You are here

Lëshohet Debian 12 "bookworm"

laurenti's picture

Mbas 1 viti, 9 muajsh e 28 ditësh me zhvillime, projekti Debian është krenar në prezantimin e versionit të ri stabël 12 (emri në kod "bookworm").

"bookworm" do të suportohet për 5 vjetët e ardhshëm, falë punës së kombinuar të grupit për sigurinë e Debian dhe të grupit Debian Long Term Support.

Në përputhje me vendimin e përgjithshëm të 2022 në lidhje me firmware jo të lirë, është shtuar një seksion i ri në arkiv që mundëson veçimin e firmware jo të lirë nga paketët e tjerë jo të lirë:

  • non-free-firmware

Shumë prej paketave me firmware jo të lirë janë spostuar nga non-free tek non-free-firmware. Ky veçim mundëson krijimin e një shumllojshmëri imazhe zyrtare për instalime.

Debian 12 "bookworm" vihet në dispozicion me mjedise të ndryshme desktop si:

  • Gnome 43,
  • KDE Plasma 5.27,
  • LXDE 11,
  • LXQt 1.2.0,
  • MATE 1.26,
  • Xfce 4.18

Ky version përmban më shmë se 11.089 pakete të rinj për gjithsej 64.419 pakete, më shumë se 6.296 pakete janë hequr pasi "obsoletë". 43.254 janë të përdirësuarit në kët versiono. Hapësira e plotë e përdorur për "bookworm" është 365.016.420 kB (365 GB) dhe është realizuar duke filluar nga 1.341.564.204 rreshta me kod.

Njoftimi i plotë

Forume: 
Sisteme Operativë: