You are here

Desktop GNOME 2.4 edhe në Debian

AlbLinux's picture

Për ata që përdorin GNU/Linux Debian, dhe nuk kanë durim të presin futjen zyrtare të Desktop GNOME 2.4 në shpërndarje, po ju përcjell adresën (jozyrtare, pra të pasuportuar nga Debian) nga ku mund të shkarkojnë arkivët .deb të GNOME 2.4 .

Gjithë çfarë duhet të bëni është të shtoni tek file sources.list e apt adresën në vazhdim:

deb http://people.debian.org/ ~fpeters/gnome2.4/

Pastaj mjafton një

# apt-get update

dhe pastaj

# apt-get upgrade

(ose # apt-get dist-upgrade) në varësi të gjendjes në të cilën ndodhet sistemi juaj. (Unë përdor sid dhe mjaftoi
# apt-get -u upgrade
për të kaluar nga GNOME2.2 në GNOME2.4 pa asnjë lloj problemi).