin Ubuntu, një sigël të re: LTS, (Long Term Support). Por të rejat nuk për përfundojnë me sa më sipër, prandaj ju ftojmë t'a provoni duke ju uruar shkarkim dhe punë të mbarë: Faqja e mirrors për shkarkime.