Ndoshta kjo do të jetë një nga kafshatat më të hidhura që Microsoft do të duhet të gëlltisë, dhe nëse Linux-it do të vazhdojnë t'i njohin vendin dhe meritat që i takojnë, Microsoft së shpejti do të fillojë të ndjejë dhimbje stomaku.
Gjiganti i industrisë automobilistike FORD ka bërë të njohur që do të migrojë në Linux, duke braktisur sistemin operativ të shtëpisë Microsoft. Linux do të popullojë kompjuterët e Repartit të shitjeve, të shërbimit të klientëve dhe manazhimin e personelit. Kjo edhe për arsye se programet financiare të përdorura nga FORD funksionojnë pa asnjë problem (dhe ndoshta më mirë) edhe në Linux.