You are here

GNOME live CD (versioni në shqip)

AlbLinux's picture

Edhe pak ditë na ndajnë nga lëshimi i versionit të ri stabël 2.12 të ambientit të punës dhe zhvillimit GNOME.

Edhe ky version është 100% në shqip, duke afruar aktualisht ambientin e vetëm të punës krejtësisht në shqip për kompjuter.
Duke patur parasysh pamundësitë që kanë shumë prej përdoruesve shqiptarë për të provuar ambientet e punës së bashku me programet më të fundit në shqip, vendosëm të afrojmë versionin live të GNOME, me versionet më të freskta të programeve në shqip.

Ky version është demostrativ, i painstalueshëm në HD, mbështetur në Projektin Gnome LiveCD.

Struktura e CD ndjek strukturën e Ubuntu live, duke u kujdesur në kryerjen e ndryshimeve të domosdoshme për të pasqyruar sa më shumë gjendjen reale të versionit në shqip të GNOME.

Për t'a provuar, mjafton të shkarkoni dhe masterizoni file gnome-livecd-2.11-i386-sq-1.iso nga kjo faqe.

Kujdesuni që në bios të keni caktuar opcionin e nisjes nga CD-ROM dhe, rinisni kompjuterin tuaj nga CD e masterizuar. Përndryshe, mund të nisni CD e masterizuar direkt nga Windows. Për përdoruesit e Windows, tek kartela "programs" e CDsë, janë shtuar versionet e fundit në shqip të Mozilla Firefox, OpenOffice2.org dhe AbiWord (në formatin e ekzekutueshëm .exe për një instalim të menjëhershëm).

Kush nuk ka mundësi të shkarkojë imazhin ISO (të këtij versioni apo të versionit të ardhshëm përfundimtar) mund të bëjë kërkesë për CD e gatshme të masterizuar.
Ndërkohë, mund të vizitoni videon e përgatitur gjatë emulimit të live CD duke klikuar këtu.