You are here

Versioni i ri i GNOME

Administratori's picture

Sikurse shumë prej jush tashmë e dinë, së shpejti (nga fundi i marsit) do të lëshohet versioni i ri 2.6 i desktop GNOME.

Përveç të rejave të shumta, ky version do të jetë i përkthyer në 100% në shqip.

M.q.s. ka akoma kohë për ndryshime në përkthimet e kryera, kërkojmë ndihmë, nga të gjithë ata që kanë mundësi, që të provojnë dhe të lajmërojnë mbi pasaktësitë apo gabimet në përshtatjen në shqip.



Në vazhdim po shpjegoj se si mund të instaloni dhe të provoni versionet e lëshuara për t´u testuar të Desktop GNOME.



Metodat më të përdorura për të testuar versionet jo stabël të GNOME janë dy: Garnome dhe jhbuild.

Ndryshojnë nga njëra-tjetra kryesisht për shkak të pakove që përdorin gjatë fazës së instalimit: Garnome përdor arkivët (tar.bz2) e lëshuar nga Grupi zhvillues i GNOME, pra shpesh jo më të fresktit, kurse jhbuild merr dhe instalon versionet CVS (HEAD) të ambientit GNOME.



Që të dy veprojnë në menyrë të tillë që të mos dëmtojnë ambientin dhe konfigurimin aktual të kompjuterit tuaj, pra mund të përdorni pa problem versionit tuaj stabël të GNOME (p.sh. 2.4), krahas versionit të ri jostabël që duhet testuar.



Përsa i takon lehtësisë në instalim, që të dyja metodat automatizojnë gati në 100% të gjithë proçesin e instalimit, duke kërkuar vetëm në ndonjë rast të rrallë ndërhyrjen tuaj.



Le të fillojmë me metodën e parë:

Garnome




[vazhdon....]

Administratori's picture

[...vazhdim]

Garnome

Duhet të keni parasysh që duhet të keni një lidhje pak a shumë të shpejtë Internet (minimum ADSL).
Gjithashtu duhet të keni rreth 3.5-4GB hapësirë të lirë në disk për fazën e "build", në fund versioni i instaluar zë vetëm 150-200Mb hapësirë.
Duhet të keni instaluar disa nga libraritë bazë për sistemin tuaj: (marrë nga faqja e Garnome)

Quote:

A sane GNU tool chain (gcc, make, flex, bison, gettext, patch, etc).

wget, gzip and bzip2.

The following basic libraries that GNOME depends on. Every distribution should have these available or installed already. Here are the Debian package names as a reference.

For the meta/gnome-desktop build:

libpng3-dev
libjpeg-dev
libtiff-dev
libncurses5-dev
xlibs-dev
libpopt-dev
libdb3-dev (GConf)
libbz2-dev, zlib1g-dev (gnome-vfs, others)
libexpat1-dev
libsmbclient-dev (for gnome-vfs-extras)
libopenh323-dev (gnomemeeting)
libpt-dev (gnomemeeting)
libhermes-dev (for gstreamer, if you want it to do video at all)
docbook-xml + docbook-xsl (these are also provided in GARNOME´s bootstrap category now)
openjade or jade (if you enable gtk-doc rebuilding, which is now off by default again)

For everything else in the gnome category:

binutils-dev
libgdbmg1-dev (librep)
libgmp3-dev (librep)
libpcre3-dev
libaspell-dev
libgtkspell-dev
libmusicbrainz2-dev
libltdl3-dev
libapm-dev
libcupsys2-dev
libgpgme-dev
libpisock-dev
libreadline4-dev
libsensors-dev
libldap2-dev
libsdl-dev
pilot-link
python2.3-dev
valgrind (alleyoop)


Pra kontrolloni prezencën e tyre, në mungesë instalojini sipas menyrës së zakonshme të shpërndarjes Linux që jeni duke përdorur.

Në momentin këtij shkrimi versioni i fundit i Garnome është 0.30.1, që do t´ju instalojë "GNOME Development Release 2.5.5"

- Eshtë mirë të krijoni një përdorues të posaçëm për instalimi e ri që do të kryejmë. Të marrim rastin e krijimit të një përdoruesi të ri me emrin "garnome" dhe password "garnome"

Hapim një terminal, kthehemi në root (

su

), dhe japim komandën

adduser garnome

, duke krijuar kështu përdoruesin garnome, me home në /home/garnome dhe i japim password "garnome"

Kthehemi në përdoruesin e zakonshëm (

exit

) dhe pastaj kthehemi në përdoruesin "garnome" duke dhënë komandën

su garnome

e duke dhënë password "garnome".
Japim komnadën

cd

për të lëvizur në "home" e përdoruesit "garnome"

- Shkarkojmë pakon Garnome me anë të komandës:

$ wget http://www.gnome.org/~jdub/garnome/download/garnome-0.30.1.tar.bz2

Mbas shkarkimit hapim arkivin me ane te komandes:

$ tar xvfj garnome-0.30.1.tar.bz2

Si rezultat do të kemi krijimin e kartelës me emër "garnome-0.30.1", futemi në të:

$ cd garnome-0.30.1

Për të qenë të sigurt që kemi të gjithë çfarë na duhet për instalimin e GNOME, futemi në kartelën [B]bootstrap[B] dhe instalojmë gjithçka:

$ cd bootstrap
$ make paranoid-install

Do të fillojë shkarkimi automatik nga Internet i gjithë çfarë nevoitet, e më pas instalimi (Mund të lini pc vetëm dhe të dilni të merrni pak ajër të pastër :-) )

P.s. Më kanë njoftuar që dikush ka patur probleme gjatë instalimit, pasi është kërkuar "intltool" për proçesin e instalimit: nëse është rasti juaj, para se të kryeni hapin e mësipërm jepni komandat si në vazhdim:

$ cd /home/garnome/garnome-0.30.1/platform/intltool
$ make clean; make install

Në përfundim vazhdoni sikurse thamë

Mbasi të ketë përfunduar proçesi i instalimit të "bootstrap", fillojmë proçesin e vërtetë të instalimit të Desktop GNOME:

$ cd /home/garnome/garnome-0.30.1/desktop
$ make paranoid-install

Proçesi zgjat disa orë (në varësi të pc që jeni duke përdorur), nga 4 - 10 orë

[...vazhdon]

Administratori's picture

[...vazhdon]

Kush përdor Debian SID mund të ndeshë probleme gjatë instalimit të "control-center", duhet të veprojë në këtë menyrë (në rast se i bllokohet faza e instalimit):

$ cd
$ cd garnome-0.30.1/desktop
$ wget http://www.ocf.berkeley.edu/~bobk/garnome/control-center-2.5.3-fix.tar.bz2
$ tar jxvf control-center-2.5.3-fix.tar.bz2
$ cd control-center
$ make clean; make install

Mbasi të ketë përfunduar instalimi i "control-center", jepni:

$ cd
$ cd garnome-0.30.1/desktop
$ make paranoid-install

Gjithçka tashmë duhet të vazhdojë pa probleme.

Mbasi të ketë përfunduar gjithçka, përgatisim seancën që do të na fusë në "garnome":

-Kthehemi në root

su

# cd /etc/gdm/Sessions

# vi Garnome

Do t´ju hapet edituesi i tekstit "vi".

Shtypni pulsantin "

i

" (insert) dhe kopjoni (shkruani) si në vazhdim:

Quote:

#!/bin/sh
GARNOME=$HOME/garnome

PATH=$GARNOME/bin:$PATH
LD_LIBRARY_PATH=$GARNOME/lib:$LD_LIBRARY_PATH
PYTHONPATH=$GARNOME/lib/python2.3/site-packages
PKG_CONFIG_PATH=$GARNOME/lib/pkgconfig:/usr/lib/pkgconfig
GDK_USE_XFT=1
XDG_DATA_DIRS=$GARNOME/share
export PATH LD_LIBRARY_PATH PYTHONPATH PKG_CONFIG_PATH GDK_USE_XFT XDG_DATA_DIRS
exec $GARNOME/bin/gnome-session


Ruani ndryshimet duke shtypur pulsantin "

Esc

", pastaj "

:

", e pastaj gërmën "

w

" e jepni "

Enter

"
Dilni jashtë nga "vi" duke shkruar

:q

e "

Enter

"

- Bëjeni të zbatueshëm script-in e sapokrijuar
# chown +x Garnome

- Tani mund të dilni jashtë nga ambienti X

Rifutuni duke përdorur si:

Përdoruesi "garnome"
Password "garnome"
Seanca "Garnome"
Gjuha "sq_AL-UTF8" (shqip)

Do t´ju hapet versioni i ri testing i GNOME

M.q.s. është gjithmonë një version prove, ka mundësi që disa nga programet të mos funksionojnë si duhet, ose të mos funksionojnë fare.

Tani dhe kalimi i fundit :-): Shqipja.
Tek version (2.5.5) versioni në shqip nuk përfshin korrigjimet e fundit, apo korrigjimet që do të vazhdojnë të kryhen akoma. Si mund të përdorim versionin e fundit të files të gjuhës shqipe?
Le të marrim rastin e Nautilus.

Shkoni tek kjo adresë, http://alblinux.homelinux.org/site/stats/out/GNOME-2-6/desktop/, zgjidhni file .po të Nautilus, dhe shkarkojeni ( wget http://alblinux.homelinux.org/site/stats/out/GNOME-2-6/desktop/nautilus.HEAD.sq.po )

Nëse e hapni direkt në browser, kini kujdes që browseri juaj të jetë konfiguruar në kodifikimin UTF-8

Pra, do të kemi në homë një file me emrin nautilus.HEAD.sq.po

Futemi tek kartela e file te gjuhes (gjithmone si perdoruesi garnome). Hapim nje terminal dhe shkruajme:

$ cd garnome/share/locale/sq/LC_MESSAGES

Ndryshojmë emrin e file ekzistues nautilus:

$ mv nautilus.mo nautilus.old.mo

Krijojmë file e ri duke u nisur nga file i shkarkuar nautilus.HEAD.sq.po:

$ msgfmt -o nautilus.mo /home/garnome/nautilus.HEAD.sq.po

Veprojmë në të njëjtën menyrë për të gjithë files e tjerë në atë kartelë (duke ruajtur emrin orgjinal), p.sh.:

$ msgfmt -o gnome-utils-2.0.mo /home/garnome/gnome-utils.HEAD.sq.po

Mbasi të keni përfunduar, dilni nga X dhe rifutuni përsëri si përdoruesi "garnome".

Filloni të përdorni GNOME dhe programet e përfshira, nëse ndeshni gabime apo pasaktësi, na njoftoni, që të kemi mundësi të kryejmë korrigjimet brenda kohës së duhur (fundi i marsit).

Nëse gjej pak kohë, nesër, për ata që kërkojnë versionin CVS të GNOME, do të shohim instalimin dhe konfigurimin e jhbuilder.

Administratori's picture

Ok, vazhdojmë me metodën e dytë të instalimit të GNOME.

jhbuild

Garnome është një instrument i mirë për të instaluar versionet në provë të GNOME por, nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Sikurse pamë më sipër, Garnome shfrytëzon pakot .tar.bz2 të lëshuara nga grupi zhvillues i GNOME herë pas here. Por, shumë prej nesh kanë nevojë të provojnë dhe të kontrollojnë dhe ndryshimet e kryera në orën apo ditën e fundit, pra versionin më të fundit të ambientit GNOME. Për këtë qëllim është krijuar një tjetër instrument, i quajtur

jhbuild

, që automatikisht shkarkon direkt nga CVS e GNOME (HEAD) programet dhe libraritë e ndryshme.

