You are here

Parlamenti Europian ''fshin'' direktivën mbi patentimin e programeve

AlbLinux's picture

Michel ROCARD (PSE, FR)
Relacion në lidhje me pozicionin e përbashkët të Këshillit në pritje të vënies në fuqi të direktivës së Parlamentit europian dhe Këshillit mbi patentimin e shpikjeve të kryera me anë të përpunuesve elektronikë
Dok.: A6-0207/2005
Proçedura: Marrja e vendimit, leximi i dytë
Diskutimi: 5.7.2005
Votimi: 6.7.2005

Parlamenti hodhi poshtë me 648 vota pro, 14 kundër dhe 18 fletë të bardha - pozicionin e përbashkët të Këshillit në lidhje me direktivën e propozuar mbi patentimin e programeve. Salla përshëndeti rezultatin e votimeve me një duartrokitje të gjatë. Kjo është hera e parë në histori që Parlamenti kthen mbrapsht një propozim ligjor në leximin e dytë të proçedurës së marrjes së vendimit.
Në të kaluarën, sidoqoftë, deputatët kanë hedhur poshtë pesë propozime në leximin e tretë, në Plenar apo në komitetin e zgjedhjes.

Para kryerjes së votimeve, relatori Michel ROCARD (PSE, FR) mori fjalën për të njoftuar mundësinë e kundërshtimit të pozicionit të përbashkët të Këshillit për arsye, ja aq të pikvështrimeve të ndryshme të deputetve, sesa faktit që «rrymat» e ndryshme në Parlament preferojnë kundërshtimin e shtimit të normave të prezantuara nga grupet kundërshtare.

Relatori përfitoi gjithashtu nga rasti për të shprehur pakënaqësinë e fortë mbi sjelljen, cilsuar «skandaloze», e mbajtur nga Komisioni dhe Këshilli ndaj Parlamentit gjatë diskutimit të problemit. Përçmim dhe sarkazëm në lidhje me pozicionin e shprehur nga deputatët gjatë leximit të parë, mungesa e konsultimeve dhe përpjekjet për të penguar dialogun midis qeverive, qenë ankesat kryesore drejtuar Ekzekutivit.
Relatori në vazhdim pohoi që edhe Këshilli ka përgjegjësi të mëdha dhe që «hedhja poshtë do të shërbejë si mësim».

Në lidhje me çështjen në diskutim, deputeti vuri në dukje nevojën e ngritjes së cilësisë së diskutimit meqenëse normativa «nuk është pjekur akoma» dhe, në çdo rast, kthimi mbrapsht do të jetë një mesazh i qartë drejtuar zyrës evropiane të patentave me anë të së cilit Parlamenti shpreh kundërshtimin e tij ndaj patentimit të programeve.

Mbas votimeve, Hans-Gert POETTERING (PPE/DE, DE) mori fjalën për të kujtuar që Komisioni kishte njoftuar pamundësinë e prezantimit të një propozimi të ri në rast se aktuali nuk do të pranohej. Megjithatë, shtoi, Marrëveshja inteinstitucionale e nënshkruar parashikon që Komisioni të marrë iniziativa nëse Parlamenti bën kërkesë. Deputati përfundoi duke shprehur bindjen që kjo kërkesë do të prezantohet.

Monica FRASSONI (Verdi/ALE, IT) deshi të preçizojë që jo automatikisht Parlamenti duhet t'i kërkojë Ekzekutivit një propozim të ri që, sipas saj, rrezikon të jetë tepër i ngjashëm me propozimin paraardhës.

Në emër të Komisionit, Benita FERRERO-WALDNER pohoi respektin e të drejtës demokratike të Parlamentit për të kundërshtuar pozicionin e përbashkët. Por, vuri në dukje që zyrat e shteteve të veçanta të patentave do të vazhdojnë të lëshojnë patenta jashtë kuadrit të harmonizuar dhe jashtë kontrollit nga ana e Drejtësisë. Ekzekutivi, shtoi, do të fillojë diskutime me komisionet parlamentare kompetente dhe do të prezantojë një propozim të ri nëse do të kërkohet.
Komisarja ka përfunduar fjalimin duke thënë që patenta e ardhshme komunitare «është në duart e Këshillit» që po vlerëson një sërë opcionesh të mundshme.