You are here

Linux gjithmonë në xhep

AlbLinux's picture

Duket e pabesueshme por është vërtetë: ByzantineOS është një sistem operativ i bazuar në Linux dhe Mozilla, i përshtatshëm për PC, që funksionon nga CD pa pasur nevojë të instalohet në HD. Dimensioni i tij (48MB) bën të mundur shpërndarjen e tij në CD në formatin e biletave të vizitës...një menyrë për të mbajtur gjithmonë një pinguin me vete në xhep!

Karakteristikat:
ByzantineOS bazohet tek një shpërndarje Linux bootabël me Mozilla e shumë shërbime dhe programe. ByzantineOS zë 32MB (apo 48MB) hapësirë në CD dhe funksionon me të gjithë PC.

Specifikat:
CPU (Intel Pentium Pro/Celeron/Pentium II)
Skedë rrjeti ose Modem
CD-ROM
RAM (128 MB minimum për grafikën)
Skedë Video VESA2.0 Kompatibël

ByzantineOS të dhënat teknike:
kernel-2.4.19 / glibc-2.2.5 with devfs support
devfsd-1.3.25
dhcpcd-1.3.22-pl3
busybox-0.60.4
DirectFB-0.9.13 / XDirectFB-1.0-rc2
Sawfish-1.1
Mozilla-1.2b
MPlayer 0.90-pre8

  • Faqja web