Në përputhje me ciklin gjashtëmujor të lëshimeve, GNOME Foundation dje ka vënë në dispozicion të komunitetit të përdoruesve dhe zhvilluesve versionin e ri 2.22 me të njëjtin emër të mjedisit të mirënjohur të punës dhe zhvillimit për Linux/Unix.
[img_assist|nid=1228|title=|desc=|link=popup|align=center|width=200|height=36]
Shpërndarjet e para që do të përdorin versionin e ri të sapolëshuar të GNOME do të jenë Fedora 9 dhe Ubuntu 8.04 (shpërndarje që priten të lëshohen muajin e ardhshëm).
Shënimet e lëshimit dhe të rejat, si gjithmonë mund të lexohen tek faqja zyrtare.