 
  Do të jetë HP superkompjuteri Linux më i shpejtë
HP ka për të filluar së shpejti zhvillimin e një superkompjuteri Linux për Dipartimentin amerikan për Energjinë, një 'bishe' prej më shumë se 8mijë miliard llogaritje në sekondë. Një bishë gati të sfidojë më të shpejtit e rruzullit...
Do të jetë HP superkompjuteri Linux më i shpejtë
18/04/02 - Lajme - (USA) - HP do të shpjerë Linux atje ku, askush deri sot, e ka çuar ndonjëherë: në top-ten e kompjuter-ve   më të fuqishëm në botë. Kjo do të kushtojë  rreth 24,5 milion dollarë dhe do të jetë Dipartimenti amerikan   për Energjinë (DoE) që do t'i paguajë.
Ky organ i ka komisonuar HP-së konstruktimin e një superkompjuter-i   Linux në gjendje të kryejë 8.300 miliard llogaritje në sekondë   (8,3 teraflops), një fuqi që jo vetëm e bën sistemin Linux   më të shpejtin në botë, por edhe e pozicionon midis dhjetë   pozicioneve të para të klasifikimit gjeneral të superkompjuter-ve.
Për Hewlett-Packard natyrisht është një kontratë me   tepër interes por është gjithashtu me tepër interes për   universin Linux që nga këto lloj iniciativash merr frymëzim të   ri.
Sepse demostrojnë kapacitetin e Pinguinit në përshtatjen   ndaj ambienteve aplikues krejtësisht të ndryshëm midis tyre duke   garantuar gjithmonë maksimumin e prestacioneve.
"Bisha" HP do të përdoret në sektorë të   ndryshëm, midis të cilëve studimi i problemeve kimike lidhur   me shkencat natyrale, projektimi i materialeve, analizimi i përbërsve   kimikë në atmosferë, dhe kërkime të tjera në fushën   e gjeokimisë, biokimisë, radioaktivitetit dhe sistemet biollogjikë.
Superkompjuter-i do të formohet nga 1.400 procesorë McKinley dhe   Madison, emri në kod i gjeneratës së ardhshme të CPU IA-64   të Intel, nga 1,8 terabyte memorje dhe nga 170 terabyte me hapsirë   disk.
"Truri", që duhet të hyjë në funksion në   fillim të 2003, do të instalohet tek Molecular Sciences Computing   Facility të DoE dhe do t'i zërë vendin një sistemi IBM të   projektuar në vitin 1997.
Në ambient nuk ka munguar habia dhe surpriza për faktin që,   për herë të parë, nuk është IBM mbrapa një   projekti të kësaj madhësie dhe që ka të bëjë   me Linux, aq më tepër që deri më sot HP asnjëherë   nuk është mbështetur me kaq vendosmëri tek OS free. Por   surpriza i lë vendin interesit dhe shpresës së dikujt që  HP të fillojë të shtyhet më tej se vetëm supercomputing   në bulevardin e open source.  [P.I.]