You are here

KDE-Shqip filloi punën

AlbLinux's picture

Grupi KDE-Shqip filloi punën e përkthimit të KDE 3 në gjuhën shqipe.

Edhe pse ekipi është shumë i vogël, vetëm 9 anëtarë, filloi punën e përkthimit të verzionit të tretë të KDE-së. Si vend të përbashkët të punës e kanë formuar një grup në yahoo http://groups.yahoo.com/group/KDE-Shqip.

Ky grup gjithashtu formoi një bazë të shënimeve (DATABASE) ku do të vendosen fjalët caktuara angleze që në shqip mund ti kenë disa kuptime. Kjo i mundëson gjithë grupit të përdorin fjalë të njejta. P.sh. njëri antar mund ta perkthej fjalen FILE - DOSJE, tjetri SKEDË, e një tjeter FAJËLL.

Kjo bazë e shënimeve me kohë do të pasurohet dhe do ti shërbejë edhe përkthyesve të tjerë për të shikuar.

Grupi ka nevojë për një numër më të madh të antarëve, prandaj të interesuarit klikoni këtu:
http://groups.yahoo.com/group/KDE-Shqip/join