Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Vetëm pak ditë pas lëshimit të Desktop KDE 3.1.3 arrin një version i ri, 3.1.4. Ndryshimet janë me të vërtetë të pakta (kemi të bëjmë gjithmonë me një version mirëmbajtjeje).
Për ata që përdorin GNU/Linux Debian, dhe nuk kanë durim të presin futjen zyrtare të Desktop GNOME 2.4 në shpërndarje, po ju përcjell adresën (jozyrtare, pra të pasuportuar nga Debian) nga ku mund të shkarkojnë arkivët .deb të GNOME 2.4 .
Ndoshta kjo do të jetë një nga kafshatat më të hidhura që Microsoft do të duhet të gëlltisë, dhe nëse Linux-it do të vazhdojnë t'i njohin vendin dhe meritat që i takojnë, Microsoft së shpejti do të fillojë të ndjejë dhimbje stomaku.
Skuadra zhvilluese e Gnome-Office ka bërë të njohur vënien në dispozicion të major-release së parë të suite free software për zyra, që përfshin word processor-in e mirënjohur AbiWord, tashmë në versionin 2.0.