Gjithashtu dhe vetë

jhbuild

duhet shkarkuar nga CVS e GNOME, pasi ndryshon dhe përmirësohet gjithmonë.

Të fillojmë instalimin së bashku.

1- Si gjithmonë, është mirë krijimi i një përdoruesi të veçantë për provat tona: hapim një terminal, kthehemi në root dhe krijojmë p.sh. përdoruesin "test"

su

# adduser test

(unë e quajta test, mund t´i jepni emrin që dëshironi)

exit

Tani kthehemi në përdoruesin "test":

su test

Jepni passwordin e duhur dhe lëvizni tek "home" e përdoruesit "test":

cd

Tani shkarkojmë nga CVS

jhbuild

dhe e instalojmë:

$ touch .cvspass

(krijojmë file ~/.cvspass për përdoruesin e ri

test

)

$ cvs -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome login
Logging in to :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:2401/cvs/gnome
CVS password:

<shtyp thjesht enter>

$ cvs -d :pserver:anonymous@anoncvs.gnome.org:/cvs/gnome checkout jhbuild

Si rezultat i shkarkimit do të kemi krijimin e një kartele me emrin "jhbuild", futemi në të dhe kryejmë instalimin:

$ cd jhbuild
$ make
$ make install

Përpara se të fillojmë përdorimin e "jhbuild" kontrolloni që sistemi juaj të ketë të instaluar të paktën versionet si në vijim:

Python >= 2.0 me suportin expat (jhbuild ka nevoje për modulët Python XML).

Tani fillojmë nga puna :-)

Lëvizim në directory home (shkruaj thjesh

cd

dhe shtyp enter) e krijojmë një file me emrin `

.jhbuildrc

´ (me pikë përpara) me përmbajtjen si në vazhdim:

Quote:

# -*- mode: python -*-
import os

# Ku duhet të nxirren pakot e shkarkuara nga CVS? Pozicioni i mëposhtëm duhet të jetë i përshtatshëm.
checkoutroot = ´/tmp/gnome´

# Prefiksi për konfigurimin/instalimin e modulëve (duhet të keni të drejtat e shkrimit)
prefix = ´/opt/gnome26´

# Një program alternativ për instalimin
os.environ[´INSTALL´] = os.path.join(os.environ[´HOME´],
´bin´, ´install-check´)


Pra ruajeni këtë file me emrin

.jhbuildrc

në ´home´ të përdoruesit ´test´

Me pak fjalë, buruesit e pakove do të shkarkohen nga CVS në kartelën

/tmp/gnome

dhe instalimi i GNOME2.6 do të kryhet në directory

/opt/gnome26

Tani mund të fillojmë:

$ cd
$ cd bin
$su
# ./jhbuild bootstrap

Komanda e fundit e dhënë do të fillojë kontrollin e ambientit dhe do të instalojë programet dhe instrumentët e duhur për kompilimin dhe instalimin e modulëve të GNOME: megjithëse mund t´i keni të instaluar në sistemin tuaj, përgjigjuni "Po" (Y) pyetjeve për të instaluar versionet e propozuara (ne foto une kam dhene komanden "Jo" (n) pasi i kam instaluar njehere). KUJDES:

mos instaloni

automake 1.8, ky version mund të krijojë probleme gjatë kompilimit të disa modulëve. Ja si paraqitet komanda e dhënë:

Mbasi të kemi përfunduar, kontrollojmë që konfigurimi është pa gabime, duke dhënë komandën:

# ./jhbuild sanitycheck

Po nuk pati gabime mund të fillojmë duke dhënë thjesht komandën:

# ./jhbuild

Do të fillojë proçesi i shkarkimit të modulëve sipas renditjes së duhur, kompilimi, konfigurimi dhe instalimi. Në rast se ndonjë modul ka vështirësi apo nuk mund të instalohet, do t´ju hapet një menu nga e cila mund të zgjidhni se çfarë dëshironi të bëni: mund të ripërsërisni konfigurimin, kompilimin, mund të hapni një dritare shell për të dhënë ndonjë opcion shtesë për konfigurimin e modulit, apo mund t´a mos instaloni fare.

