You are here

Debian kalon zyrtarisht në X.org

AlbLinux's picture

Më së fundi edhe Debian GNU/Linux, shpërndarja Linux më "free" në qarkullim, përgatitet të braktisë XFree86 në favor të X.org.
Kush përdor versionin "unstable" të Debian sigurisht do t'a ketë ndjerë ndryshimin dhe do të ketë vënë re praninë e pakove të reja që, me një apt-get install xserver-xorg janë gati të hedhin tutje XFree86 dhe t'a zëvendësojnë me fork-un e tij të lirë X.org
Po, shkaku kryesor i braktisjes së XFree nga pjesa dërrmuese e shpërndarjeve Linux u bë ndryshimi i Liçencës për përdorimin e tij |http://www.xfree86.org/legal/licenses.html|,konsideruar krejtësisht e papërputhshme me GPL.
Kjo ishte dhe arsyea kryesore e lindjes së projektit të lirë X.org.

Debian ndërkohë vazhdonte të përdorte një version të vjetër të XFree86 (nën liçencën e vjetër) që, shumë prej nesh shpresonin të zëvendësohej nga X.org menjëherë mbas lëshimit të Sarge (që për arsye të kuptueshme kishte prioritet të lartë).
E pra, kjo ditë erdhi: sot sapo kreva kalimin në X.org, thjesht me një komandë të vetme:apt-get update

apt-get install xserver-xorg

Konfiguruesi më afroi mundësinë e zgjedhjes së server-it X që dëshiroja të përdorja: me kënaqësi zgjodha xserver-org
Mbasi rinisa server-in X, megjithëse ndryshimi bie në sy, kontrollova versionin në përdorim me anë të komandës:

X -version

dhe përgjigja ishte:

X Window System Version 6.8.2 (Debian 6.8.2.dfsg.1-2 20050712162020 david@squee.verizon.net)
Release Date: 9 February 2005
X Protocol Version 11, Revision 0, Release 6.8.2Build Operating System: Linux 2.6.11-1-686 i686 [ELF]
Current Operating System: Linux linuxway 2.6.11-1-686 #1 Mon Jun 20 22:00:38 MDT 2005 i686
Build Date: 12 July 2005
Before reporting problems, check http://wiki.X.Org to make sure that you have the latest version.
Module Loader present
OS Kernel: Linux version 2.6.11-1-686 (dannf@firetheft) (gcc version 3.3.6 (Debian 1:3.3.6-6)) #1 Mon Jun 20 22:00:38 MDT 2005 T

Sigurisht, jam duke përdorur versionin jostabël të Debian e, prisja ndonjë problem të mundshëm gjatë konvertimit, rezultati: mu nevoit të ndryshoja vetëm dy rreshta në file e konfigurimit (xorg.conf) për shkak të skedës video (ATI) dhe tastierës.

Nëse vendosni të kaloni në X.org dhe ndeshni në probleme, forumi është i hapur :-)