You are here

Monti: "Europa, një fuqi e vërtetë e fortë"

laurenti's picture

MILANO
[img_assist|nid=1300|title=|desc=|link=popup|align=left|width=100|height=78] Mario Monti gjendet në Milano në zyrën e tij të presidentit të Bocconi. Telefonët nuk pushojnë së rëni pasi janë të shumtë ata që dëshirojnë ta urojnë për përfundimin e çështjes Microsoft. Por jo gjithmonë këto vite Mario Monti dhe përpjekjet e ish-komisarit BE për konkurimin janë rrethuar nga i njëjti solidaritet. "Çfarë ka rendësi është që më kanë qëndruar pranë kolegët e Komisionit dhe presidenti Prodi, që sot u gëzua nga vendimi i arritur - komenton Monti. Dhe duhet të shtoj që pa kompetencën dhe pasionin e Drejtorisë së përgjithshme për konkurimin në Bruksel nuk do të kishte qenë e mundur arritja e këtij rezultati". Ka fituar edhe pasardhësi i tij, Neelie Kroes. "Komisari i ri ka ndjekur, dhe e falenderoj, një politikë të vazhdueshmërisë së plotë. Ka përndjekur Microsoft me shumë vendoshmëri. Kur u zgjodh thuhej që duke ardhur nga bota e biznesit do të ishte më e ndjeshme ndaj arsyeve të kolosit Usa në krahasim me rreptësinë e aplikuar nga një profesor italian, por në të vërtetë nuk ishte kështu. Vazhdueshmëria është e rendësishme edhe pse mbron vendimet e Brukselit nga ndryshimi i herëpashershëm i qeverive me shenja të kundërta. Nuk ndodh kështu në Usa".

Nëse të propozoj një rifleksion mbi temën "Monti dhe fuqitë e forta", çfarë të vjen ndër mend?
"Kur në Itali flitet mbi fuqitë e forta shpesh përdoren thjeshtime. Kur marr një farë pozicioni mbi temat e politikës ekonomike italiane nuk mungon asnjëherë një komentues apo parlamentar që komenton: "Monti është tepër afër fuqive të forta". Pyes veten se ku gjendet në Itali një fuqi kaq e fortë sa Microsoft e aq më tepër e mbështetur nga administrata Bush. Nëse arsyetohet seriozisht atëhere them që BE është një fuqi tepër e fortë. Nuk është një skuadër burokratësh të demotivuar. Ku ka kompetencë për ndërhyrje Bruksel tregon fuqinë e tij. Besoj që tashmë e ka kuptuar edhe Bill Gates".

Në vitin 1999 kur ishit në konkurim me Emma Bonino për vendin e komisarit BE është verifikuar një episod...
"Po. Një ditë mbas zgjedhjes sime Marco Pannella, për të cilin kam një simpati të madhe, organizoi një konferencë shtypi për të shpallur që "me Montin kishin fituar fuqitë e forta". E mora me të qeshur dhe kur një gazetar më kërkoi një koment i thashë që nuk njihja fuqi të forta. Përveç njërës, Europës dhe sot më vjen mirë për kontributin e dhënë për t'a bërë akoma më të fortë".

Ke menduar ndonjëherë të heqësh dorë?
"Disa herë kemi marrë në shqyrtim hipotezën e arritjes së një marrëveshje me Microsoft. Rreziku i humbjes ekzistonte dhe ishte e drejtë marrja në konsiderim e hipotezave të ndryshme. Ceo i Microsoft, Steve Ballmer, që merrej me tratativat shpeshherë vinte në dukje rastet e konkurrentëve të pakënaqur me të cilët ishte gjetur rruga për një marrëveshje bazuar në kompensime".

Kujton ndonjë episod të asaj tratative?
"Po, në vitin 2004. Një kafe e përgatitur nga gruaja ime në shtëpinë time në Bruksel së bashku me Ballmer dhe shefin e shërbimit legal, Brad Smith. Me mua ishte drejtori im i përgjithshëm, anglezi Philip Lowe. Më së fundi unë dhe Ballmer ramë dakort që nuk ishim dakort. Dhe bëmë mirë sepse në rastin konkret nuk bëhej fjalë për të kompensuar konkurrentët grindavecë. Ki parasysh që po të ishim marrë vesh sidoqoftë do të kishim marrë një pozicion më të përparuar në krahasim me çfarë marrë nga Antitrust amerikan".

Por konkurrimi nuk shërben për të mbrojtur konkurrentët?
"Komisioni punon për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve, pra pohon një princip interesi të përgjithshëm që shtyhet përtej marrëveshjeve të mundshme midis ndërmarrjeve prodhuese. Rregullimi i tregut shërben tamam për t'i dhënë skeptrin konsumatorit dhe jo për të dënuar ndërmarrjet".

