Përshëndetje Afet,
nuk e kuptova mirë çfarë të nevoitet: ke një faqe të vjetër, të shkruar në html dhe dëshiron t´a integrosh në php-nuke, apo dëshiron që në brendësi të sitit tënd php-nuke të hapësh site të tjerë të jashtëm?
Në rastin e parë është e thjeshtë: ja kodi për të integruar një faqe html statike (kodi është shkruar nga Giorgio i Splatt.it)
Quote: |
|
Ruaje këtë file me emrin e dëshiruar (prova.php) tek directory root e php-nuke (ku ndodhet file main.php) :Mund t´a hapësh duke nga adresa http://siti-yt.com/prova.php
Nëse ke më shumë se një file statik (p.sh. një directory të tërë me faqe në html) mund të përdorësh një modul të quajtur AutoHtml dhe mund t´a gjesh tek kjo adresë: http://www.php-proxima.com/
Nëse përkundrazi dëshiron të hapësh brenda sitit tënd php-nuke një sit të jashtëm çfarëdo, një nga modul-ët që mund të përdorësh quhet NukeView (kërko në Google dhe duhet t´a gjesh në ndonjë adresë).
si mund të futi iframe ne faqe nuke 6.7 ?
Më fal, po akoma nuk e kuptova mirë çfarë të nevoitet konkretisht: 3 shembujt e mësipërm duhet të plotësojnë çdo nevojë.
Nëse dëshiron të ndryshosh apo të personalizosh krejtësisht php-nuke, duhet të provosh Proxima, që të jep mundësinë e shtimit të blloqeve statikë apo dinamikë në çdo pozicion të faqes apo modul.
si mund të futi iframe ne faqe nuke 6.7 ?
Ok Afet, çfarë dëshiron të bësh realizohet automatikisht nga moduli AutoHtml.
Sidoqoftë, mjafton të krijosh një nën-directory (kartelë) në brendësi të directory modules. Ja një shembull praktik:
Të supozojmë që dëshiron të krijosh një modul të quajtur Afeti :-) Në brendësi të directory modules krijo një kartelë me emrin Afeti dhe brenda saj një file me emrin index.php. Ky file duhet të jetë strukturuar si në vazhdim:
Në këtë menyrë sapo krijove një modul të thjeshtë që mund t´a manovrosh nga faqja e administrimit si te gjithë modulët e tjerë.
Në shembullin e mësipërm, përdora dy gjuhë: php dhe html. Kurseva kohë në krijimin e modulit në kurriz të pastërsisë së kodit. Në të vërtetë është mirë të përdoret vetëm php në shkrimin e kodit të faqes. Në brendësi të "modules" tek php-nuke, autori ka vënë një modul në të cilin shpjegohet se si mund të krijohet një modul i ri në php-nuke duke respektuar strukturën e saj. Mos harro t´i hedhësh një sy :-)