You are here

Installimi i kernel 2.6.2

stopi's picture

Miredita

Gjithmone per te pasur mundesi per te njohur periferine USB Aethra startmodem ADSL New USB edhe pse kam shkarkuar nga flashtux i driver eciadsl-usermode,i installova dhe konfigurova nuk funksionon.Atehere duke pare se doli versioni i ri i kernel 2.6.2 dua te provoj ta installoj.Mendoni se mund te me jape ndonje problem ne mandrake 9.0 ky version i kernelit?Dhe me sygjeroni te veproj ne installim neprmjet tool qendra e konfigurimit te mandrake, apo teveproj neprmjet i pompt di shell?

Kerkoj nje ndihme per kete installim...

Moderator apo Lenti, pas disa ditesh mendoj te vij ne Shqiperi per pune ,,do te kisha deshire te takoheshim dhe te njihemi nqs e shikon te mundur.Komplimenti

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje stopi,

në fakt ata drivers kanë nevojë për buruesin e kernel (kernel-source) që të funksionojnë. Nuk ju këshilloj ri-kompilimin e kernel-it vanilla (kernel-it të pastër sikurse lëshohet nga Linus) në Mandrake, pasi shfytëzon një kernel tepër të ndryshuar (rreth 300 patches) nga zhvilluesit e Mandrake. Pra, po të kompilosh një kernle vanilla (2.6.2) ka 90% mundësi që Mandrake të mos funksionojë fare.

Zgjidhja e problemit tënd eshtë e thjeshtë: Hap një terminal dhe jepi komandën

uname -r

Si përgjigje do të kesh emrin dhe versionin e kernel që je duke përdorur: mjafton të shkarkosh dhe të instalosh buruesin e kernel Mandrake për versionin në përdorim (normalisht duhet t´a gjesh tek njëra nga CD e instalimit të Mandrake) ose nga internet me anë të komandës

/usr/sbin/urpmi kernel-source-

versioni_i_kernel_marrë_nga_komanda_e_mësipërme

.mdk

Në këtë menyrë në

/usr/src

do të gjesh edhe buruesin e kernel-it.

Mbas këtyre kalimeve mund të instalosh drivers për modemin tënd (lexo gjithmonë files README dhe INSTALL të përmbajtur tek pako e drivers për procedurën e instalimit dhe konfigurimit)

Në këtë menyrë mund edhe të rikompilosh sipas dëshirës kernel-in e Mandrake.

Quote:

Moderator apo Lenti, pas disa ditesh mendoj te vij ne Shqiperi per pune ,,do te kisha deshire te takoheshim dhe te njihemi nqs e shikon te mundur..

Edhe mua do të ma kishte qejfi shumë të shkoja në Shqipëri :-) , por tani për tani jam tepër i zënë.

Ndoshta ndonjëherë tjetër.