You are here

Zhdukje e çuditeshme dokumentash

enderson's picture

Instalova mandrake 9.1 dhe gjithshka ne rregull

Por mu shduken dokumentat e particionit arkiv(particion ky primar dhe fat32)Tek disk tools thote se disku ka file brenda por nuk mi tregon me asnje lloj file browser(linux apo Windows)

Te jete e mundur valle?!!! :-?

Disku ka 1-BootPartitionFat32 600Mb,2-WinXp Partition NTFS10000Mb,ArkivPartition Fat32 17000Mb Dhe nje extented partition ku brebda kam 1-Ext3 Root,Swap qe eshte dy here RAM dhe HomeExt3.

Faleminderit per cdo ndihme



[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 18-03-2004 15:04 ]

Forume: 
Administratori's picture

Nëse gjatë proçesit të instalimit të Mandrake nuk ke prekur particionin "Arkiv", dokumentet duhet të jenë patjetër aty.

Po deshe shkruaj këtu gjendjen tënde aktuale të "fstab" për të kontrolluar se si e ke montuar particionin "Arkiv" dhe me çfarë të drejtash.

Nuk e kuptova për çfarë të shërben ai Particioni i parë Boot me filesystem Fat32? Janë 600 Mb të hedhur kot (përveç bllokimit të një particioni primar) :-)

enderson's picture

Se pari po te them se jam akoma fillestar ne linux qe te po tu duk ndonje gje qe te them si budallek mos te cuditesh.

Dokumentat jane akoma aty sepse me thote qe disku eshte i perdorur(3Gb Usati dhe 14Gb Disponibili)vetem se nuk arri ti lezoj dot ne windows plus qe ;me kane dale nja tre kartela te tjera(Restore,Found,Recycle) qe nuk kane te bejne fare me menyren e organizimit qe kisha bere une(Foto,Mp3,Doc.....)
Jam munduar ti lexoj me sistemin Mandrake dhe mi lexon si file por kane nje extension te cuditshem (.chk me duket)dhe te
gjithe filet kane po ate extension,nderkohe qe aty kam patur file te ndryshem(mp3,doc,mpeg,...)
Me mandrake arri te njoh vetem fotot sepse duken tek ikonat(anteprima) kurse filet e tjere nuk di se si ti identifikoj
Falemnderit per durimin

P.S:Cfare eshte gjendja ime "FSTAB"? :-?
Particioni Boot Mesherben per te instaluar nje boot manager dhe mos ta ndryshoj me per jete te jeteve :-D :-D gje qe mandrake 9 nuk me duket se ma lejokerka pasi me instalon automatikisht dhe me zor Lilo ose Grub?! :-(

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 19-03-2004 12:54 ]

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 19-03-2004 13:08 ]

Administratori's picture

Përshëndetje enderson,

files me prapashtesën .chk janë files të krijuar nga Windows kur një program bllokohet: p.sh. nëse je duke punuar në word, dhe programi bllokohet, file me të cilin ishe duke punuar ruhet jo më si emri.doc por emri.chk.

Si ka mundësi që krejt përmbajtja e Arkivit tënd të jetë transformuar në .chk, nuk mund të t´a shpjegoj (sigurisht nuk është faji i Mandrake, pasi përdor një extension tjetër për files e rekuperuar).

Zgjidhja? Teorikisht, mjafton të ndryshosh prapashtesën e file për të rimarrë file orgjinal, p.sh. nëse je i sigurt, që file "emri" është një dokument word, mjafton t´a ndryshosh nga emri.chk në emri.doc dhe gjithçka të kthehet sikurse ishte.

Ekzistojnë programe që kryejnë këtë punë për ty që, mbasi kontrollojnë përmbajtjen e file, mundohen t´i japin extensionin e duhur. Mjafton të kryesh një kërkim në google me kyçin "Recover CHK" dhe do të gjesh më shumë se një, komercialë apo free.

FSTAB, nuk është gjë tjetër veç përmbajtjes së file "/etc/fstab"

Nuk e di çfarë boot manager ke instaluar që paska nevojë për 600 Mb :-)
Lilo apo GRUB janë free dhe zakonisht instalohen në MBR, dhe zakonisht dheorganizuesit komercialë të boot ja kanë zilinë :-) (si p.sh. BootMagic, që mund të jeetë një nga arsyet e transformimit të particionit tënd "Arkiv").

enderson's picture

Mire sete gjeta Moderator dhe falemnderit per shpejtesine e pergjigjes :-)

Perse nuk arri ti "shoh" ne Windows keto file?Me del ikona e particionit "Archiv" bosh sikur nuk kam asgje brenda dhe tek pjesa djathtas me thote se disku nuk eshte bosh por ka perdorim ekuivalent me memorien qe me zinin filet e mi!?
Sa per Boot 600Mb e kam krijuar sic te thashe per te patur nje sektor boot qe mos te kem nevoj te riinstaloj boot manager sa here me teket te nderroj OS(gje qe ndodh shpesh kohet e fundit)
dhe nuk di (me fal per injorancen)a mun te perdor po te njejtin Lilo apo Grub edhe ne momentin qe çinstaloj Linux.Dhe me e rendesishme a mund te nderhy tek Lilo/Brub pa patur nevojen e Linux?

P.S: faktikisht une kam Partition Magic te instaluar,a thua te ma kete shkaktuar ky program problemin ?

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 19-03-2004 13:49 ]

COReE's picture

Miredita enderson. Nese ke kohe mund te futesh ne IRC, dhe mbase e zgjidhim problemin. Mjafton te klikosh tek "Chat" tek treguesi i alblinux.net
Kanali #alb-linux (dhe nick yT). Ne qofte se nuk ke JavaVirtualMachine te installuar
provo me nje ç´fare do IRC client ne : freenode.net #albl-linux 6667(porta).
COReE ;-)

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: COReE më 19-03-2004 14:01 ]

enderson's picture

Edhe nje here si te takohemi ?
Mua ketu tek chat me kerkon Pass Prompt Utente Explorer(Ndoshta ngaqe jam tek komp e shkolles)

Megjithate sot nuk besoj se ja dalim spse mbas gjysem ore kam provim dhe ne shtepi nuk kam akoma intenet.
Megjithate faleminderit dhe takohemi nje dite tjeter kur te kemi kohe te dy ;-)

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 19-03-2004 14:07 ]

COReE's picture

Duhet te kesh nje pamje te tille....
Siç shihet mjafton te japesh Nickname dhe Password (ato te regjistrimit ne alblinux!)

enderson's picture

Po pamja ajo eshte.
Hika se me shkoi ora e prov dhe ngela ketu
"Mirupafshim" :-?