You are here

Probleme teknike

AlbLinux's picture

Sikurse shumë prej jush mund t'a kenë venë re, këto ditë AlbLinux.net nuk ka funksionuar korrektësisht për shkak të punimeve tek server-i ku ky sit mbështet.

Duke përfituar nga këto punime, u kujdesa që të upgrad-oj edhe versionin e sitit: tashmë siti ynë përdor versionin e fundit 6.9 të PHP-Nuke. Janë kryer edhe disa modifikime shtesë në menyrë që të vazhdojmë të përdorim Splatt-Forum si forum për sitin tonë (faleminderit Giorgio për ndihmën e afruar): tani në funksion është Splatt-Forum 2.4-dev.

Përsa i takon versionit 6.9 të PHP-Nuke, akoma nuk kam arritur t'a testoj në 100% dhe ka akoma pjesë të papërshtatura në shqip. Shpresoj në ndihmën tuaj për t'a testuar dhe përmirësuar sa më shumë: ju lutem të lajmëroni çdo mosfunksionim.