You are here

Sugjerime ne lidhje me Linux

Admirali's picture

Mire se ju gjeta.

Jam nga ata qe konsiderohen newbie ne linux, pasi nuk ja kam idene fare, jam rritur me DOS ;-) dhe di te manovroj shume mire ne situata me Windows qe kam tani. Por ka disa vjet qe me ka hyre qejfi per Linux, dhe kam deshire te instaloj distribucionin e SuSe. Instalimin do e bej ne nje laptop, por kam disa pyetje per te bere, si dhe dua te shpjegoj dicka si fillim. Perdora Knoppix Live-CD, dhe me njohu te gjithe komponentet e laptopit, isha i lidhur dhe me internet, madje pashe dhe nje nga filmat qe kam ne HDD :-) , keshtu qe supozoj se nga ana e hardware nuk paskam ndonje problem per njohjen e pajisjeve ne Linux.



Tani, dua te perdor Linux, por e keqja eshte qe nuk mund te ndahem dot kollaj nga disa programe te bera per Windows, kjo pasi une jam student per Global Network and Telecommunication, dhe ka programe qe me hyjne ne pune, i tille eshte Microsoft Visio i cili me ndihmon te vizatoj rrjeta kompjuterash kollaj fare, kjo pasi ka ikona apostafat per pajisjet e rrjetave. Ajo, qe dua te di, eshte nese ka ndonje emulator qe bent e mundur qe programet qe punojne ne Windows, te punojne dhe ne Linux?

Me poshte po jap nje liste te disa prej programeve qe perdor me shpesh, keshtu qe mund te krijoni nje ide se cfare me nevojitet dhe nese ka ndonje program ekuivalent ne Linux.





Microsoft Visio

Microsoft Office (di qe eshte Star Office, por me pelqen Microsoft Office)

ACD See (per katalogim fotosh)

Serv-U FTP (per server ftp-je)

WinRar (arkivim, kompresim fajelash)

Ahead NERO (per shkrim CD-sh)

Ace FTP (klient ftp)

ICQ

mIRC (e pashmangshme ;-) )

Music Match Jukebox (per te degjuar muzike)

Real Player



Besoj se ka player per filma te formateve qe jane standarte



Kjo eshte pak a shume lista, nqs ka emulator qe ben te mundur qe keto programe te punojne ne Linux, jemi ne rregull :-D





Me respekte



Admirali





P.S.

A do e kem te nevojshme ndonje antivirus per t´u mbrojtur apo jo? Po kundra ad aware?

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Admirali më 09-02-2004 07:36 ]

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje Admirali,

përgjigja ndaj dyshimeve nëse Linux do të jetë në gjendje t´ju përmbushë të gjitha kërkesat dhe nevojat personale apo të shkollës, nuk mund të jetë tjetër veç pozitive :-)

Dhe do t´ju afrojë shumë më tepër nga ç´ju afron aktualisht sistemi operativ që jeni duke përdorur: jo më kot pjesa më e madhe e studentëve këtu përdorin linux për të zgjidhur problemet e shkollës dhe për të përgatitur tezat e dipllomave apo laurea-t. Dhe, më kryesorja, ju afron mundësinë të përdorni llogjikën dhe mendjen tuaj, duke ju vënë në dispozicion programe dhe ambiente të hapur, të ndryshueshëm dhe të personalizueshëm sipas dëshirës dhe nevojës.

Përsa i përket programeve që keni përmendur, nuk po zgjatem shumë, pasi përgjigjen ju a kanë dhënë: duhet thjesht të zgjedhësh midis programeve të ndryshëm dhe të përdorësh atë që të përshtatet apo të përlqen më tepër.

Në lidhje me Visio, unë përdor prej kohësh Dia, që është një projekt i hapur dhe që, si shumica e projektet e tjerë me burues të hapur , është i personalizueshëm dhe zgjerueshëm sipas dëshirës apo nevojave.

Kjo nuk do të thotë që nuk ke mundësi të përdorësh programet windows. Ekzistojnë disa emulues në Linux, mund të fillosh duke provuar

WINE

, që është një emulues i hapur. Nëse kërkesat janë të mëdha, mund të provosh emulues komercialë, që të emulojnë krejtësisht Window$, pa asnjë lloj limiti.

Virus? Duhet të fillosh dalëngadalë t´i harrosh emrin. Linux mund të jetë i prekshëm nga worm apo trojan-ë të ndryshëm, por jo gjatë përdorimit të zakonshëm të përditshëm: në fakt sulmuesit i duhet një punë shumë më e madhe; duhet të sulmojë dhe të thyejë server-ët që kryejnë rolin e arkivëve të programeve dhe të zevendësojë programin origjinal me kopjen e ndryshuar (që përmban kodin e sulmuesit). Gjë që sikurse mund të kuptohet nuk është as e thjeshtë dhe që nuk mund të arrihet nga "djelmoshi" i parë që kërkon të duket "hacker". Në të njëjtën kohë, të gjithë programet shoqërohen nga një kod numerik kontrolli, që zakonisht ruhet në server të tjerë nga ata ku ndodhet programi, pra sulmuesit do t´i duhet të thyejë edhe një server tjetër dhe të ndryshojë të kodin.
Pakot e rendëshishme, si p.sh kernel-i janë cryptographically signed.

Në vazhdim po bashkangjis edhe disa foto me disa nga programet që të duheshin:

Administratori's picture

Akoma foto,

helios's picture

Programe te tjere :-)

Administratori's picture

Pa harruar Open Office :-)

Admirali's picture

Ju faleminderit per sugjerimet. :-D