You are here

GIMP jashtë nga Ubuntu 10.04

laurenti's picture

Në summit të Ubuntu mbajtur në Dallas, e reja që ka krijuar më shumë habi është vendimi për të hequr Gimp nga instalimi bazë i Ubuntu 10.04 Lucid Lynx.

Shumë përdorues nuk kanë pranuar me kënaqësi dhe bindje këtë vendim, mjafton të ndiqen diskutimet e fundit në forumet Ubuntu në lidhje me Lucid Lynx: pjesa më e madhe e tyre përqëndrohen rreth temës Gimp.

Ky vendim nuk do të thotë që Gimp nuk do të vihet më në dispozicion nga Ubuntu, thjesht kush ka nevojë do t'i duhet ta instalojë mbas instalimit standard të Ubuntu (nga repository universe të Ubuntu).

Arsyet e marrjes së këtij vendimi janë:

  • Pjesa më e madhe e përdoruesve nuk e përdorin
  • Është një program për përdorim profesional
  • Ka një interfaqe të komplikuar përdorimi
  • Zë shumë hapësirë në disk
  • Për të "luajtur me fotot" mjafton F-Spot

Të reja të tjera nga summit kanë të bëjnë me lojrat. Edhe në këtë kategori mendohet të kryhet një parazgjedhje midis lojrave që do të instalohen së bashku me sistemin bazë (mesa duket, përsëri si bazë kriteri zgjedhje merret gjithmonë hapësira e zënë në disk):

  • gBrainy, Sudoku e Solitarie gati me siguri do të jenë të pranishëm
  • meta-paketi Gnome Games do të hiqet
  • Tetris mund të vazhdojë të jetë i pranishëm
  • Mine është tepër i vjetër (është ky termi korrekt!?!) dhe do të hiqet.
Programe: 

Komente

Anonim's picture

gimp sme ka perlqyer asnjehere
linuxi eshte i mrekullueshem, e mund te behet akoma me mire, por asnjehere ska mundur qe te perdor dicka tjeter vecse produket e adobe per grafike te avancuar..

ok ok, gimp ben gjithcka, por menyra e eprdorimit mua sme pelqen, e sdo me pelqeje asnjehere, e si mua ashtu dhe nje pjese te madhe njerezish

une me ubuntu kam perodurr nje version portable (te piratuar sigurisht) te firework, e photoshop (nje exe i vetem) me wine...

shpresoj qe ne te ardhmen gimp te kosideroje "klonimin" e pamjes se photoshop..

..ne momentin qe adobe do nxjerre versionin e cdo softwari edhe per linux, atehere dhe do kemi nderrim epoke dhe vdekje graduale te windows

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,

Edhe për mua, ishte një befasi jo e këndëshme!
...Ubuntu Linux për mua është shpërndarje sekondare të cilën e mbaj të instaluar në një ndarje të sistemit.
Shpërndarja kryesore për mua mbetet Debian GNU/Linux. Shpresoj se këtu edhe më tutje do të jetë prezent GIMP, pasi që ka kohë të gjatë që e përdor.

altiX