Pershendetje
Me se fundi kam ne makinen time nje Linux (Mandrake10)dhe nje Windows(XP).
Ne pergjithesi per cdo gje kam gjetur "homologun" ne linux.
Kam vetem nje problem ;nuk di a ka mundesi qe disa software te cilet jane publikuar per windows (si per shembull,kam blere enciklopedira,kodin civil,fjalore,apo dhe gjera te tjera ne cd-room )te kem mundesi ti perdor dhe ne linux,keshtu mund te heq dore perfundimisht nga windows(me gjithe bllokimet dhe erroret e tij :-) )
Falemnderit
Software apo aplikime Windows ne Linux???
Përshëndetje enderson,
zakonisht, rruga e vetme për të instaluar dhe përdorur programe të shkruar për windows nën Linux është emulimi i tyre. Kjo rrugë vlen për programet, nuk mund t´ju them asgjë për enciklopeditë apo fjalorët.
Personalisht përdor WINE për të testuar programet windows (po bashkangjis një foto me fazën e instalimit të Mosaico, Free Source, në windows e emuluar nga wine).
Mund të përdorësh edhe software komercialë, si p.sh. vmware, që mund të emulojë një sistem operativ komplet (p.sh. windows) në Linux.
Software apo aplikime Windows ne Linux???
Pershendetje
Po me ndodhe nje gje e çudteshme me Mandrake Linux10
1-Nuk arri te shoh filet qe kam neper cd rom apo neperiferiche rimuovibili.
Per cd-rom nuk i shoh dot tek ikona e cd-rom qe me del ne desktop,por ama arri ti shoh ne dritaren e "k3b" :-o
U mundova te aktivizoj Hotplug (duke menduar se ishte ai problemi)dhe ne momentin qe i them Attiva me bllokohet dritarja.
2-Ne fillim kisha te aktivizuar hotplug ne boot por ne momentin ristartit te makines me bllokohej ne rrjeshtin sendin kill senjal a hotplug dhe detyrohesha ta fikja ne menyre "harbute"(duke shkeputur korentin)
:-(
Ps:Pas kesaj e kam reinstaluar mandraken dhe tani problemi qendron tek cd-rom dhe remuvabel disk(si tekpika1)
user_endeson@libero.it
P.P.S:Nuk arri ti shoh filet as ne konsole me komandel "ls"
:-|
[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 31-03-2004 14:28 ]
Software apo aplikime Windows ne Linux???
Sigurisht që Linux është i thjeshtë për t´u instaluar dhe, çdo reinstalim është një eksperiencë plus, vetëm duhet të kesh parasysh që problemet në Linux zgjidhen më thjesht pa reinstaluar sapo të ndeshësh një të tillë. Përkundrazi, mëson më shumë po të arrish të gjesh shkakun e problemit dhe t´a korrigjosh vetë.
Në rastin konkret, m.q.s. k3b arrin të shikojë files tek CD-ROM do të thotë që nuk ke asnjë problem, thjesht Mandrake nuk të monton automatikisht dispozitivin CD.
Mund t´a montosh ti vetë (man mount) dhe nëse nuk arrin, posto këtu përmbajtjen e file /etc/fstab (
cat /etc/fstab > fstab.txt
, dhe dërgo file fstab.txt).
Software apo aplikime Windows ne Linux???
Permbajtjen e fstab do jua dergoj neser se sot erdha ne shkolle dh nuk mund te ndahem deri ne darke.
Ne postimin e fundit ju thashe se kam dhe nje problem me hotplug,konkretisht kur e i them te aktiviszohet ne boot dhe riavijoj makinen(ose mundohem te shutdown)gjithshka ngec ne kete rrjesht te kontrolleve qeben linux para mbylljes:
..... [OK]
..... [OK]
.
.
.
.-Arresto hotplug: ehci_hcd 0000:00:1d.7 remove, state 1
usb usb4:USB disconect,address1
ehci_hcd 0000:00: 1d.7:USB bus4dregistred
-
Dhe ketu nuk vashdon me te punoje asgje!
Falemnderit dhe pershendetje
P.S:Harrova te them qe dje ne darke me Gnome kur fus cd-rom(me hotplug te aktivizuar)mi njeh normalisht kurse per sa i perket flashdiskut(qe deri para reinstalimit punonte perfekt)ma monton por(pra me del ikona ne desktop)por nuk lexon dhe as shkruan mbi te.Kam provuar difekte te mundeshme te flashdiskut ne windows,por punon mire. :-o
Nje bote e çuditeshme kjo e linux :-o
A thua qe matrix te me beje scherzi ;-) 8-) :-)
user_endeson@libero.it
P.P.S:Po debian si do te ishte si zgjidhje?
ka desktop grafico?Me kane thene se eshte zgjidhje per server jo per workstation:
[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 01-04-2004 12:52 ]
Software apo aplikime Windows ne Linux???
Linux nuk është botë e çuditshme, është kurioze :-)
Nuk ka asgjë të fshehtë, gjithçka ndodhet para syve, mjafton të fillosh të harrosh pak window$in dhe të fillosh të shohësh me sytë e tu: për të kontrolluar mesazhet e plota të sistemit mjafton të përdorësh komandat (si root)
# dmesg
ose
# less /var/log/messages
. Në këtë menyrë mund të zbulosh më me lehtësi problemin.
Gjithashtu duhet të dish që në Linux ekzistojnë të ashtuquajturat
të drejta
( http://www.alblinux.net/modules.php?name=Sections&op=viewarticle&artid=9 ), që ndryshojnë nga dispozitivi në dispozitiv dhe që normalisht përcaktohen tek file fstab.
Sigurisht, ka diçka që nuk shkon tek konfigurimi i Mandrake që je duke përdorur, pasi Mandrake është një nga shpërndarjet Linux që mundohet t´i thjeshtëzojë dhe automatizojë sa më shumë këto gjëra.
Përsa i takon Debian, është zgjedhja optimale. Nuk e di kush ju ka thënë që është vetëm për server: është i përsosur si server (kur konfigurohet si duhet) dhe sipas dëshirës mund t´a përdorësh edhe si desktop apo workstation në varësi të programeve dhe instrumentëve që shton. Kjo është merita e Debian, mund të fillosh nga një instalim bazë (~ 80 MB) dhe pastaj të shtosh të gjithë programet që dëshiron (si p.sh. Desktop Gnome apo KDE me të gjithë programet për zyrë apo prodhim që ekzistojnë për Linux)
Software apo aplikime Windows ne Linux???
Po te bashkangjis nje file.txt me permbjtjen e fstab,ke dhe disa komanda qe kam provuar pa sukses.
[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 02-04-2004 11:29 ]
Software apo aplikime Windows ne Linux???
Mirembrema te gjitheve
Kam pak a shume te njejtin problem me ate te enderson,pra kam disa enciclopedi dhe fjalore ne cd ose dvd.
Tani ne qindows mjafton te beja dopioclic,ne linux duket ca me komplikuar...jane te vetmet gjera qe me mungojne dhe jane te rendesishme per mua pasi i perdor shpesh...
A ka arritur ndonjeri te jape nje zgjidhje??