You are here

GNOME 2.12

AlbLinux's picture

GNOME 2.12 është versioni më i ri i ambientit punues të mirënjohur, të lirë e për plataforma të ndryshme, që vë në dispozicion të gjithë instrumentët për të cilët një përdorues mund të ketë nevojë në punën e përditshme, dhe një plataformë e plotë zhvillimi për programuesit.

Karakterisitikat e GNOME janë lehtësia në përdorim, qendrueshmëria, internacionalizimi i cilësisë së parë dhe suporti për personat me aftësi të kufizuara, kështu që GNOME dhe aplikativët e përfshirë janë të përdorshëm nga gjithkush, kudoqoftë.

GNOME funksionon në një larmi plataformash, përfshirë GNU/Linux (zakonisht quajtur Linux), Solaris, HP-UX, BSD dhe Darwin e Apple. Është punuar gjithashtu në këtë version në drejtim të thjeshtimit të proçedurës së krijimit të "ports" të instrumentëve GNOME për Windows.

GNOME është pjesë e Projektit GNU, dhe është Free Software.

Si mund të marrësh GNOME 2.12

LiveCD

Për të shkarkuar dhe provuar versionin e fundit të GNOME, provo LiveCD tonë. Shkarko, masterizo, dhe rinis kompjuterin - Pa prekur sistemin tuaj aktual, thjesht do të mund të shikoni GNOME e fundit në të gjithë bukurinë e mirësinë e tij.

GNOME 2.12 LiveCD do të jetë gati për shkarkim gjatë ditës së sotme. Kontrollo herë pas here faqen e shkarkimit të LiveCD.

* Shkarko GNOME LiveCD (në gjuhë të ndryshme) duke përdorur BitTorrent.

GNOME së bashku me shpërndarjet

Shumë shpejt, shumica e shpërndarjeve më të mëdha Linux do të paketojnë dhe integrojnë versionin e ri 2.12 të GNOME. Për të ndjekur informacionet e fundit në lidhje me shpërndarjet Linux që integrojnë GNOME 2.12, vizito faqen tonë Get Footware.

Instalimi nga buruesit

Sigurisht, buruesit tonë janë gjithmonë në dispozicion, prandaj çdokush mund të instalojë GNOME nga Zero. Shiko Shënimet e Lëshimit në lidhje me skriptet tanë automatikë, GARNOME dhe jhbuild.

* GARNOME
* jhbuild

Source Tarballs:

* Platform Sources
* Desktop Sources
* Bindings Sources