Mbasi gjithçka të ketë përfunduar (rreth 7-8 orë) do të jeni gati për të përdorur GNOME-2.6, të instaluar direkt nga CVS e GNOME.

Sikurse në rastin e Garnome, duhet të krijojmë një seancë të re për të shfrytëzuar GNOME2.6. E krijojmë (/etc/gdm/Sessions/) me emrin Gnome26:

Quote:

#!/bin/sh
GNOME26=/opt/gnome26

PATH=$GNOME26/bin:$PATH
LD_LIBRARY_PATH=$GNOME26/lib:$LD_LIBRARY_PATH
PYTHONPATH=$GNOME26/lib/python2.3/site-packages
PKG_CONFIG_PATH=$GNOME26/lib/pkgconfig:/usr/lib/pkgconfig
GDK_USE_XFT=1
XDG_DATA_DIRS=$GNOME26/share
export PATH LD_LIBRARY_PATH PYTHONPATH PKG_CONFIG_PATH GDK_USE_XFT XDG_DATA_DIRS
exec $GNOME26/bin/gnome-session


Tani mund të futemi si përdoruesi "test", duke zgjedhur si seancë "Gnome26" dhe si gjuhë "sq_UTF-8" (shqip)

Po ndeshet probleme, mjafton te shkruani :-)

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: helios më 26-03-2004 17:28 ]

helios's picture

Përveç disa moduleve të FreeDesktop.org, disa gabimeve të fontconfig apo psh të modulit nautilus-media (të tjerë module që nuk arritën të kompilohen nuk i mbaj më mend :-) ), çdo gjë përfundoi me sukses.
Kisha një pyetje-këshillë, nuk do ishte më mirë që pakot e shkarkuara të mos ruheshin në /tmp/ e cila "pastrohet" automatikisht në çdo reboot (mund të ndodhë çdo e papritur) ? Më pas mund ta pastrosh vetë HD nga gjithë modulet a panevojshme...flas për ato module që kanë mbaruar me proçesin e instalimit.
Megjithatë zgjidhja për këte ekziston (përndryshe nëse humbasin modulet e shkarkuara tek /tmp/gnome26, e gjithë puna e kryer fillon nga e para) , ka një opcion --start-at=MODULE i cili bën të mundur rinisjen e instalimit tek moduli që ke lënë përgjysëm.

Administratori's picture

Zgjedhja e /tmp si directory për shkarkimin e pakove nga CVS është e qëllimshme: shumë prej nesh kanë "kuotat" të aktivuara dhe si rrjedhim mund të ndodhemi përballë ndonjë DoS lokal me të vërtetë të lezeçëm :-)

Për të ndryshuar pozicionin ku do të shkarkohen dhe kompilohen modulët, mjafton të ndryshohet rreshti përkatës tek file i konfigurimit .jhbuildrc.

Përsa i takon modulëve që nuk arrijnë të instalohen, unë personalisht kam kapërcyer vetëm GnomeMeeting, m.q.s. nuk dëshiroja të "bëja pis" sistemin tim me një version librarie të kërkuar nga GM, por akoma të pasuportuar nga Debian.

Kur një modul nuk arrin të instalohet, mjafton t´i hidhni një sy gabimeve të ndeshura dhe të korrigjoni konfigurimin (p.sh. disa modulë kanë nevojë të konfigurohen me opcionin "--disable-docs" shtuar opcioneve të tjerë të autogen.sh, e pastaj të vazhdoni si zakonisht fazën e "build" nga jhbuild).

jhbuild është tepër elastik: asgjë nuk na pengon që t´a konfigurojmë edhe vetëm për shkarkimin dhe instalimin e një moduli të vetëm, do të kujdeset ai për varësitë e ndryshme që duhen plotësuar.

