You are here

Accelerated Knoppix 1.0

laurenti's picture

Puna e shoqërisë prodhuese software japoneze Alpha Systems, ka mundësuar krijimin e një versioni të LiveCD të Klaus Knopper që ul në menyrë tepër të ndjeshme (flitet për një boot në më pak se 60 sekonda) kohën e nisjes.Emri i LiveCD shpreh gjithçka: Accelerated Knoppix. Rekordi i mësipërm i nisjes është bërë i mundur nga ndërhyrja tek compressed loopback device (apo cloop) dhe mbi mekanizmin e njohjes automatike të dispozitivëve të jashtëm dhe të brendshëm.Për fat të keq, shkarkimi i Accelerated-KNOPPIX Ver.1.0, në momentin e këtij shkrimi, është i pamundur: trafiku tepër i lartë i gjeneruar nga përhapja e lajmit mbi lëshimin e këtij versioni bën të pamundur hyrjen në arkivët me imazhet ISO të LiveCD.Sapo të na jepet mundësia e shkarkimit, do ta shtojmë në FTP e brendëshme të AlbLinux, në dispozicion të kujt dëshiron ta provojë.OK, kush dëshiron, mund ta shkarkojë nga arkivi ynë.