Në SHBA ju kanë ngjitur figurën e SuperMario-s të keq që pengon inovacionet.
"Nuk besoj që amerikanët të kenë këtë ide. Ishte një orientim i administratës Bush që mbështet plotësisht tezat e Gates. Kultura antitrust amerikane në të kaluarën ka adoptuar vendime shumë më të rrepta, për shembull "break up" i detyruar At& T. Edhe nën administrimin Clinton antitrust-i kishte kërkuar ndarjen në dysh të aktiviteteve të Microsoft. Gjthashtu shumë shtete të SHBA nuk ishin dakort me dipartimentin e drejtësisë së Washington dhe kërkonin marrjen e masave kufizuese ndaj Microsoft".

Disa vëzhgues mbrojnë tezën sipas së cilës pozicioni i Bush u influencua nga 11 shtatori.
"Në fakt gjykatësi që me forcë i kërkoi dipartimetit të drejtësisë dhe Microsoft arritjen e një marrëveshje ka sjellë si arsyetim nevojën e mos shtimit të elementëve të tjerë pasigurie që mund të dobësonin akoma më shumë ekonominë amerikane, në atë kohë goditur rreptësisht nga atentati kundër Kullave gjemele".

Por që me rastin e Ge-Honeywell kishin lindur polemika të ashpra ndaj jush në SHBA.
"Kur mora vendimin për të mos lejuar atë fuzion lindën shumë diskutime të ashpra. Nga ana tjetër kisha Jack Welch, një nga ceo amerikanë më të stimuar të asaj kohe dhe isha duke lëvizur në një kontekst në të cilin ekzistonin pak paraardhës. I vetmi ishte ai i Karel Van Miert në lidhje me fuzionin Boeing- Mc Donnell Douglas, që sidoqoftë në përfundim e autorizoi".

Por duke goditur Gates nuk goditet me të vërtetë idea vetë e inovacionit?
"Në realitet pozicioni dominues i Microsoft ka sjellë si pasojë që në vite kushdo që sillte të reja, edhe të kufizara, e mendoj për Netscape me shfletuesin web, për Real Networks me media player, të mos kishte kurajë të investonte. Është e vërtetë që kur blejmë një makinë gjejmë në të radion dhe çakmakun por nuk ekziston asnjë prodhues makinash që të ketë 96% të tregut. Dhe megjithëse këto vite jemi përgëzuar nga teorikët e Linux dhe të open software ne gjithmonë kemi lëvizur nën kufijtë e përhershëm të të drejtës që garanton pronësinë intelektuale".

Por shpejtësia e botës high tech nuk do të fshijë tej instrumentët juridikë të politikës për konkurrimin?
"Është e qartë që një proçes, si ai i ndjekur në rastin e Microsoft ka kohë elefantorë se krahasuar me inovacionin industrial, por kjo vlen për prototipin. Që sot e tutje ekziston një pikë e rendësishme riferimi dhe komisioni nuk ka më nevojë të ndjekë të gjitha fazat e punës sonë. Ekziston një princip i sigurisë juridike, një stadard".

Çfarë do të thotë për BE ky vendim?
"Është një rast në të cilin Europa nuk është thjesht një hapësirë ekonomike por është Europa puissance që dëshironin prindët e saj. Duke treguar aftësinë e reagimit ndaj ndërmarrjeve më të fuqishme të Shtetit më të fuqishëm tregohet që politika e konkurrimit nuk është një ideollogji që ka si qëllim sakrifikimin e ndërmarrjes europë, por që mbron konsumatorët europianë në 360 gradë. Europa është një treg i madh pa të cilin asnjë kolos botëror mund të jetojë. Ge apo Microsoft janë të detyruara të bëjnë llogaritë me Komisionin sepse nuk mund t'i lejojnë vetes mospraninë në tregun europian. Dhe kjo dimostron që kjo është forca e vërtetë e Europës së bashkuar dhe jo vetëm vlera e ndërmarrjeve të saj prodhuese".

Po Nicolas Sarkozy që ju ka dëshiruar në board e konsulentëve të tij, çfarë do të mendojë në lidhje me këtë vendim?
"Po të isha një francez do të isha krenar për një Europë që di të respektohet Tejoqeanit. Meqenëse ne kemi adoptuar një vendim që ka si qëllim rritjen e konkurrencës dhe jo penalizimin e aktiviteteve tregtare të një ndërmarrje amerikane, mund të gjykoj edhe si francez që kjo është rruga e duhur. Kur krijoi komisionin Attali presidenti Sarkozy ka thënë që është në favor të konkurrencës, do të shohim vërtetësinë në të ardhmen".

Burimi: www.corriere.it