You are here

GNOME 2.13.1

AlbLinux's picture

GNOME 2.13.1 është versioni i parë i lëshuar i ciklit të ri të versioneve në zhvillim të ambientit të punës GNOME. Si në të gjithë versionet e zhvillimit do të mund të njiheni me të rejat dhe eksperimentet e fundit prandaj shkarkoni, kompiloni, provoni, lozni me të dhe... njoftoni për të metat e ndeshura, punoni dhe zhvilloni në të, përktheni, dokumentoni, korrigjoni, përmirësoni!

Për ata që nuk e dinë, ky cikël do të vazhdojë deri në mars 2006, për t'i lëshuar vendin GNOME 2.14.

Kush ndihet gati, mund të fillojë menjëherë, duke kompiluar me ndihmën e Jhbuild dhe modulesets për këtë version, vënë në dispozicion nga Grupi i punës i GNOME.

KUJDES!!!
---------

Paralajmërimi është i detyrueshëm në këto raste: megjithëse mund të kompilohet, instalohet dhe përdoret kemi të bëjmë gjithmonë me një version të lëshuar për t'u provuar dhe eksperimentuar, nuk rekomandohet instalimi në makinat e punës së përditshme.

Për informacione të tjera rreth ciklit 2.13, vizitoni http://live.gnome.org/TwoPointThirteen

Testim i mbarë!