Dy studiues të Universitetit spanjoll të Oviedo kanë publikuar një studim që ka të bëjë me vlerën ekonomike të linux kernel 2.6.30.
Duke u mbështetur në algoritmin Constructive Cost Model (COCOMO 81), kanë përcaktuar që vlera e këtij versioni të kernel të linux tejkalon një miliard dollarët. Shifër kjo që ka të bëjë me koston e studimit dhe zhvillimit të një versioni të vetëm të kernel.
Pra, sikurse duket, ka përfunduar prej kohësh ideja e një "Linux të krijuar thjesht për argëtim", nga një grup zhvilluesish të shpërndarë andej-këndej nëpër botë, në kohën e tyre të lirë.
Kodi i kernel të Linux është i shkruar në 75% nga profesionistë, të punësuar nga Red Hat, Intel, Novell, IBM e Oracle.