You are here

GNOME 2.12 LiveCD

AlbLinux's picture

Mbas lëshimit të versionit stabël 2.12 të GNOME, ja ku arrin edhe versioni në shqip i GNOME Live CD: shkarkoje --> masterizoje --> rinis PC.
Asnjë ndryshim në sistemin aktual të instaluar dhe do të jeni në gjendje të shijoni versionin e ri të ambientit të punës dhe zhvillimit GNOME, krejtësisht në shqip.

Versioni i lëshuar nga ne ndryshon nga versioni zyrtar i lëshuar nga Projekti GNOME.org:

  • Është shtuar versioni i fundit i përshtatjes në shqip për të gjithë software e përmbajtur ;
  • Janë shtuar versionet e fundit për Windows të programeve më të mirë open source të përshtatur në shqip.

Në këtë menyrë, edhe përdoruesit e Windows, duke shfletuar kartelën "Programs" në CD, mund të instalojnë me një "klik" versionet e fundit në shqip të Abiword, OpenOffice.org2, Mozilla Firefox dhe Mozilla Thunderbird. Në versionet e ardhshme do të mundohemi të shtojmë edhe Gimp për Windows.

Shkarkimi i imazeve ISO mund të kryhet nga GnomeLive.

  • Nëse ndeshen probleme në masterizim/përdorimin mund të kërkoni ndihmë në forumin përkatës të sitit tonë.
  • Personat që nuk kanë mundësi të shkarkojnë imazhin ISO, mund të na kërkojnë CD e gatshme të masterizuar.
  • Përfaqsuesit e shkollave/universiteteve apo organeve të tjerë publikë, mund të bëjnë kërkesë deri në 20 CD për subjekt: shpenzimet e krijimit/dërgimit do të mbulohen nga ne.

Së shpejti do të afrohet edhe versioni i nstalueshëm në HD i LiveCD.