You are here

AlbLinux - Punime në sit!

AlbLinux's picture

Sikurse mund të shihni, jemi përsëri në linjë.Siti është akoma në fazën e risistemit, prandaj ju kërkojmë ndjesë për problemet që mund të ndeshni gjatë përdorimit të tij.Tashmë, përveç kalimit tek një provider i ri, AlbLinux shfrytëzon një sistem tjetër për publikimin e materialeve: Drupal (së shpejti do të përfundojë dhe përshtatja krejtësisht në shqip e sistemit).Është në përdorim akoma një temë grafike provizore, menutë janë akoma të pasistemuara dhe...besoj që mund të ketë probleme të tjera gjatë përdorimit të sitit: jeni të lutur të na njoftoni duke përdorur Forumet e AlbLinux.Kujdes: aktualisht, siti shfaqet me korrektësi nga të gjithë shfletuesit web në qarkullim, me përjashtim të.......MSIE (Internet Explorer). Si gjithmonë, ju këshillojmë shfletuesin më të mirë:

Për lehtësi, tashmë siti ynë mund të arrihet edhe nga domain AlbLinux.org, përveç AlbLinux.net.

Jemi gjithashtu duke rishikuar materialet tek seksioni i udhëzuesve për t'ju afruar versione sa më të përditësuara: sistemi afron mundësinë e bashkpunimit me komunitetin për shkrimin/përmirësimin e materialeve.Si gjithmonë mirëpriten propozimet apo vërejtjet!Lundrim të këndshëm!