C´kemi?Jam Xhorxhi nga Durresi dhe kisha ca veshtiresi ne leximin e dvd-ve ne versionin Kde 3.1.Nuk e di eshte faji i ndonje instalimi te gabuar te hardware apo mos software ka nevoje per ndonje instalim specifik,apo ndonje konfigurim...
Ju falemnderit.
Vshtiresi ne Dvd
Përshëndetje Xhorxhi,
që të mund t´ju ndihmoj duhet të specifikosh më mirë problemin që ke: hardware apo software...dhe çfarë vështirësish ke në leximin e DVD (nuk i lexon fare apo i lexon keq dhe programi me të cilin i lexon).
Gjithashtu ke harruar të thuash markën e lexuesit DVD, skedën video (marka...memorja), distro që je duke përdorur dhe versioni i kernel në përdorim.
Pra, mundësisht sa më shumë informacione :-)
Vshtiresi ne Dvd
Ok Xhorxhio, fillojmë me rradhë.
1 - Skeda video nuk mund të jetë dhe Matrox dhe Nvidia...po supozoj që duhet të jetë Nvidia (pasi Matrox 4400 nuk ekziston)
2- Do të kesh nevojë patjetër për buruesin(src) e kernel, prandaj kontrollo versionin e kernel në perdorim me anë të komandës (nga shell) ´uname -r´ dhe si përgjigje do të kesh versionin e kernel. Kontrollo nëse gjatë instalimit të shpërndarjes linux që je duke përdorur (çfarë je duke përdorur???) ke instaluar dhe buruesin e kernel. Nga shell apo terminali shko tek pozicioni i buruesit të kernel:
#cd /usr/src
Shiko përmbajtjen: # ls -l
Nëse është bosh, do të thotë që nuk e ke buruesin, përndryshe do të gjesh një directory me emrin linux ose linux-numri_versionit. Ja çfarë kam unë në këtë directory:
Pra duhet të ekzistojë një lidhje me emrin linux apo një directory me emër të ngjashëm (varet nga shpërndarja linux që je duke përdorur).
Pra këtu po ndaloj, pasi duhet të më japësh informacione të tjera (si më sipër) për të vazhduar me instalimin e drivers nVidia.