Gjithashtu, mund të përdoret i kombinuar edhe me Garnome, për të instaluar vetëm modulët që interesojnë nga CVS e pjesën tjetër nga versioni "stable".

Ndërkohë, ka filluar të mos japë më probleme dhe të funksionojë si duhet edhe një script i ri, me emrin

cvsgnome

, që shfrytëzon parimet e jhbuild por, afron shumë mundësi të tjera, midis të cilave, zgjedhjen e një "Branch" të caktuar nga CVS për të kryer instalimin, apo instalimin nga "HEAD" apo "Stable" si dhe përgatitjen automatike të arkivëve .tar.bz2 për një "Release" të mundëshme.

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori më 10-03-2004 16:24 ]

Administratori's picture

Dua të lajmëroj të gjithë përdoruesit e Debian (SID) që GNOME 2.6, që aktualisht ndodhet në `experimental`, instalohet dhe funksionon pa asnjë lloj problemi.

Për t´a instaluar, mjafton të shtoni tek sources.list si në vazhdim:

#GNOME 2.6
deb http://ftp.debian.org ../project/experimental main

Pastaj jepni komandën:

# apt-get update
# apt-get -u -t experimental dist-upgrade

Pa asnjë lloj konflikti GNOME 2.6 do të "zbukurojë" kompjuterin tuaj :-)

Administratori's picture

Duke konfermuar funksionimin pa asnjë problem të GNOME 2.6 në debian (SID/experimental), po u jap përgjigje dhe kujt më ka shkruar që kanë probleme me zgjedhjen e seancës së dëshiruar tek

GDM

mbas upgrade në versionin e ri.

Tashmë, ka filluar të respektohet standarti i ri, që unifikon shumë nga files e konfigurimit të GNOME dhe KDE. Në rastin tonë, konfigurimet e seancave të GNOME nuk gjenden më tek

/etc/gdm/Sessions/

por, sikurse files e konfigurimeve të desktop-ve të tjerë tek një directory e re:

/etc/dm/Sessions/

(Më saktë directories janë 3:

#SessionDesktopDir=/etc/X11/sessions/:/etc/dm/Sessions/:/usr/share/xsessions/

)

Pra për të krijuar një seancë të re të personalizuar (që tashmë do të niset pa u varur më nga organizuesi i seksioneve, gdm, kdm, apo kushdo qoftë), mjafton të krijojmë një script të quajtur

emri_që_duam.desktop

, duke ndjekur shembullin e dhënë

default.desktop

tek /etc/dm/Sessions/

Administratori's picture

Përshëndetje Doni,

varet nga shpërndarja Linux që je duke përdorur dhe nga versioni i saj.

Për shumë nga shpërndarjet në qarkullim mund të gjesh GNOME 2.6 gati të paketizuar për shpërndarjen përkatëse. P.sh. në Debian (Sid) jemi duke përdorur GNOME 2.6.1, e njëjta gjë edhe për Gentoo. Po kështu edhe Fedora e Slackware (current) përdorin GNOME 2.6.0

Administratori's picture

Përshëndetje Doni,

për të përdorur GNOME 2.6 në Debian duhet të kalosh në sid. Nëse për një arsye apo tjetër dëshiron të mbash woody, e vetmja rrugë është përdorimi i "backport" jozyrtare, që mesa di arrijnë deri tek GNOME 2.4. Sources për backport të GNOME për woody mund t´i marrësh tek http://apt-get.org , duke kryer një kërkim sipas fjalës "gnome" (p.sh. http://apt-get.org/search.php?query=gnome&submit=&arch%5B%5D=i386&arch%5B%5D=all ) dhe do të gjesh shumë adresa që mund të shtosh tek sources.list (p.sh.:

deb http://source.rfc822.org/pub/local/gnoppix/gnome/gnome2.4/ ./
deb http://source.rfc822.org/pub/local/gnoppix/gnome/gnome2.4/ ./

etj).