Mirembrema te gjitheveLaurent ju ma thate se nje nga mundesite(dhe me sa vura re kjo ishte keshilla juaj)ishte te instaloj debian ne vend te kubuntu.A mund te me spjegosh se cfare do prfitoja nga nje gje e tille?Pershendetje
Përshëndetje,jo, nuk është normale që mbasi ke konfiguruar me anë të pppoeconf nisjen automatike të lidhjes adsl, në fazën e boot, kjo të mos ndodhë: kontrollo edhe njëherë konfigurimin korrekt.Sidoqoftë, script-et e nisjes gjenden tek /etc/init.d/: kontrollo prezencën e një script-i me emrin ppp.Gjithashtu, tek file /etc/network/interfaces, kontrollo ekzistencën e rreshtave në vazhdim:Quote:auto dsl-provideriface dsl-provider inet ppp provider dsl-provider# please do not modify the following line pre-up /sbin/ifconfig eth0 up # line maintained by pppoeconf2- Gjatë fazës së nisjes, sistemi lexon të gjithë file që ndodhen tek /etc/init.d: pra mjafton të vendosësh tek kjo directory script-in që dëshiron të ekzekutosh në fazën e nisjes së sistemit.2.a Tek mesazhet e mëparshëm (ndarja e lidhjes Internet), kam shkruar që script-i i dhënë shërben thjesht për të krijuar një ide, e jo për t´u përdorur gjatë veprimtarisë së përditshme: janë thjesht rregullat bazë për ndarjen e Internet, pa afruar asnjë lloj mbrojtjeje serioze. Përdorim Linux për të qenë të sigurt dhe të qetë gjatë punës sonë :-)Zgjidhja: mund të fillosh të integrosh në atë script rregullat e personalizuara të sjelljes (nja 2-3 qind rreshta), ose të përdorësh firewall të gatshëm (që kanë 90% të rregullave të shkruara).Për këtë arsye ju këshillova Firestarter ( http://www.fs-security.com/ ) ose, akoma më mirë, Sharewall ( http://www.shorewall.net/ ). Mbas konfigurimit fillestar, mund të jesh gati i qetë nga ana e sigurisë (të paktën për një përdorim normal të pc).
Pershendetje juve, deshta te kaloj ne sid dhe tash kam nje problem. Bera nje
apt-get update && apt-get dist-upgrade
dhe pastaj u bllokua.Pastaj tentova edhe me
apt-get clean
por pa sukses.Ma e keqja eshte se
gnome
nuk eshte instaluar. Deshiroj ta instaloj ate me
apt-get install gnome
dhe pas shkarkimit te programeve percjellese kam kete me poshte:
Code:
Preconfiguring packages ... (Reading database ... 120972 files and directories currently installed.) Preparing to replace lirc 0.7.1pre2-2 (using .../lirc_0.7.1pre2-6.1_i386.deb) ... Unpacking replacement lirc ... /etc/modutils/bttv: line 2: options: command not found Error while executing /etc/modutils/bttv, aborting dpkg: warning - old post-removal script returned error exit status 1 dpkg - trying script from the new package instead ... /etc/modutils/bttv: line 2: options: command not found Error while executing /etc/modutils/bttv, aborting dpkg: error processing /var/cache/apt/archives/lirc_0.7.1pre2-6.1_i386.deb (--unpack): subprocess new post-removal script returned error exit status 1 /etc/modutils/bttv: line 2: options: command not found Error while executing /etc/modutils/bttv, aborting dpkg: error while cleaning up: subprocess post-removal script returned error exit status 1 Errors were encountered while processing: /var/cache/apt/archives/lirc_0.7.1pre2-6.1_i386.deb E: Sub-process /usr/bin/dpkg returned an error code (1)
E kam fshire
lirc
dhe prape instaluar por pa sukses. Tashti ne desktop skam elementet percjellese te gnome.Kernele i kam dy 2.6.8 dhe 2.6.11.Te dyjat eshte e njejta gje.Pra ska te beje me kernelin.