You are here

Lëshohet GNOME Desktop 2.4 RC1

AlbLinux's picture

Jemi duke ju afruar çdo orë e më shumë ditës së lëshimit të versionit stabël 2.4 të desktop GNOME. Ndërkohë ja ku lëshohet Release Candidate e parë e mbiquajtur "Kublai". Ju ftoj t'a shkarkoni dhe të filloni të përgatiteni shpirtërisht të zevëndësoni ...KDE që jeni duke përdorur :-)

Release Candidate e lëshuar përmban korrigjimet e minutës së fundit si dhe përkthimet e reja të shtuara (ndoshta nuk është një surprizë për ju por, 2.4 do të jetë versioni i parë në të cilin do të suportohet zyrtarisht edhe gjuha shqipe).

Mund t'a shkarkoni si zakonisht nga ftp.gnome.org.dhe mirrorët e tij.

Lajmërimi i plotë mund të lexohet duke klikuar këtu.