W3C riperfeksionon gjuhën e Web service
World Wide Web Consortium ka lëshuar kopjen e parë publike të WSDL 1.2, gjuha standart që përbën bazën e Web service
W3C ripërcakton gjuhën e Web service
11/07/02 - Cambridge (USA) - Në procesin e formalizimit dhe perfeksionimit të standarteve bazë të Web service, World Wide Web Consortium (W3C) ka lëshuar Public Working Draft të WSDL (Web Services Description Language) 1.2 dhe WSDL 1.2 Bindings, dy specifika që edhe pak dhe do të jenë standartet definitivë.
WSDL 1.2 është një gjuhë e bazuar në XML që përshkruan një Web Service, përfshirë të dhënat e shkëmbyera, protokolin që duhet përdorur dhe pozicionin në Web. WSDL 1.2 Bindings përshkruan menyrën e përdorimit të WSDL 1.2 me SOAP 1.2, HTTP, dhe MIME. Këto kopje të para do të fillojnë të kalojnë tani procesin tradicional të vlerësimit dhe revizionimit nga ana e komunitetit të zhvilluesve të Web.
WDSL, së bashku me SOAP (Simple Object Access Protocol), XML e UDDI (Universal Description, Discovery, and Integration) krijon nuklin qëndror të protokoleve që industria e sektorit ka pranuar si standart për krijimin e shërbimeve Web.
W3C deklaron që WSDL 1.2 afron një përcaktim më të mirë të kompuentëve, e bën më të qartë gjuhën, afron suport për W3C Recommendation, eleminon karakteristikat e panevojshme që gjejmë tek versioni i kaluar WSDL 1.1, dhe është në gjendje të bashkpunojë më mirë me SOAP dhe HTTP 1.1.
"Shumë zhvillues dhe manazherë IT - lexohet në një komunikatë të W3C - e kanë njohur WSDL si një specifikë të krijuar nga shoqëri të veçanta. Mbas WSDL 1.1 u publikua një dokument informativ pranë W3C, me të cilin shoqëri të ndryshme dhe zhvillues shprehnin interesin në studimin brenda W3C të zhvillimit të një gjuhe që do të përshkruante shërbimet Web dhe që duhet të bazohej tek WSDL 1.1, por që ti përshtatej Procesit dhe kërkesave teknike të W3C, si p.sh. suporti i W3C Recommendations, dhe kordinimi me Aktivitetet e tjera teknike të W3C. Disa të tjerë shfaqën interes në mundësinë e pranisë së komponetëve të Web Services të zhvilluara me një mandat për teknollogjitë Royalty-Free".